Hadithet që kanë të bëjnë me ardhjen e Mehdiut

Hadithet që kanë të bëjnë me ardhjen e Mehdiut

0 3117

Pyetje: Hadithet që kanë të bëjnë me ardhjen e Mehdiut, janë të vërteta apo jo?

Përgjigje: Hadithet që kanë të bëjnë me ardhjen e Mehdiut mund t’i ndajmë në katër kategori:

  • Hadithe të rrejshme,
  • Hadithe të dobëta (daife),
  • Hadithe të mira (hasen), të cilat bashkarisht mund të arrijnë në gradën e haditheve të saktë d.m.th. sahih ligajrihi.[1]
  • Hadithe sahih, sipas mendimit të disa dijetarëve.

Mirëpo ai nuk është Mehdiu për të cilin mendohet se gjindet në ndonjë tunel (shpellë) nëntokësor në Irak.

Kjo nuk ka kurrfarë baze, është bestytni dhe nuk ka në të re­a­litet.

Mehdiu për të cilin flasin hadithet është njeri sikurse çdo­një­ri, lind në kohën e vet dhe do të paraqitet te njerëzit në kohën e vet. Ky është tregimi për Mehdiun.

Mohimi total i tij është gabim, e po ashtu dhe pohimi total, sep­se pohimi total me një aspekt e përfshin edhe pohimin e atij Meh­diu për të cilin mendohet se gjindet në atë tunel, e kjo është gabim, sepse besimi në këtë Mehdi është çmenduri dhe dalalet në sheriat ngase nuk ka bazë.

Ndërsa pohimi i Mehdiut për të cilin ka lajmëruar Resulull-lla­hu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe për të cilin ka shumë ha­dithe, i cili do të lindi në kohën e vet dhe do të paraqitet në ko­hën e vet, kjo është e vërtetë.

Burimi: albislam.com

Muhamed el Uthejmin

[1] Sahih ligajrihi është hadithi hasen, i cili është i përforcuar me hadith tjetër që e ka të njëjtin kuptim dhe është në gradën e tij të vërtetësisë apo më lart se ai. (sh.p.)