HALLI I MËKATARËVE DITËN E KIAMETIT

HALLI I MËKATARËVE DITËN E KIAMETIT

0 2518

Enes ibn, Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Disa njerëz do i godet flaka e zjarrit, për shkak ndëshkimit për mëkatet e vepruara, më pas Allahu i fut ata në xhenet, me mirësinë e mëshirën e Tij, ata quhen: xhehenemijun”. Shënon Buhariu

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përmend në këtë hadith fatin e disa mëkatarëve ditën e Kiametit, të cilët do urdhërohen të hyjnë në zjarr, e i godet ata flaka e zjarrit, me nxehtësinë e saj lë gjurmë në fytyrat e tyre, e do hyjnë në zjarr, do qëndrojnë aty për një kohë, pasi që të jenë pastruar prej mëkateve, Allahu urdhëron të nxirren prej zjarri, e të futen në xhenet, e banorët e xhenetit këta do i thërrasin xhehenemijunë, për nga vendi prej ku kanë dalur.

Dobi nga hadithi

  1. Mëkatarët ditën e Kiametit nuk janë të njejtë, prej tyre ka që Allahu i falë, e prej tyre ka që do dënohen në zjarr të xhehenemit, për një kohë.
  2. Allahu do nxjerr nga zjarri disa prej mëkatarëve, me mëshirën e Tij, këta quhen xhehenemijunë, apo të liruarit e Allahut, siç janë përmendur në disa hadithe tjera.
  3. Mëkatari përfundon në xhenet, edhe pse për një kohë qëndron në xhehenem, ai nuk është përgjithmonë në zjarr.
  4. Mëkatarët që meritojnë dënimin ditën e Kiametit janë ata që kanë vepruar mëkate të vazhdueshme, e nuk janë penduar prej tyre.
  5. Mëshira e Allahut ështhtë shkak i çdo mirësie, në dynja apo ahiret.
  6. Nuk ka asgjë obligative për Allahun e Madhëruar përballë robërve të Tij, pos aë që Ai vetë e merr si obligim.

HADITHI I TRIDHJETË E TETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM