HILET E LEJUARA DHE EBU HANIFJA

HILET E LEJUARA DHE EBU HANIFJA

0 1523
HILET E LEJUARA DHE EBU HANIFJA (Allahu e mëshiroftë)

Ibn Kajim El-Xheuzij, duke folur për hilet e lejuara në fe, thotë: prej vlerave të Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë, është edhe ky rast:
Erdhi një njeri te Ebu Hanifja dhe i tha: më gjej një qare deri para ezanit të sabahut se përndryshe më shkurorëzohet gruaja! Si ashtu – e pyeti Ebu Hanifja. Tha: mbrëmë ajo s’më fliste e unë i thash: nëse nuk më flet deri sa të thirr ezani i sabahut, je e shkurorëzuar 3 herë. Më pas u mundova në çdo mënyrë ta shtyj të flet, mirëpo s’ia dola. Ebu Hanifja i tha: Shko thuaj muezinit ta thirrë ezanin e sabahut para kohe, pastaj ec tek gruaja dhe lute të të flet para se të thirr ezani! Pyetësi veproi ashtu siç i tha Ebu Hanifja. Shkoi te gruaja e tij dhe nisi t’i thotë: të lutem, fol diçka para se të thirrë ezani! Mirëpo, më kot. Kur thirri muezini, ajo foli: doli sabahu dhe u lirova prej teje! Ai ia ktheu: Më fole para sabahut dhe u lirova nga betimi!
Thotë Ibn Kajimi: Kjo është nga hilet më të bukura!

Përktheu: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM