Përditësimi i fundit05:53:02 AM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Hutbe

Hutbe

URDHËRIMI PËR TË MIRË DHE NGA NDALIMI NGA E KEQJA

Email Shtyp pdf

AJETET:

"Le të bëhet një grup prej jush që do të thërrasë në të mirë, e që të urdhërojë vepra të bukura e të ndalojë prej të shëmtuarave! E, ata njerëz do të jenë të shpëtuar. Mos u bëni si ata që pasi që u erdhën argumentet e dukshme, u shpërndanë dhe u distancuan në mendime. E, për këta do të ketë dënim të madh. Atë ditë (të Kijametit) kur disa fytyra do të zbardhen, e disa do të nxihen. Atyre që u nxihet fytyra u thuhet: “Pasi ishit besimtarë, përse u bëtë mohues? Prandaj, shijoni dënimin për shkak se nuk besuat!”. Kurse ato fytyra që zbardhen e shkëlqejnë do të jenë në mëshirën e Allahut, ku do të qëndrojnë përgjithmonë." (Ali Imran: 104-107).

" Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin: urdhërojnë që të bëhen vepra të mira, e pengojnë të këqijat, falin namazin, japin zeqatin, dhe i përulen Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve – kopshte të xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat do të banojnë përherë. Dhe (u ka premtuar) pallate të mrekullueshme në xhenetin e Adenit. E, kënaqësia prej Allahut është shpërblim më i madh. Kjo është lumturi e madhe. ( Teube: 71-72).

" Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz dhe në këtë bëhu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet. (Ta Ha: 132).

" E, kush flet më bukur se ai që thërret te Allahu, bënë vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë, jam musliman!”. (Fussilet: 33).

" Thuaj: “Kjo është rruga ime, unë thërras (në besimin) e Allahut, duke pasur argumente të qarta, unë dhe çdonjëri që më pason mua, dhe qoftë lavdëruar Allahu, unë nuk jam prej idhujtarëve!”. ( Jusuf: 108).

" Thirri në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur. Dhe, diskuto me ta si është më bukur! Me të vërtetë, Zoti yt di më së miri ata, që janë shmangur nga rruga e Tij, e Ai di më së miri (edhe) ata që janë në rrugën e drejtë. (Nahl: 125).

" Nuk duhet të shkojnë (në ushtri) të gjithë besimtarët. E, pse të mos shkojë prej çdo grupi nga një njësi, që të mësohet në besim dhe kur të kthehet tek ata të këshillojë popullin e vet që t’i druajnë Allahut. (Teube: 122).

'' Dhe, paralajmëroje farefisin tënd më të afërm, dhe bënu i butë ndaj besimtarëve, që të pasojnë ty! ." (Shuara: 214 215).

" U mallkuan ata nga bijtë e Israelit që ishin mohues, me gjuhën e Davudit dhe të Isait – të birit të Merjemës, për shkak se ishin të padëgjueshëm dhe ngase kishin kaluar kufirin: njëri-tjetrin nuk e pengonin nga veprat e këqija që punonin. E, sa të shëmtuara ishin veprat që punonin ata!." (Maide: 78-79).

" Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq, dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!." (Enfal: 25).

HADITHET:

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë: " Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, le ta largojë atë me dorë, e nëse nuk ka mundësi, atëherë me gjuhë, e nëse as këtë nuk mundet, atëherë (sëpaku ta urrej) me zemër. Por, kjo është shkalla më e ulët e imanit." (Shënon Imam Muslimi: 49).

Transmetohet nga Ubadete ibn Samit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Ia dhamë besën (premtimin) të Dërguarit të Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- se do ta dëgjojmë dhe respektojmë kur jemi në vështirësi dhe lehtësi, në gjëra që na pëlqejnë dhe që nuk na pëlqejnë, edhe nëse na bëjnë të padrejtë. Nuk do ta kontestojmë udhëheqjen e udhëheqësve, përpos nëse shohim tek ta kufrin e qartë që të kemi argument para Allahut (për kufrin e tyre, dhe mosnënshtrimin ndaj tyre si shkak i kufrit). Do ta themi hakun (të vërtetën) kudo që të jemi si dhe për të Allahut ne nuk do t'i frikësohemi kërcënimit të askujt që na kërcënohet." (Shënuan: Buhariu: 7056 dhe Muslimi: 1709).

Transmetohet nga Temim ed Dariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: " Feja është sinqeritet. Ne e pyetëm; Sinqeritet për kë, o i Dërguari i Allahut? Tha (i dërguari Allahut): " Sinqeritet për Allahun, të Dërguarin e Tij, udhëheqësit e muslimanëve dhe për të gjithë muslimanët." ( Shënuan Buhariu: Kapitulli mbi Imanin: 42/2, dhe Muslimi: 55, teksti është i Muslimit).

Transmetohet se Ebu Bekër es Sidiku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: O ju njerëz! Ju po e lexoni këtë ajet: " O ju të cilët keni besuar, kujdesuni për veten tuaj! Ai i cili ka humbur nuk ka mundësi të ju dëmtoj juve, kur ju jeni nê rrugën e drejtë."( Maide: 105), dhe unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë: " Me të vërtetë nëse njerëzit e shohin zullumqarinë e nuk kapin për dore me largu nga zullumi, është rrezik se ata ka për t'i përfshirë dënimi i Allahut.”

(Shënon: Ebu Davudi: 338, Tirmidhiu: 3059, 3169 dhe thotë se hadithi është hasen sahih). Njashtu, edhe Hakimi transmeton një hadith të cilin e vlerëson si sahih; 34/7036,- : " Nëse e sheh se Umeti im frikësohet që atij që bënë zullum t'i thotë: O ti që po bën zullum( o zullumqarë), prej atij momenti thuaju atyre: lamtumirë." (Mirëpo shejh Albani këtë hadithë që transmeton Hakimi thotë se ky hadithë është i dobët: Silsiletu ehdithe ed daife).

Transmetohet nga Ebi Abdilah Tarik ibn Shihab el Bexhelijil Ahmesiji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- i cili e kishte varë (vënë) këmbën mbi shalë: Cili është xhihadi më i mirë? Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj duke i thënë: " Thënia e hakut (të vërtetës) para sunduesit (sulltanit, kryetarit) të padrejtë." (Shënon Nesiu me zingjir transmetuesi të saktë(sahih): 4209).

Transmetohet nga Nu'man ibn Beshiri,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: " Shembulli i atij i cili thërret në ligjet e Allahut dhe i atij i cili nuk thërret dhe nuk i përfillë ligjet e Allahut, është sikur shembulli i disa njerëzve që u vendosën në pjesën më të lartë të anijes e disa pjesën e poshtme të anijes. Këta që ishin pjesën e poshtme të anijes, kur dëshironin të pinin ujë duhej të hipnin në pjesën e lartë të anijes, si shkak i kësaj thanë: Ne më mirë të hapim një vrimë në pjesën tonë, e të mos i bezdisim e mërzisim ata që janë lartë. Nëse i lejojnë të veprojnë ashtu siç duan ata, atëherë do të zhdukeshin të gjithë. Dhe, nëse i ndalojnë dhe nuk i lejojnë të veprojnë siç duan ata, atëherë do të shpëtojnë të gjithë." (Shënuan: Buhariu: 2493, Tirmidhiu: 2173).

Transmetohet nga Ibn Mes'udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: '' Nuk ka pejgamber që Allahu dërgoi para meje tek populli i tij, e të mos ketë ai pejgamber ndihmës dhe shokë, të cilët do ta ndjekin rrugën e tij si dhe do t'i praktikojnë urdhrat e tij. Mirëpo, pas tyre do të vijnë pasardhës, të cilët flasin gjëra të cilat nuk i veprojnë, dhe veprojnë gjëra që nuk janë të obliguar dhe urdhëruar ti veprojnë. Kush i lufton ata me dorën e tij, ai është besimtarë. Kush i lufton me gjuhën e tij(me fjalë) është besimtarë dhe kush i lufton me zemër është besimtarë. E pas kësaj ma nuk ka iman (besim) as sa kokrra e melit." (Shënon Muslimi: 50).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

 

 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

GRATË E TË DËRGUARIT TË ALLAHUT, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË

Email Shtyp pdf

Me ecjen pas gjurmëve të grave më të mira që jetuan në kohën më të mirë, dhe në periudhën më të mirë, dhe u edukuan në shtëpinë më të mirë, shtëpinë e profecisë, gruaja muslimane është gruaja më e lumtur në mesin e grave tjera. Allahu grave që jetuan në shtëpinë e profecisë ua ngriti pozitat, dhe ua rriti vlerën, dhe zbriti ajete në Kuran me lavdërimin e tyre. Allahu tha: “O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse I frikësoheni Allahut”. Ahzab 32. Ishin bashkëshorte të bekuara dhe gra madhështore!

E para nga ato ishte Hadixhe bint Huvejlid, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo. Një grua e mençur, mendjemprehtë, me fe e me moral dhe me prejardhje të mirë. U rrit duke u pajisur me cilësi të moralit të mirë dhe duke u edukuar me edukatë të lartë. U përshkrua me ndershmëri dhe me turp, dhe thirrej në mesin e grave të Mekës si e “Pastërta”. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e martoi dhe ishte me te vërtetë grua e bereqetshme për të. E strehoi me veten e saj dhe me pasurinë e saj dhe me mendjemprehtësinë e saj. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur pikëllohej strehoj tek ajo dhe ia rrëfente brengat e veta. Në fillim kur zbriti shpallja u kthye te ajo, me zemër të frikësuar nga ajo që e pa, dhe i tha: “Kam frikë se do të më ndodhë gjë." Ndërsa Hadixhja i tha: "Kurrë! (Betohem) për Allah! Allahu kurrë nuk do të të poshtërojë, sepse ti, me të vërtetë, mban lidhje të mira me farefisin, ndihmon të varfrit dhe i mban të këputurit, i pret mirë miqtë dhe u gjendesh pranë nevojtarëve në fatkeqësi".

Ishte e para që besoi nga ky umet! Ibën Ethiri, Allahu e mëshiroftë, tha: “Hadixhja ishte krijesa e parë e Allahut, që u bë muslimane, dhe në këtë janë unik të gjithë muslimanët. Para saj nuk kishte as burrë e as grua që ishin muslimanë”.

Kur ju shtuan vështirësitë të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në fillim të thirrjes së tij dhe ju shtuan dhembjet, ajo ishte me të zemërbutë dhe e vendosur. Çdo herë kur dëgjonte nga njerëzit diçka të keqe, kthehej tek ajo, dhe ajo e qetësonte dhe e përforconte. I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, tha: “Besoi tek

unë kur të tjerët më mohuan, pohonte se ç’thoja kur të tjerët më lanë në baltë, më ndihmoi me pasurinë e saj dhe Zoti caktoi të kisha me të fëmijë.”

Grua madhështore dhe respektuese e burrit të saj dhe nënë e dashur. Të gjithë fëmijët e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishin nga ajo, përveç Ibrahimit. Edukata e saj ishte e lartë dhe morali i saj madhështor. Asnjë ditë na ditët nuk e ngriti zërin ndaj të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk e dëmtoi në asnjë lloj mënyre! I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, tha: “Më erdhi Xhibrili, alejhi selam, dhe më tha: Përgëzoje me Xhenet ku nuk do të ketë as zhurmë e as ushtimë!".

Suhejlij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “E përgëzoi me shpi në Xhenet sepse ajo nuk e kishte ngritur zërin e saj ndaj të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk e kishte munduar asnjë ditë nga ditët, dhe nuk i kishte bërtitur dhe asnjëherë nuk e kishte dëmtuar”.

Ishte e dashur tek Zoti i saj. I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, tha: “Xhibrili më tha: Nëse vjen Hatixheja dërgoji selam nga Zoti i saj dhe nga unë”.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kjo është nder që nuk i është dhënë ndonjë gruas tjetër.

Allahu e donte dhe e donin melekët dhe e donte i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe thoshte: “Më është dhuruar dashuria e saj”

Kur e përmendte e lartësonte emrin e saj dhe e falënderonte shoqërimin e saj. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk ndalej nga të lavdëruarit e saj dhe të kërkuarit falje për të.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk e harronte dashurinë e saj dhe sakrificën e saj, dhe pas vdekjes së saj ishte bujar me shoqet e saj. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thoshte se kur therte dele, i copëtonte pjesët e saj, e pastaj ia dërgonte shoqeve të saj. Unë i thosha sikur se të mos ketë grua tjetër në dynja, përveç Hadixhes, e ai ma kthente: “Ajo ishte dhe ishte, dhe fëmijët i kisha me të”.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e dëgjoi zërin e motrës së saj pas vdekjes së saj, dhe u mërzit tepër dhe tha: “Ma rikujtoi Hadixhen”.

Ishte e përsosur në fenë e saj dhe në mendjen e saj dhe në moralin e saj. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Nga burrat janë përsosur shumë syresh, por nga gratë nuk janë përsosur veçse tri:"Asija, gruaja e faraonit, Merjeme bint Imran dhe Hadixhja bint Huvejlid”..

Ia tejkaloi grave të këtij umeti në meritë. I Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Gruaja më e mirë e kohës së saj është Mejrem bint Imrani, kurse gruaja më e mirë e kësaj kohe është Hadixhe bint Huvejlidi”.

E përmirësoi veten dhe e përmirësoi shtëpinë e saj dhe erdhi edhe fryti i mundit të saj. Ajo dhe vajza e saj janë ndër gratë më të mira të botëve në Xhenet. I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Gratë më autoritative në Xhenet janë Merjemi, nëna e Isait, alejhi selam, Fatimja, bija e Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, Hadixhja, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, dhe Asija, gruaja e Faraonit”.

Ishte madhështore në zemrën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Nuk e martoi asnjë grua tjetër para saj, dhe deri sa ishte me të nuk martoi grua tjetër dhe u mërzit tepër kur ndërroi jetë. Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ishte grua e mençur, madhështore, me fe të pastër, e ndershme, fisnike nga banorët e Xhenetit”.

Në shtëpinë e drejtësisë dhe devotshmërisë lindi Aisha e bija e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me ta. U rrit në një shtëpi ku dominonte imani dhe feja. Nëna e saj ishte sahabeshë, motra e saj ishte Esmaja sahabeshë, dhe vëllai i saj ishte sahabij, kurse prindi i saj ishte “i sinqerti” i këtij umeti. U rrit me një shtëpi ku dominonte dituria. Prindi i saj ishte dijetari i Kurejshëve dhe ishte njohësi më i mirë i gjenealogjisë së tyre. Allahu i kishte dhuruar mençuri dhe mundësi për të nxënë përmendësh. Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk ka pasur nëpër umete si Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, në nxënie përmendësh, dhe në dituri, dhe oratori dhe mençuri”.

Ia tejkaloi grave me dituri dhe urtësi, dhe ju dhurua të kuptuarit e thellë të fesë dhe të nxëniesh përmendësh të poezive. Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Aisha ishte gruaja më e ditur e umetit, dhe nuk di grua, jo vetëm se në umetin Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, po në përgjithësi, më të ditur se sa ajo”.

Ia tejkaloi grave me meritat e saj dhe me shoqërimin e saj të mirë. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Aisha është superiore ndaj grave tjera sikurqë tharidi (një lloj gjelle që bëhet në Arabi) është superior ndaj ushqimeve tjera”.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e donte shumë. Amru ibën As, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e pyeti të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se kush nga njerëzit është më i dashur tek ti?! U përgjigj: “Aishen”. Amru ibën Asi i tha edhe një herë: “Ndërkaq, kë e do më së shumti prej meshkujve?” . Iu përgjigj: “Babën e saj, Ebu Bekrin!”.

Nuk martoi beqaresh nga gratë përveç se atë. Ishte e ndershme, adhuruese, nuk dilte nga shtëpia e saj përveç se natën që mos ta shohin burrat, Thotë për vetveten e saj: “Nuk dilnim përveç se natën”. Kështu e realizonin dhe e nxjerrin në vepër fjalën e Allahut: “Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes”. Ahzab 33.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: Sheriati urdhëron gratë që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe të ruajnë veten e tyre dhe mos të dalin nga to përveç se kur kanë nevojë. Dhe nëse kanë nevojë për të dalë jashtë le të mbulohen plotësisht”.

Allahu e sprovon atë që e donë dhe sprova vjen sipas imanit të robit. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, u sprovua me shpifje në nderin e saj. Ajo vet thotë: “Gjithë atë ditë unë vazhdova të qaj, aq sa lotët nuk m'u ndalën dhe nuk vura gjumë në sy. Në mëngjes prindërit e mi ishin me mua. Kisha qarë dy net dhe një ditë, aq sa mu duk se nga e qara do të më plaste mëlçia”.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu xhelozoi për të. E shfajësoi në dhjetë ajetet që do të lexohen deri Ditën e Kiametit, dhe ia ngriti çështjen e saj, dhe ia mbrojti nderin e saj, dhe dëshmoi se është nga të ndershmet dhe i premtoi falje dhe furnizim të bollshëm”.

I shërbeu të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e shoqëroi atë derisa ndërroi jetë në shtëpinë e saj dhe në natën e saj dhe në prehrin e saj.

Seudah bint Zumah, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, ishte gruaja që e martoi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, pas vdekjes së Hatixhes. Ishte grua me zemër të pastër, e ndershme dhe bujare. Nga dashuria që e ndjente ndaj të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ia dhuroi natën e saj Aishes, duke shpresuar për këtë vepër shpërblim tek Allahu.

Hafsa, e bija Omer ibën Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur nga ata, ishte gruaja tjetër që e martoi i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të. Njihej si grua që e adhuron Allahun tepër dhe u rrit në shtëpi ku dominonte feja dhe e vërteta. Shtatë anëtarë nga familja e saj ishin pjesëmarrës në luftën e Bedrit. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, për të thoshte: “Hafsa ishte ajo që më konkurronte nga gratë e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të”.

Zejneb bint Huzejme el Hilalijeh, Allahu qoftë i kënaqur me të, e njohur si dorëdhënëse e madhe dhe si e shpejtë në adhurime. Jetoi me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vetëm se dy muaj dhe pastaj ndërroi jetë.

Remleh bint Ebu Sufjan, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila njihej me emrin Ummu Habibeh. Njihej me durimin e saj dhe ishte nga të gjitha gratë e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, më afër tij me prejardhje. Dallohej nga gratë e tjera për ka lëmosha, jepte më shumti se sa të tjerat.

Hind bint Ebu Umujes, e njohur me emrin Ummu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo. Ishte nga gratë e para që emigroi për në Medine, mirëpo kur deshi të niset me burrin e saj Ebu Seleme, populli i saj i ndau Ummu Selemen dhe burrin e saj dhe fëmijën e saj. Thotë: Për çdo ditë dilja dhe ulesha me një luginë dhe qaja, dhe kështu vazhdova për një vjet apo afër një viti, derisa ju erdh keq për mua dhe ma kthyen fëmijën.

Bindja e saj në Allahun ishte e madhe. Burri i saj i ndërroi jetë dhe ajo u mërzit tepër. Iu drejtua Zotit të saj me një lutje profetike dhe Allahu ia zëvendësoi me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për burrë. Thotë e dëgjova të Dërguarin e

Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Çdo person, të cilin e godet një fatkeqësi dhe thotë: “Të Allahut jemi dhe etëm tek Ai do të kthehemi. O Zot më jeep shpërblim nga fatkeqësia që më ka rënë dhe ma zëvendëso këtë (fatkeqësi) me një më të mirë”, padyshim Allahu ka për ta shpërblyer dhe ka për t’ia zëvendësuar me një më të mirë se ajo”. Dhe kur ndërroi jetë Ebu Seleme thashë në vete se ku ka musliman më të mirë se sa Ebu Seleme, i cili ishte prej të parëve që emigroi për te i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?! Pastaj e bëra atë lutje dhe Allahu ma mundësoi të martohem për të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Pra ruaje këtë dua dhe thuaje kur të sprovohesh me qëllim që Allahu ta zëvendëson me diçka më të mirë!

Zejneb bint Xhehsh, që njihej si nëna e të mjerëve, Allahu qoftë i kënaqur me të. E martoi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me citat prej Kuranit prej anës së Allahut, pa përgjegjës dhe pa dëshmitarë. Allahu tha: “E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte”. Ahzab 37. Martesa e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është e bekuar për gratë muslimane deri Ditën e Kiametit, sepse pasi që e martoi u detyrua hixhabi për të gjitha bijat e Havës, që të jetë mbrojtje për nderin e tyre dhe dëlirësi për shpirtrat e tyre!

Ishte bujare ndaj të varfërve dhe të mjerëve, jepte shumë lëmoshë dhe ishte bamirëse. Edhe përskaj pozitës së lartë që e kishte, ajo vet punonte dhe jepte lëmoshë nga përfitimi i saj. Aisha, Allahu qoftë i kënaur nga ajo, thoshte: Nuk kam parë grua më të mirë në fe se Zejnebi. I frikohej shumë Allahut dhe ishte e sinqertë në fjalimin e saj, e vizitonte shumë farefisin dhe jepte shumë lëmoshë!

Xhuvejrije bint Harith, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, nga fisi Beni Mustalik. Ishte adhuruese e madhe e Allahut. Prindi i saj ishte zotëri që respektohej në fisin e vet, kurse ajo ishte e bekuar në veten e saj dhe për familjen e saj. Aisha, Allahu qoftë i kënaur me të, për të thotë se nuk kam parë grua më të bekuar për popullin e saj se sa Xhuvejrija!

Ajo ishte që e adhuronte Allahun tepër, ulej në faltoren e saj dhe e përmendte Allahun deri në drekë. Ajo thotë se një ditë më erdhi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut

qofshin mbi të, e unë isha duke bërë dhikër, e pastaj shkoi për nevojat e veta, dhe më vonë u kthye afër drekës dhe tha: “Ende vazhdon të jesh ulur”, dmth. ende vazhdon ta përmendsh Allahun. I thash: Po!

Safije bint Hujej, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila ishte prej pasardhësve të Harunit, alejhi selam. Ishte e ndershme, e mençur, mendjemprehtë dhe me fe dhe me pozitë. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Ti je bija e Pejgamberit (qëllimi është je prej pasardhësve të Harunit, alejhi selam), dhe mixha i jot ka qenë Pejgamber (Musa, alejhi selam) dhe ti je martuar me Pejgamber”.

Dasma e tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me Safijen ishte shumë e thjeshtë dhe modeste, mirëpo e bereqetshme!

Mejmune bint Harith, Allahu qoftë i kënaqur me të. Njihej si grua që e respektonte shumë farefisin dhe ishte nga gratë më madhështore. Allahu i kishte dhuruar zemër të pastër dhe shpirt të mirë dhe ishte e kapur për adhurime. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, për të thotë dallohej nga ne për ka frika ndaj Allahut dhe për ka vizita e farefisit!

O ju musliman, kjo ishte biografia e grave më të ndershme, ë nënave të besimtarëve. Meritat e tyre janë madhështore, dhe gratë e muslimanëve detyrohen t’i marrin ato si shëmbëlltyrë jete, dhe t’i pasojnë ato në fe dhe në moral dhe në respekt, dhe në dhënien e lëmoshës, dhe në bamirësi, dhe në adhurime, dhe në përmbajtjen e gjuhës, dhe në durim, dhe në kërkim të diturisë, dhe në dëlirësi dhe në nder, nëse donë lumturi.

Gratë e të Dërguarit të Allahut jetuan me të në shtëpi modeste, të ndërtuara me qerpiç dhe me kulm nga fletët e pallmës, mirëpo të mbushura me iman dhe devotshmëri. Ishin durimtare së bashku me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në varfri dhe skamje. Kishte rast kur një muaj apo dy muaj nuk ndizej zjarri në shtëpinë e tyre. Kishte ditë kur nuk kishin në shtëpitë e tyre përveç se një hurmë, dhe kishte raste kur kalonte një periudhë dhe nuk kishin përveç se ujë pa ushqim. Të gjitha i duronin me bindje dhe shpresë në premtimin e Allahut: “Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë”. Duha 4.

Shpërblimet e tyre janë të dyfishuara: “Ndërsa atyre prej jush që binden ndaj Allahut e të Dërguarit të Tij dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’u japim shpërblim të dyfishtë e u kemi përgatitur begati të mëdha”. Ahzab 31.

Pesë nga ato i martoi duke qenë ato në moshë mes të dyzetave dhe të gjashtëdhjetave. Me këtë e realizoi përkujdesjen e të vejave dhe të fëmijëve të tyre jetimë. E martoi Hadixhen dhe ajo ishte dyzet vjeçare, dhe ajo i kishte tre fëmijë me burrë tjetër, kurse ai ishte i pamartuar. E martoi Zejnebin dhe ajo ishte e vejë dhe ishte afër të gjashtëdhjetave. E martoi Ummu Selemen dhe ajo ishte e vejë me gjashtë fëmijë, dhe e martoi Seudën dhe ajo ishte e vejë dhe i kishte pesëdhjetë e pesë vite.

Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte burrë i butë, fisnik, bujar, bamirës, i butë me to dhe i sjellshëm me to. Kush kërkon lumturinë le ta merr si yrnek Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe çdo grua që kërkon lumturinë le t’i merr si yrnek nënat e besimtarëve në adhurim, në nder, në devotshmëri dhe në bamirësi.

SHEJH DR. ABDULMUHSIN EL KASIM

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

SINQERITETI

Email Shtyp pdf

Allahu,- xhele ueala!,- thotë: '' Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në te, dhe atyre nuk do t'u mungojë asgjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm Xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar. (Sure el Hudë: 15-16).

Transmetohet nga Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se thotë: E kam dëgjuar Pejgamberin,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë: Veprat vlerësohen vetëm sipas qëllimeve (nijeteve). Secili prej jush do të shpërblehet sipas asaj që ka pasur për qëllim. Kush shpërngulet për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë shpërngulja e tij do të jetë (ashtu siç ka bërë dhe realizuar qëllimin) për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe, kush shpërngulet me qëllim që të arrijë të mira në këtë botë ose për shkak të ndonjë gruaje me të cilën do të martohej, shpërngulja e tij do të jetë për atë (për shkakun e shpërnguljes që ka bërë)." (Shënuan: Buhariu- 1 dhe Muslimi- 1907).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: Prej njerëzve të parë që do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rënë shehid, e sjellin atë melaiket dhe pastaj Allahu e njofton me begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja, dhe atij (shehidit) do t'i kujtohen begatit që ia kishte dhuruar Allahu në dynja. Dhe Allahu do t'i thotë: Si i ke shfrytëzuar ato begati dhe çfarë ke bërë me to? Thotë (njeriu): Kam luftuar në rrugën Tënde derisa rashë shehid. Thotë (Allahu): Gënjeve, porse ti luftove ( dhe ra shehid)  të thonë njerëzit se filani është trim (guximtarë). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hedhin në zjarr.

Dhe, njeriu i cili e mësoi diturinë si dhe ua mësoi atë të tjerëve dhe e lexoi Kur'anin. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij(dijetarit) do t'i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja. Do t'i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t'i kam dhuruar në dynja!? Thotë (dijetari): Kam mësuar dijen dhe ua kam mësuar tjerëve si dhe kam lexuar Kur'anin vetëm për hir Teje. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e mësove diturinë të thonë njerëzit dijetarë (i diturë) si dhe lexove Kur'anin të thonë njerëzit lexues. Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hedhin në zjarr.

Dhe, njeriut të cilit ia zgjeroi shumë riskun dhe i dhuroi lloje të ndryshme të pasurisë. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (pasanikut) do t'i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja. Do t'i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t'i kam dhuruar në dynja!? Thotë (pasaniku): Nuk lash rrugë që Ti do të shpenzohet në to e që un nuk e shpenzova aty pasurinë time vetëm për hir Tëndin. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e shpenzove pasurinë tët thonë njerëzit se filani është bujar (bamirës). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hedhin në zjarr. (Shënon Muslimi: 1905, 3382, Nesaiu: 3137, Tirmidhiu: 2382, Ahmedi në Musnedin e tij: 8072. Kurse Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë).

Komentim i përgjithshëm:

Nijeti është baza ose shtylla e çdo vepre. Veprat e njeriut pranohen ose refuzohen në saje të nijetit të vepruesit. Ai i cili punon veprat me të vetmin nijet (qëllim) për hir të Allahut, duke shpresuar shpërblimin nga Allahu në botën tjetër si dhe vepra e tij është në përputhje me sunetin e Muhamedit,- alejhi selam, atëherë kjo vepër pranohet prej tij(vepruesit). Por, kush bën nijet të veprojë vepër jo për hir të Allahut, ose nijeti i tij është i përzier me syefaqësi e nuk është nijeti i çiltër vetëm për Allahun, atëherë vepra e tillë është e refuzuar e papranuar dhe në dëm të vepruesit të saj.

Dobitë që i nxjerrim dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

1. Nuk ka dyshim se prej kushteve të pranimit të veprave është ihlasi, që veprat të bëhen vetëm për hir të Allahut.

2. Mësojmë se rëndësia e ihlasit është shumë e madhe, saqë pa ihlas veprat nuk pranohen, refuzohen dhe dëmtojnë vepruesin e saj.

3. Për t'u pranuar veprat nuk mjafton vetëm pamja e jashtme e veprës.

4. Obligohemi ta përmirësojmë dhe korrigjojmë nijetin në çdo vepër, e për këtë gjë duhet të përpiqemi vazhdimisht.

Autor: Rrashid ibn Husejn Abdulkerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

 

 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

RREZIKU I HIPOKRIZISË

Email Shtyp pdf

Transmetohet nga Seid Ibn Ebi Fedale!,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: "Kur Allahu do t'i tubojë njerëzit të parë dhe të fundit në Ditën e Kiametit, ditë për të cilën nuk ka dyshim në te se do të vijë apo do të ndodhë, atëherë do të thërret një thirrës: Kush i ka përshkruar në veprat e tij Allahut shok, atëherë le të urdhëron dhe kërkon shpërblimin nga ai për hirë të cilit i ka bërë veprat, sepse Allahu është më i panevojshmi për ortakëri."

(Shënon Tirmidhiu: 3154, Ibn Maxhe: 4203. Tirmidhiu thotë se hadithi është Hasen Garib. Shejh Albani thotë se hadithi është hasen: në librin e tij Sahihul Xhamiu: 482).

Transmetohet nga Ebi Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Ishim duke kujtuar dhe biseduar për Dexhallin dhe sprovat në lidhje me të, me shokët (sahabët) dhe erdhi i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- e tha: A dëshironi t'ju lajmërojë se çka frikësohem unë më shumë për ju sesa sprova e Dexhallit. Ne i tham: Po, o i Dërguari i Allahut. Pejgamberi,- alejhi selam!,-tha: Ai është shirku i fshehtë (syefaqësia), qohet njeriu e falë namazin dhe duke u falë ai e zbukuron mënyrën e faljes si shkak i shikimit të njërëzve." (Shënon Ibn Maxhe: 3204. Shejh Albani e vlerêsoi hadithin si Sahih në librin e tij: " Sahihul Xhamiu: 2607).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam ndëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: Prej njerëzve të parë që do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rënë shehid (është mbyt në rrugën e Allahut), e sjellin atë melaiket dhe pastaj Allahu e njofton me begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja, dhe atij (shehidit) do t'i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja.

Dhe Allahu do t'i thotë: Si i ke shfrytëzuar ato begati dhe çfarë ke bër me to? Thotë (njeriu): Kam luftuar në rrugën Tënde derisa rashë shehid. Thotë (Allahu): Gënjeve, porse ti luftove (dhe ra shehid) të thonë njerëzit se filani është trim (guximtarë). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. Dhe, njeriu i cili e mësoi diturinë si dhe ua mësoi atë të tjerëve dhe e lexoi Kur'anin. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (dijetarit) do t'i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja. Do t'i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t'i kam dhuruar në dynja!? Thotë (dijetari): Kam mësuar ilmin dhe ua kam mësuar tjerëve si dhe kam lexuar Kur'anin vetëm për hirë Tënde. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e mësove diturinë të thonë njerëzit dijetarësi dhe lexove Kur'anin të thonë njerëzit lexues. Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. Dhe, njeriut të cilit ia zgjeroi shumë riskun dhe i dhuroi lloje të ndryshme të pasurisë. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (pasanikut) do t'i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja. Do t'i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t'i kam dhuruar në dynja!? Thotë (pasaniku): Nuk lash rrugë që Ti don të shpenzohet në to e që un nuk e shpenzova aty pasurinë time vetëm për hirë Tëndin.

Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e shpenzove pasurinë të thonë njerëzit se filani është bujar (bamirës). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. (Shënon Muslimi: 1905, 3382, Nesaiu: 3137, Tirmidhiu: 2382, Ahmedi në Musnedin e tij: 8072. Kurse Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë).

Koment i përgjithshëm:

Syefaqësia realizohet atëherë kur njeriu shtiret në kryerjen e adhurimeve ose zbukurimin e tyre, jo për hir të Allahut, por si shkak i prezencës së njerëzve dhe marrjen e lavdatave prej tyre.

Shumë herë Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ua tërhoqi vërejtjen shokëve të tij dhe umetit të tij në përgjithësi që të ruhen maksimum nga syefaqësia. Saqë, syefaqësinë e llogariti si pjesë të Shirkut. Syfaqësia, njëherit është edhe shkak i prishjes së veprave dhe zhdukjes së tyre.

Dobitë që i nxjerrim dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

1. Ishte shumë i kujdesshëm i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- në ruajtjen e shokëve të tij, e sidomos për gjërat që ia rrezikojnë besimin e muslimanit, siç është syefaqësia.

2. Nuk ka dyshim se edhe njeriu i mirë ka mundësi të bjerë në syefaqësi gjatë kryerjes së veprave të mira pa mos e hetuar dhe ditur ai fare.

3. Duhet të dimë dhe të jemi të vetëdijshëm që Allahu i refuzon dhe nuk pranon asnjë vepër e cila është bërë me syefaqësi. 4. Kërcënime të mëdha dhe direkte nga Allahu,-aze vexhel në Kur'an dhe pejgamberi,- alejhi selam!,- në hadithe në lidhje me ata që bëjnë syefaqësi (apo në lidhje me syefaqësinë në përgjithësi)

Autor: Rrashid ibn Husejn Abdulkerim Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

GËNJESHTRA NDAJ ALLAHUT DHE MUHAMEDIT, ALEJHI SELAM-

Email Shtyp pdf

Ajetet:

" E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t'i shohësh në ditën e kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i arrogantëve." ( Ez Zumer: 60).

" Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi." (El Isra: 36).

" Ai (Shejtani) ju urdhëron vetëm me të këqija e turpëri, dhe ju shtyn të thoni për Allahun atë që nuk e dini. " (El Bekare: 169).

Hadithet:

Transmetohet prej Ebu Hurejres,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: " Kush gënjen diçka për mua (thotë diçka që nuk e kam thënë) qëllimisht, atëherë le t'ia përgatisë ai vetës së tij një ulëse prej zjarrit." (Shënuan: Buhariu:110, Muslimi: 3, Ibn Maxhe: 34, Imam Ahmedi në Musned: 8067,8558,9061,9086,6813,10135,10350,10701, dhe ky hadith më rrugët e tij të sakta transmetimit ka arrit në gradën e hadithit Mutevatir).

Transmetohet prej Semure ibn Xhundubit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: " Kush flet (transmeton) prej meje ndonjë hadith dhe e dinë se është gënjeshtër ajo që thotë, atëherë edhe ai është (llogaritet) njëri prej gënjeshtarëve." (Shënuan: 1/9, Buhariu: 1291, Tirmidhiu: 2662, Imam Ahmedi në Musned: 19650, 19709, 19712).

Transmetohet prej Mugire ibn Shu'bes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë: " Më të vërtetë gënjeshtra ndaj meje nuk është e njëjtë (e barabartë) sikur gënjeshtra ndaj ndonjërit nga ju, dhe kush gënjen për mua qëllimisht atëherë le t'ia përgatisë vetes së tij një ulëse prej zjarri." (Shënuan: Muslimi: 4, Buhariu: 1291, Tirmidhiu: 2662, Ibn Maxhe: 41 dhe Imam Ahmedi në Musnedin e tij: 17737, 17776, 19650, 19712).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

 

 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 19