albislam.bottom.htm

  Hutbe  Tema  Artikuj Aktuale Gruaja&Familja Pyetje&Pėrgjigje

Åäųó ĒįĶśćĻó öįįåö äóĶśćóĻõåõ ęóäóÓśŹóŚöķäõåõ ęóäóÓśŹóŪśŻöŃõåõ ęóäóŚõęŠõ ČöĒįįåö ćöäś ŌõŃõęŃö Ćó䜯õÓöäóĒ ęó ÓóķųöĘóĒŹö ĆóŚśćóĒįöäóĒ ćóäś ķóåśĻöåö Ēįįå õŻóįĒó ćõÖöįųó įóåõ ęó ćóäś ķõÖśįöį ŻóįĒó åóĒĻöķó įóåõ ęóĆŌåóĻõ Ćóäś įĒó Ēöįóåó ĒöįĒųó Ēįįå ęóĶśĻóåõ įĒó ŌóŃöķßó įóåõ ęóĆŌśåóĻõ Ćóäųó ćĶćĻĒ ŚóČśĻõåõ ęóŃóÓõęįõåõ
ķóĒĆóķųõåóĒ ĒįųóŠöķäó ĀćóäõęĒ ĒŹųóŽõęĒ Ēįįųóåó ĶóŽųó ŹõŽóĒŹöåö ęóįóĒ ŹóćõęŹõäųó ÅöįųóĒ ęóĆó䜏õćś ćõÓśįöćõęäóó 
ķóĒĆóķųõåóĒ ĒįäųóĒÓõ ĒŹųóŽõęĒ ŃóČųóßõćś ĒįųóŠöķ ĪóįóŽóßõćś ćöäś äóŻśÓņ ęóĒĶöĻóÉņ ęóĪóįóŽó ćöäśåóĒ ŅóęśĢóåóĒ ęóČóĖųó ćöäśåõćóĒ ŃöĢóĒįšĒ ßóĖöķŃšĒ ęóäöÓóĒĮš ęóĒŹųóŽõęĒ Ēįįųóåó ĒįųóŠöķ ŹóŹóÓóĒĮóįõęäó Čöåö ęóĒįśĆóŃśĶóĒćó Åöäųó Ēįįųóåó ßóĒäó Śóįóķśßõćś ŃóŽöķČšĒ 
ķóĒĆóķųõåóĒ ĒįųóŠöķäó ĀćóäõęĒ ĒŹųóŽõęĒ Ēįįųóåó ęóŽõęįõęĒ ŽóęśįšĒ ÓóĻöķĻšĒ ķõÕśįöĶś įóßõćś ĆóŚśćóĒįóßõćś ęóķóŪśŻöŃś įóßõćś ŠõäõęČóßõćś ęóćóäś ķõŲöŚś Ēįįųóåó ęóŃóÓõęįóåõ ŻóŽóĻś ŻóĒŅó ŻóęśŅšĒ ŚóŁöķćšĒ

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...

Shikoni prej kujt e merrni fenė

Islami ballafaqohet sot me njė zgjim tė mirė tė myslimanėve dhe, dalėngadalė, fesė dhe bartėsve tė fesė ėshtė duke iu kthyer pozita. Nė kėtė zhvillim pozitiv, thirrja islame pėrballet me disa peripeci dhe sfida. Kėto sfida dhe peripeci janė tė zakonshme nė kėtė stadium tė zhvillimit tė fesė, veēanėrisht nė shoqėritė pas ateiste.

Ndėrprerja e kulturės fetare nė disa pjesė tė shoqėrisė shqiptare, mungesa e dijes fetare nė disa pjesė tjera tė kėsaj shoqėrie dhe mungesa e vullnetit pėr zbatim tė drejtė edhe tė asaj pak qė ėshtė ditur nė gjirin e pjesės sė tretė tė shoqėrisė shqiptare, kanė nxjerrė pėrpara fenomenit “zgjim i myslimanėve” disa sfida dhe peripeci.

Nėse ndalemi dhe flasim pėr tė gjitha sfidat, do tė na mbushet tėrė revista vetėm me kėtė shkrim.

Mirėpo unė do tė dėshiroja qė kėtė radhė tė veēoja njė problem, i cili ėshtė paksa i ri (nė kėtė formė) nė gjirin e shqiptarėve dhe ka dalė nė sipėrfaqe si rrjedhojė e frymės sė re fetare qė po fryn nė kėto vatra.

Ne si myslimanė qė jetojmė nė periferinė e botės islame, me dėshirė apo pa dėshirė ndikohemi nga ajo qė ndodh nė botėn islame, andaj edhe dalja nė dritė e kėtij fenomeni ėshtė rrjedhojė edhe e kėtij fakti.

Porse, unė mendoj se ky fenomen ka ardhur mbi tė gjitha si pasojė e drejtpėrdrejtė e ndėrprerjes sė vazhdimėsisė sė fesė dhe jetės fetare dhe zhvillimit fetar nė trevat tona. Nė njė kohė kur rendi i hoxhėrisė ka humbur, kur janė prishur kriteret e hoxhės sė mirė, kur ka munguar hoxha i vėrtetė dhe kur njerėzit janė detyruar secilin qė ėshtė thirrur si hoxhė ta konsiderojnė hoxhė pėr shkak tė nevojės sė madhe qė kanė ndjerė pėr ta patur kėtė simbol dhe pėr tė kryer punėt e zakonshme dhe tė pėrditshme tė jetės sė tyre, sikurse ėshtė martesa, synetimi, vdekja etj.

Nė njė kohė kur jetėn fetare e ka kapluar molisja, institucionet fetare krimbja, kurse popullit i ka humbur vlera e referimit, i jepet shans secilit tė paraqitet si shpėtimtar dhe alternativė.

Fatkeqėsisht ky fenomen ka sjellė shfaqjen e shpėtimtarėve tė vėrtetė dhe tė rrejshėm. Tė sinqertit dhe tė denjėt kanė dėshmuar me veprimet dhe jetėn e tyre, kanė treguar nivelin intelektual qė kanė, pjekurinė dhe maturinė fetare, sinqeritetin dhe dashamirėsinė pėr popullin e tyre, nuk i kanė nxjerrė popullit sfida dhe fitne tė cilat nuk mund t’i gėlltisin apo t’i tejkalojnė, andaj i tėrė populli i njeh si intelektualė tė mirėfilltė fetarė, besnikė, tė drejtė, tė vėrtetė, flijues, bamirės, e kėshtu me radhė. Nė kėso raste janė munduar tė futen nė kėto radhė edhe disa tė tjerė, tė cilėt, njėlloj si nė rrėfenjėn e kalit me bretkosėn, dėshiruan tė mbathen me patkua, mirėpo ata nuk dėmtuan me kėtė veprim vetėm vetveten, si nė rastin e bretkosės, por edhe tė tjerėt.

Pa dyshim se krejt kjo paraqet tundim tė madh pėr tė rrėzuar referencat e vėrteta tė umetit, qė nė vend tė tyre tė paraqesin njerėzit liberalė si referencė e umetit apo ata tė tjerėt ekstremistė, palė tė rėna nėn ndikimin e irxhasė apo huruxhit, liberalė sa s’bėn apo fanatikė sa s’shkon.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem,, “e la umetin e tij nė rrugė tė qartė dhe tė ndritshme ku dita dhe nata janė njėsoj, kush largohet nga kjo rrugė ėshtė i shkatėrruar”. (Ibėn Maxhe, sahih).

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, na tregoi pastaj kush do ta bartė kėtė dije fisnike, kush do tė jetė nė vargun e dijetarėve qė do tė ndėrlidhen me varg tė pandėrprerė me Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, duke thėnė: “Kėtė dije nga ēdo brez e bartin tė drejtėt. Ata e mbrojnė fenė nga devijimi i ekstremistėve, shthurja e njerėzve tė kotė dhe komentet e gabuara tė injorantėve”. (Albani thotė se ky hadith ėshtė sahih).

Dijen fetare e ka pėrhapur Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, nė gjirin e sahabėve, sahabėt nė gjirin e tabiinėve, kurse tabiinėt nė gjirin e nxėnėsve tė tyre. Kėshtu u pėrhap dija fetare anė e mbanė rruzullit tokėsor. Pėrderisa njerėzit kishin ambicie tė larta dhe aspirata tė mėdha, dija fetare mėsohej dhe shpėrndahej, mirėpo me dobėsimin e fesė nė zemrat e njerėzve, me zvogėlimin e ambicieve dhe aspiratave, u pakėsua numri i atyre qė mėsojnė fenė, madje, myslimanėt filluan mos ta pėrfillin mė kėtė lėmi, duke u dhėnė pėrparėsi fushave tė tjera, u pakėsuan dijetarėt dhe dija u largua. Imam Ibėn Abdul-Beri, rahimehullah, nė librin e tij shumė tė vlefshėm, qė flet pėr vlerėn e dijes, ka njė kapitull me titull “Transmetimet mbi largimin e dijes dhe ikjen e dijetarėve”, ku mes tė tjerave janė edhe kėto hadithe dhe fjalė tė dijetarėve tė selefit.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotė: “Do tė shfaqen fitne (sprova, telashe) dhe do tė shtohet herxhi. I thanė: ēfarė ėshtė herxhi? Tha: vrasja, vrasja dhe do pakėsohet dija”.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotė: “Allahu s’e largon dijen duke e marrė nga gjoksi i dijetarėve, por me vdekjen e tyre. Kur tė mos mbeten dijetarėt, njerėzit do tė marrin tė paditurit pėr dijetarė, e do t’i pyesin dhe ata do t’u pėrgjigjen. Kėshtu do tė devijojnė ata dhe do t’i devijojnė tė tjerėt”. (Buhariu).

Kur tė shterojnė dijetarėt, atėherė dikush do mundohet tė zėrė vendin e dijetarėve, njerėzit do fillojnė tė marrin dijen e fesė prej tė vegjėlve, apo njerėzve tė thjeshtė dhe pa kapacitet intelektual dhe fetar.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotė: “Prej shenjave tė Kiametit ėshtė: largimi i dijes; pėrhapja e paditurisė; konsumimi i alkoolit; shfaqja e zinasė”.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotė: “Prej shenjave tė Kiametit ėshtė pakėsimi i dijes, pėrhapja e paditurisė, shfaqja e zinasė, shtimi i grave dhe pakėsimi i burrave, aq sa njė burrė do tė kujdeset pėr pesėdhjetė gra”.

Imam Ibėn Haxheri, rahimehullah, duke komentuar kėtė hadith mes tjerash thotė: “Me sa duket, kėto pesė gjėra janė pėrmendur qėllimisht, sepse prishja e kėtyre gjėrave prish jetėn e dynjasė dhe ahiretit. Largimi i dijes prish fenė, konsumimi i alkoolit prish mendjen, zinaja prish sojin dhe prejardhjen e shpirtin, ndėrsa pasurinė e dėmtojnė mungesa e sigurisė me pėrhapjen e vrasjeve.

Kermaniu, rahimehullah, thotė: "Prishja e kėtyre gjėrave lajmėrojnė prishjen e botės, sepse njerėzit nuk braktisen kot”.

Kurtubiu, rahimehullah, duke komentuar kėtė hadith, thotė: “Nė kėtė hadith ka argument pėr profecinė e Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, sepse lajmėroi pėr disa gjėra qė do tė ndodhin dhe ato kanė ndodhur pikėrisht ashtu siē i ka treguar ai, sidomos nė kėto kohė (autori flet pėr kohėn e tij).

Abdullah b. Mesudi, radijAllahu anhu, thotė: “Jepuni pas dijes para se tė largohet, e largimi i saj domethėnė ikja e bartėsve tė saj (dijetarėve)”.

Auf b. Malik Eshxhaiu, radijAllahu anhu, thotė: “Ishim duke ndenjur me Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, e ai papritmas pa nė qiell, e tha: Kjo ėshtė koha e largimit sė dijes. Njė prej Ensarėve, i cili quhej Zijad b. Lebid tha: a mund tė largohet dija duke patur mes nesh Kur’anin, tė cilin e dinė gratė dhe fėmijėt tanė? Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem,, tha: Tė kam menduar mė tė diturin e banorėve tė Medinės. Pastaj ia tregoi devijimin e Ehli Kitabit edhe pse kishin mes tyre Librin e Zotit.

Xhubejr b. Nefiri takoi mė vonė Shedad b. Eusin nė Musala (vend i caktuar pėr falje) dhe ia tregoi kėtė hadith tė Auf b. Malikut, kurse Shedadi i tha: tė vėrtetėn ka treguar Aufi. Pastaj tha: a e di se ēfarė domethėnė largimi i dijes? I thashė: jo. Tha: ikja e bartėsve tė dijes. A e di se cila dije do tė largohet e para? I thashė: jo. Tha: pėrulja (nė namaz), aq sa nuk do tė shohėsh askėnd tė pėrulur”.

Muhamed b. Sirini, rahimehullah, thotė: “iku dija, s’ka mbetur asgjė mė shumė se disa gjėra tė vogla nė bartės tė kėqij”.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotė: “Do t’i vijė njė kohė umetit tim ku do tė shtohen lexuesit (e Kur’anit) e do tė pakėsohen fukahatė (dijetarėt), dija do tė largohet dhe do tė shtohet herxhi. Thanė: Resulullah, ēfarė ėshtė herxhi? Tha: vrasja mes njėri-tjetrit. Pastaj do tė vijė njė kohė ku disa njerėz nga umeti im do ta lexojnė Kur’anin, mirėpo ky lexim nuk do ta kalojė fytin e tyre. Pastaj do tė vijė njė kohė kur mynafiku do tė polemizojė me kafirin dhe mushrikun rreth asaj qė flasin ata”. (fq. 217- 222)...

Pa dyshim, kėto hadithe dhe fjalė tė selefit na frikėsojnė shumė pėr gjendjen e umetit dhe na vėnė nė gjendje alarmi tė gjithėve pėr tė mėsuar fenė dhe pėr t’ua mėsuar tė tjerėve, e kėshtu ta pėrhapim dijen e fesė dhe tė shtojmė numrin e atyre qė e bartin kėtė dije fisnike. Kėshtu do tė vazhdojmė rrugėn e dijetarėve qė kanė ecur pėrpara nesh, marrim dijen prej dijetarėve derisa tė bėhemi edhe ne dijetarė e trashėgues tė tyre.

Nė lidhje me kėtė ēėshtje do tė sjellim edhe njė sqarim tė shejh Salih El-Feuzan, Allahu e ruajt, qė mes tė tjerave thotė: “Dija fetare, ajo qė ėshtė obligim individual dhe ajo qė ėshtė obligim kolektiv, merret nga dijetarėt tė cilėt e kanė bartur me besnikėri, sikurse ka thėnė Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem,: “Kėtė dije nga ēdo brez e bartin tė drejtėt”. Dhe ka thėnė: “Dijetarėt janė trashėgimtarėt e pejgambereve”. Ashtu sikurse dija merret nga Pejgamberėt kur ata janė gjallė, ashtu merret nga trashėguesit e tyre pas vdekjes, e ata janė dijetarėt. Toka, falė Zotit, kurrė nuk do tė mbetet pa dijetarė.

Myslimanėt duhet ta marrin dijen prej tyre dhe tė veprojnė sipas udhėzimeve tė tyre. Mirėpo, fatkeqėsisht, vitet e fundit, shohim shumė njerėz qė dėshirojnė tė mėsojnė dijen fetare, sidomos tė rinjtė, i janė shmangur kėsaj rruge, i shmangen marrjes sė dijes nga dijetarėt besnikė dhe e marrin dijen ose nga njerėz tė paditur, tė cilėt nuk perceptojnė dispozitat fetare dhe vendin e hallallit dhe haramit, ose prej njerėzve qė nuk njihen si besnikė dhe me besim burimor dhe tė pastėr. S’ka dyshim se ky veprim nuk do t’i shpjerė nė fund tė lumtur.

Dijetarėt e Selefit kanė thėnė: “Kjo dije ėshtė fe, andaj bėjini sytė katėr prej kujt e merrni fenė tuaj”. Kurse Abdullah b. Mesudi, radijAllahu anhu, ka thėnė: “Njerėzit do tė vazhdojnė tė jenė nė mirėsi pėrderisa dijen e marrin nga dijetarėt, tė mėdhenjtė e tė moshuarit e tyre. Kurse kur t’ju vijė dija nga tė vegjlit dhe mendjelehtit, ata do tė shkatėrrohen”.

O djelmosha! O nxėnės tė dijes! Kontaktoni me dijetarėt tuaj, lidhuni pėr ta, merreni dijen prej tyre, lidhuni me ata dijetarė qė janė tė njohur pėr besimin dhe metodėn e saktė, e kėshtu tė futeni nė vargun e atyre qė kanė marrė dijen nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem...

Ka edhe njė kategori tjetėr tė atyre qė mundohen ta mėsojnė fenė duke e marrė vetėm prej librave dhe duke mos kontaktuar aspak me dijetarėt, duke menduar se i mjaftojnė librat dhe s’ka nevojė pėr dijetarėt. Pa dyshim se ky veprim ėshtė gabim i rėndė dhe sjell rrezik shumė tė madh, sepse tė gjitha librat pėrpos Kur’anit Famėmadh dhe Synetit tė Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, kanė gjėra tė sakta dhe tė gabuara, madje, nė disa ka edhe gjėra tė futura dhe gėnjeshtra mbi fenė Islame dhe tė shtyjnė nė dyshime. Njė nxėnės fillestar nuk mund tė bėjė dallimin mes asaj qė ėshtė e dobishme dhe e dėmshme, ndoshta gabimi i mbetet nė kokė. Pėr kėtė themi se ky nxėnės duhet tė ketė njė mėsues largpamės, i cili i zgjedh librat, i tregon gjėrat e dėmshme dhe tė dobishme, tė saktat dhe tė gabuarat. Pėr kėtė shkak nxėnėsit e dijes kanė udhėtuar nė tė kaluarėn me mijėra kilometra pėr tė marrė dijen nga dijetarėt dhe nuk janė mjaftuar me shfletimin e librave. Kėshtu ka vepruar Imam Ahmedi, imam Buhariu etj. Po t’u mjaftonin librat, do tė arrinin t’i gjenin e s’do tė lodheshin aq shumė nė atė kohė qė s’kishte as vetura, as aeroplanė. E thėnė shkurt: librat janė vetėm mjet dhe nuk mjaftojnė vetėm ato pa mėsues.

Nė kohėn e fundit ėshtė shfaqur edhe njė kategori njerėzish, qė u thonė fillestarėve: Mos u referohuni librave, as dijetarėve, por lexoni Kur’anin dhe Hadithet dhe prej tyre nxirrni dispozitat fetare. Shumica e kėtyre qė thonė kėto fjalė s’dinė ta lexojnė Kur’an si duhet, mos flasim pėr kuptimin e domethėnieve tė ajeteve. Kjo kategori ėshtė mė e rrezikshme se kategoritė e tjera, sepse kėta s’dinė as rregullat e argumentimit, ndėrsa dihet se ka argumente qė janė tė qarta (muhkem) dhe tė paqarta (muteshabih), tė pėrgjithėsuara (muxhmel) dhe tė sqaruara hollėsisht (mubejen), tė pėrgjithshme (Am) dhe tė veēanta (Has), tė pakufizuara (Mutlak) dhe tė kufizuara (mukajed), etj. Kurse hadithet, disa prej tyre janė sahih, disa hasen, disa daif, disa meudu’, e kėshtu me radhė...

Format e nxjerrjes sė dispozitave fetare i dinė vetėm dijetarėt e thelluar nė shkencat e fesė, madje, jo tė gjithė dijetarėt, e ē’mbetet tė themi pėr kėta fillestarė qė sulmojnė argumentet dhe dispozitat pa dije. Ata duhen ndalur, qė mos tė shkatėrrojnė vetveten dhe tė tjerėt...”.

Kėtyre sqarimeve qė ka bėrė ky hoxhė i madh do t’i shtojmė edhe disa hadithe dhe fjalė tė selefit qė i ka sjellė Imam Ibėn AbdulBeri nė librin e tij mbi dijen fetare dhe vlerėn e saj, ku mes tė tjerave sjell njė kapitull me titull “Gjendja e dijes fetare kur tė gjendet tek mėkatarėt (e prishur) dhe tė poshtrit”.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem,, thotė: “Prej shenjave tė Kiametit ėshtė marrja e dijes nga tė vegjlit”.

Ebu Naimi thotė: e pyetėn Ibėn Mubarekun: kush ėshtė i vogli? Tha: ata qė flasin me mendjen e tyre, kurse njė i vogėl qė transmeton nga njė i madh, ky s’ėshtė i vogėl”. Ebu Ubejdi thotė: sipas meje, marrja e dijes nga i vogli ėshtė marrja e dijes pas brezit tė sahabėve”. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotė: “Bereqeti (nė dije) qėndron me tė mėdhenjtė tuaj”. Omeri, radijAllahu anhu, thoshte: “Fjala mė e drejtė ėshtė fjala e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė ai i Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe gjėrat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat. Njerėzit do vazhdojnė tė jenė nė mirėsi pėrderisa t’u vjen dija nga tė mėdhenjtė”. Abdullah b. Mesudi, radijAllahu anhu, thotė: “Njerėzit do vazhdojnė tė jenė nė mirėsi pėrderisa dijen e marrin nga tė mėdhenjtė, e kur fillojnė ta marrin nga tė vegjlit dhe tė kėqijtė, atėherė do tė shkatėrrohen”. Abdullah b. Omeri, radijAllahu anhu, thotė: “Do tė vazhdoni nė mirėsi pėrderisa dija merret nga tė mėdhenjtė tuaj, dhe kur dija tė bjerė te tė vegjlit tuaj, atėherė i vogli do tė zhvlerėsojė tė madhin e do ta konsiderojė mendjelehtė”. Pasi pėrmend kėto gjėra hafidh Ibėn AbdulBerri thotė: “Mund tė kuptohet lehtė se domethėnia e kėtyre haditheve ėshtė se njerėzit mė meritorė pėr ta mėsuar dijen dhe fikhun janė ata qė janė tė ndershėm, fetarė dhe qė gėzojnė autoritet. Sepse, nėse dija gjendet tek ata, askush s’pranon tė ulet para tyre, ndėrkohė qė, nėse ėshtė te tė tjerėt, shejtani do tė gjejė mėnyrėn pėr t’i nėnēmuar dhe njerėzit do tė parapėlqejnė tė mbeten tė paditur vetėm e vetėm qė tė mos ulen tek ai qė s’ka soj e as fe. Andaj edhe e ka llogaritur kėtė vepėr si njė prej shenjave tė Kiametit e si njė prej shkaqeve tė largimit tė dijes...”.

Pastaj sjell njė fjalė tė Ferjabiut, i cili thotė: “Imam Sufjan b. Ujejne kur shihte se disa njerėz pa soj shkruanin meseletė e fesė prej tij, i ndryshohej fytyra. I thashė: Ebu Abdullah, vėrejmė se ndihesh keq kur sheh kėta njerėz duke shkruar meseletė qė mėsojnė prej teje? Tha: Dija tek arabėt ishte tek njerėzit mė zotėrinj e kur u largua prej tyre dhe kaloi tek kėta (d.m.th. tė pakulturuar dhe tė poshtėr), u ndryshua feja”. (fq. 223- 226).

Njerėzit qė s’i shoqėrojnė dijetarėt nė rrugėn e nxėnies sė dijes dhe nuk e marrin dijen prej tyre, pėr njė kohė tė shkurtėr u duket se kanė arritur grada shumė tė larta dhe se kuptojnė shumė gjėra tė cilat ndoshta as dijetarėt e mėdhenj nuk i kuptojnė. Ky njeri, me dijen e cekėt qė ka, futet nė ujėrat e turbullta tė vetėkėnaqėsisė dhe mendimit pėr vete se askush s’mund t’i afrohet nė gradėn qė ka. Kjo gjendje dhe ky mendim i tij pėr vetveten nuk i lejon tė vazhdojė nxėnien e dijes, as i mundėson shtimin e saj dhe e dėmton kėtė njeri nė dy aspekte:

-U imponohet njerėzve si referencė kryesore dhe i ndalon nga referencat e tjera, duke rrėmuar dhe kritikuar tek ata gabime tė vogla, tė cilat i ka ēdo njeri.

-E mėson xhematin e thjeshtė qė edhe ai tė mendojė kėshtu pėr veten e vet dhe fillon tė hulumtojė gabimet e dijetarėve dhe tė nxėnėsve tė dijes dhe t’i publikojė ata mes njerėzve qė tė justifikojė mosrespektimin e tyre.

S’ka dyshim se kjo mėnyrė e komunikimit me dijetarėt dhe xhematin krijon njė kaos tė madh nė fushėn e dijeve fetare, nė pėrzierjen e gradave tė xhematit, nxėnėsit tė dijes dhe dijetarėve, aq sa njė xhematli i thjeshtė mendon se mund tė bėhet nxėnės dije, madje edhe myfti, kurse njė nxėnės dije mund tė llogarisė veten shejhul-Islam, e kėshtu me radhė. Kėtė gjė e kanė vėrejtur dijetarėt edhe mė herėt mes myslimanėve, andaj, ja se ēfarė thotė Ebu Hazimi, i cili, duke folur pėr kohėn e vet, thotė: “Nė kohėn tonė akuzojnė njerėzit ata qė kanė dije mė shumė se ata, qė tė kuptojnė njerėzit se ai s’ka nevojė pėr tė, nuk mėson prej atij qė ėshtė si ai, tregohet mendjemadh ndaj atij qė ėshtė ndėr ta. Kėshtu shkoi dija dhe u shkatėrruan njerėzit”. (fq. 532).

Ndėrkaq, njerėzit fisnikė sillen nė kėtė mėnyrė: “Kohė mė parė, dijetarėt kanė thėnė: njė njeri fisnik nuk tregon mendjemadhėsi nė katėr raste: kur ngrihet nė kėmbė pėr babanė; kur i shėrben mysafirit; kur kujdeset pėr tė atin, edhe pse ka shėrbėtorė, dhe kur i shėrben dijetarit pėr tė marrė dijen prej tij”. (fq. 190). Abdurahman b. Mehdiu, rahimehullah thotė: “Nuk mund tė jetė imam nė hadith ai qė grumbullon hadithet shadhė (lloj i haditheve tė dobėta), flet tėrė ato qė dėgjon dhe transmeton nga njė njeri i ēfarėdoshėm”.

Edhe sot ka njerėz qė hulumtojnė gjėra qė s’i ka treguar askush dhe i tregojnė pėr t’u dalluar prej tjerėve, apo tė jenė tė parėt qė kanė sjellė diēka tė re, apo t’i nxjerrin gabim tė gjithė dijetarėt. Mirėpo kjo ėshtė nė kundėrshtim me pedagogjinė islame gjatė dhėnies sė dijes fetare, sepse dijetarėt e selefit kanė dhėnė kėshilla tė ndryshme nė lidhje me kėtė ēėshtje. Abdullah b. Mesudi, radijAllahu anhu, thotė: “Nėse u flet njerėzve gjėra qė mendja e tyre s’i kupton, ajo bėhet fitne (telash dhe sprovė) pėr ta”. Urve b. Zubejri, radijAllahu anhu, thotė: “Sa herė qė i kam treguar dikujt gjėra qė s’ia ka nxėnė koka, ėshtė bėrė shkak pėr devijimin e tij”. Ebu Kulabe thotė: “Mos i trego mėsime atij qė s’i kupton, sepse ai qė s’i kupton mė shumė e dėmtojnė sesa i bėjnė dobi”. Aliu, radijAllahu anhu, thotė: “Flitini njerėzve gjėra qė kuptojnė, apo dėshironi tė pėrgėnjeshtrohet Allahu dhe Pejgamberi i Tij?”. (Shih: “Sahihu Xhami’i Bejanul-Ilmi ve Fadluhu”, fq. 186- 187).

Ne jemi dėshmitarė tė sprovimit tė myslimanėve nga disa nxėnės dije tė vegjėl nė kėtė formė. Mėsimet e tyre i fillojnė me kufrin, pėrpara se t’u mėsojnė besimin, imanin; e fillojnė me bidatin, pėrpara se t’u mėsojnė Synetin; e fillojnė me dispozitat e ligjit Islam pėr kundėrvajtjet e krimet, pėrpara se t’u mėsojmė pastėrtinė dhe namazin. S’ka dyshim se kjo mėnyrė sjell telashe, sprova dhe trazira mes myslimanėve, sepse godina e piramidės sė dijes ėshtė venduar mbrapsht, e sipas rregullit duhet tė jetė nė bazament e gjerė dhe e gjatė, kurse nė kokė e ngushtė dhe e hollė, kurse tek kėta njerėz nė bazamente ėshtė e ngushtė dhe hollė, kurse nė kokė e trashė dhe e gjerė.

Abdullah b. Abasi, radijAllahu anhu, duke komentuar termin “dijetar hyjnor - alim rabbani” thotė: “Dijetar hyjnor ėshtė ai qė u mėson njerėzve gjėrat e vogla pėrpara se t’u mėsojė tė mėdhatė”. Kėshtu duhet tė veprojmė me xhematin, nėse dėshirojmė tė qėndrojmė besnikė nė rrugėn e selefit dhe dijetarėve tė mėdhenj. Nuk duhet tė lejojmė qė xhematit tė klasės sė parė t’i tregojmė mėsime pėr nė fakultet apo studime pas universitare, sepse me kėtė veprim tregojmė mungesėn e njohurive mbi metodologjinė e selefit nė pėrhapjen e fesė dhe mėsimin e myslimanėve dhe shkaktojmė trazira tė mėdha dhe tė rrezikshme e tė dėmshme pėr myslimanėt e vendeve tona.

Hasan Basriu, rahimehullah, thotė: “Kush punon pa dije ėshtė si ai qė ecėn nė rrugė tė gabuar; ndėrkohė qė, ai qė vepron pa dije mė shumė prish sesa ndėrton. Kėrkoni dije nė atė formė qė nuk e dėmtoni adhurimin, ibadetin, bėni ibadet nė atė formė qė nuk e dėmtoni dijen, sepse disa njerėz kėrkuan adhurimin dhe lanė dijen derisa dolėn me shpatė kundėr umetit tė Muhamedit, salallahu alejhi ue selem,, e po tė kishin kėrkuar dijen, s’do t’i kish lėnė tė bėnin kėtė qė bėnė”. Dijetarėt mė herėt kanė parė nga cili e marrin dijen dhe kė kanė mėsues. Andaj edhe kanė thėnė: “na i tregoni mėsuesit tuaj” qė tė kuptojnė se ku janė ata me dijen e tyre.

Shkruan: Bekir HALIMI

Bekir Halimi,
26.4.2008

 

albislam.bottom.htm

 Kur'ani (fisnik)  Dijetarėt&Mendimtarėt  Arkiv   Ndihmė  Kėrkim  Kontakt

Kthehu nė faqen qendrore!

© Copyright 1999-2007 AlbIslam.Com

    kthehu lart!