I FUNDIT QË DO TË HYJË NË XHENET!

I FUNDIT QË DO TË HYJË NË XHENET!

0 1168

Transmeton Muslimi nga Abdullah ibn Mesudi radijallahu anhu se i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

I fundit që do të hyjë në xhenet është njeriu që do të ecë në Sirat. Ai herë ecë, e herë rrëzohet dhe herë e djegë zjarri, e kur ta kalojë, kthehet ka ai dhe thotë:

I madhëruar qoftë Ai që më shpëtoi prej teje, Allahu më ka dhënë mua, asnjërit nuk i ka dhënë aq, as prej të parëve dhe as prej të fundit.

I ngritet para tij një pemë, e ai thotë: O Zot, më afro te kjo pemë, të freskohem nën hijen e saj, e të pi nga lumi afër saj!

Allahu i thotë: O biri Ademit, ndoshta nëse ta jap atë, do të kërkosh tjetër?

Thotë: Po, o Zot, dhe ia jep besën se nuk do të kërkojë tjetër.

A Zoti i tij e arsyeton sepse ai (robi) sheh diçka para të cilës nuk mundë të bëjë sabër dhe Zoti e afron te ajo, e freskohet nën hijën e saj, pi nga lumi afër saj.

Pastaj para tij ngritet një pemë tjetër më e bukur se e para. Ai thotë:

O Zot im, më afro te ajo, të freskohem nën hijen e saj, të pi prej lumit afër saj dhe nuk të kërkoj tjetër.

I besatohet se nuk do të kërkojë tjetër dhe Zoti i tij e arsyeton se ai ka parë gjë ndaj të cilës nuk mundet të bëjë durim. E afron tek ajo, freskohet nën hijën e saj, pi ujë nga lumi afër saj.

Pastaj i ngritet një pemë pran derës së xhenetit, por ajo është më e bukur se të dyjat të mëparshme, në çka thotë:

O Zot, më afro afro tek ajo, të freskohem nën hijen e saj, e të pi ujë në lumin afër saj dhe nuk do të kërkoj më tjetër.

I thotë: O biri i Ademit, a nuk ma dhe besën se nuk do të kërkosh tjetër?

Thotë: Po o Zoti im, më afro tek ajo, nuk të kërkoj më tjetër.

Zoti e arsyeton sepse ai (robi) sheh diçka ndaj të cilës nuk mundet të bëjë durim dhe e afron, e pasi ta afrojë, ai (robi) i ndëgjon zërat e banorëve të xhenetit.

Ai thotë: Më shtyjë brenda!

Thotë: O biri Ademit, po çfarë të kënaqë të të jap unë e të ndalesh nga kërkesat?

A të kënaqë të të japë sa dynjaja dhe aq sa ajo? Thotë: O Zot, a po bën shaka me mua, a Ti je Zoti i botrave? Thotë: Unë nuk bëj shaka me robërit e mi, por unë atë që dua, kam mundësi ta bëj.

Përktheu: Ali Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM