IMAMI I XHAMISË DHE SHOFERI I AUTOBUSIT

IMAMI I XHAMISË DHE SHOFERI I AUTOBUSIT

0 1516

Para disa viteve imami i një nga xhamive të qytetit u transferua në qytetin e Londrës dhe në javët e para të shpërnguljes së tij gjithmonë udhëtonte me autobus nga shtëpia e vet e deri në qytetin tjetër.

Një ditë pasi që hipi në autobus dhe e pagoi çmimin e biletës dhe u ul, e vërejti se shoferi i autobusit ia kishte kthyer disa të holla më tepër. Mendoi imami në vetvete dhe tha se duhet patjetër t’i kthej këto të holla se nuk janë të miat.  Edhe një herë mendoi në vetvete dhe e vendosi që më mirë ta harroje këtë çështje dhe mos t’i kthej të hollat, për arsye se ato janë pak dhe askujt nuk do t’i intereson për to, e sidomos kur dihet se kompanitë e autobusëve marrin shumë të holla nga shitja e biletave. Pra, më mirë t’i mban dhe t’i konsideron si dhuratë nga ana e Allahut dhe të hesht.

Autobusi u ndal tek stacioni që e dëshironte imami, mirëpo para se të del nga del u ndal një çast dhe e nxori dorën e tij dhe ia dha shoferit të autobusit të hollat dhe i tha: Urdhëro, më ktheve më shumë të holla se sa duhej!

Shoferi i mori të hollat dhe buzëqeshi dhe e pyeti: A je ti imami i ri në këtë rajon? Unë ka kohë që mendoj të vi tek xhamia e juaj që ta njoftoj Islamin dhe të hollat më tepër t’i dhashë me qëllim që ta shoh se si do të sillesh me to!!

Imami kur zbriti nga autobusi ndjeu dobësi në këmbët e tij dhe vetëm se nuk u rrëzua nga frika e rastit që i ndodhi dhe u mbajt për shtyllën me të përafërt që e kishte. Shikoi kaq qielli dhe u lut duke qarë: O Zot! Për pak ta shes Islamin për disa të holla!!

Të dashur miq: Qëllimi i këtij tregimi është se ne asnjëherë nuk i shohim mendimet dhe qëndrimet e njerëzve rreth veprave tona. Për këtë arsye duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm dhe të jemi të sinqertë në to, për arsye se nuk e dimë se kush i përcjell sjelljet e tona dhe pastaj munden njerëzit e në veçanti jobesimtarët, të gjykojnë mbi ne si musliman në përgjithësi e jo si individë apo të gjykojnë mbi Islamin si fe.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 288