Përditësimi i fundit03:29:44 AM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Dritare ORIENTALISTËT DHE BIOGRAFIA E MUHAMEDIT, sal-lallahu alejhi ue selem

ORIENTALISTËT DHE BIOGRAFIA E MUHAMEDIT, sal-lallahu alejhi ue selem

Email Shtyp pdf
ORIENTALISTËT DHE BIOGRAFIA E MUHAMEDIT, sal-lallahu alejhi ue selem

  

 Historia e muslimanëve të sotshëm fillon me biografinë e ndershme të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem. Ajo është realizimi praktik i Fesë Islame, duke u nisur nga besimi, sheriati, morali dhe sjellja e tij. Muslimanët e kanë për detyrë t’i japin shumë rëndësi biografisë së Pejgamberit të tyre, paqja dhe lavdërimi qofshin mbi të. Ata e kanë bërë një gjë të tillë pasi si biografia e tij nuk është shënuar asnjë biografi tjetër, as e ndonjë pejgamberi tjetër dhe as e ndonjë të madhi tjetër. 


Shumicën e ndodhive të jetës së tij do t’i gjesh në librat e hadithit, të cilat janë shkruar me një kujdes, të cilin nuk mund ta gjesh te ndonjë popull tjetër para muslimanëve dhe as pas tyre. Plus kësaj, Libri i Madhërishëm i Allahut ka përmendur me imtësi shumë ngjarje të asaj biografie, duke na njoftuar edhe për ca momente shpirtërore të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, gjëra këto që nuk mund t’i dijë askush përveç Atij që di çdo gjë të vogël dhe të fshehtë.



Kur të krishterët filluan të interesohen për Islamin, gjëja e parë që bënë pas përkthimit të kuptimeve të Kuranit ishte rishkrimi i biografisë së Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem. Ata botuan shumë shkresa, ku qysh në fillim ato arritën kulmin e paturpësisë dhe sjelljes së keqe, gjëra që lapsi ynë nuk mund t’i shkruajë. Nga orientalistët e sotshëm ka edhe të atillë që i kundërshtojnë pararendësit e tyre, sikurse Richard Southern në librin e tij “Imazhi i Islamit në Mesjetë”, si dhe Norman Daniel në librin e tij “Islami dhe Perëndimi”.

Qasja e orientalistëve ndaj biografisë së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, bëhet nëpërmjet këtyre pikave:

1. Personaliteti i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe morali i tij.

2. Ndodhitë e biografisë së tij në periudhën e Mekës dhe atë të Medinës.

3. Komentimi i ndodhive përgjatë jetës së tij.

Gabimet metodologjike të orientalistëve duke iu qasur këtyre tre pikave janë të shumta. Shumë dijetarë bashkëkohorë muslimanë u morën me këto shkrime, duke i kundërshtuar dhe i përgënjeshtruar çfarë është shkruar në to. Gabimet e orientalistëve mund t’i përmbledhim si vijon: futja e dyshimeve për ndodhitë e biografisë pejgamberike pa asnjë argument; orientalisti ka derdhur mundin e tij për të gjetur çfarëdo argumenti, qoftë edhe i dobët apo i trilluar, vetëm e vetëm të forcojë idenë e tij, duke mos i kushtuar fare rëndësi asaj që dijetarët e hadithit e kanë vërtetuar. Gabimi i dytë është tendenca për t’i komentuar ndodhitë e biografisë së tij sipas epshit dhe paragjykimeve të këqija. Kurse gabimi i tretë është mohimi i formës së ndodhive të biografisë pa asnjë mbështetje dhe argument.

Prej emrave të njohur në botën e orientalistëve janë Gustav Vil, i cili shkroi “Muhamedi dhe jeta e tij” (1843), Eljus Springer (1861) dhe Teodor Noldke, ky i fundit një orientalist gjerman, i cili u specializua në studimin e Kuranit. Ata supozojnë se Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem: “e kaplonin emocione të dhunshme herahershëm, e bënin të mendojë se është nën ndikimin hyjnor dhe të besojë se po pranon shpallje”[1] Orientalisti çifut Samoniel Mergilot në librin “Muhamedi dhe paraqitja e Islamit”, pastaj Uiliam Major, Makdonald, Hamilton Xhip në librin “Muhamedanizmi”, të cilin e ribotoi me titullin “Islami”, Montgomeri Uot në librat “Muhamedi në Mekë”, “Muhamedi në Medinë”, “Muhamedi burrë shteti”, si dhe orientalisti libanez Filip Hata hedhin supozimin, se muslimanët e shkruan biografinë e Muhamedit, ashtu siç kishin dëshirë të duket ajo biografi dhe jo si është e vërtetë, citojmë: “për themeluesin e fesë së tyre dhe ndërtuesin e krenarisë së tyre ata shpikën shumë lëvdata e madhërime, shpikën hadithe të tëra dhe ia përshkruan disa vepra që ai nuk i ka bërë”.[2]

Patjetër na duhet të përmendim këtu edhe fanatikun e madh belg, orientalistin Henry Lamans. Ai e kaloi tërë jetën e tij duke fyer biografinë e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem. Ai u bë pikë-referimi për orientalistët, meqë shumë prej tyre u shprehën “shikoni çfarë bëri Lamansi, ne nuk kemi thënë as një të katërtën e asaj që ka thënë ai”. Komunisti francez, orientalisti Maksim Rodinson ka shkruar për të këto fjalë: “Henry Lamans ishte i mbushur plot me një mllef të hatashëm kundër Islamit, kundër krenarisë së falsifikuar, kundër pejgamberit të shfrenuar dhe kundër arabëve të shkretëtirës, të cilët sipas tij ishin frikacakë dhe çrregullues”.[3]

Dëshirojnë të shuajnë nurin e Allahut, por Allahu do ta plotësojë nurin e Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë”.

(marrë nga: Qendra për Studime të Shkrimeve Orientaliste “Al Madinah”)

Përktheu: Omer B.



[1] Muhamed Abdullah Sherkavi, “el Istishrak” fq. 136

[2] Ibid fq. 143


[3] Ibid fq. 146-147

  

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark

Add comment


Security code
Refresh