INKURAJIM PËR PUNË TË MIRA

INKURAJIM PËR PUNË TË MIRA

0 1436

HADITHI:

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë).”[1]

Ngjashëm me këtë transmeton edhe Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo vepër e mirë që ke vepruar, qoftë ndaj një pasaniku apo të varfëri është sadaka.”[2]

KOMENTI:

(Çdo vepër e mirë është sadaka) Vepra e mirë, e kundërta e së keqes. Vepër e mirë mund të jetë me pasuri, por edhe me udhëzim, me fjalë të mira, e çdo send që i bën mirë një muslimani është punë e mirë, qoftë të jetë me fjalë apo me vepra. Pra, ndihma e ofruar të varfërve është punë e mirë, plotësimi i nevojave të njerëzve me nevojë është punë e mirë, po ashtu punë e mirë është edhe: të udhëzosh dikë, pra, të ndërmjetësosh që njerëzit të kryejnë nevojat e tyre, Allahu thotë: “Ai që përpiqet për të mirë – edhe ai do të ketë pjesë në shpërblim, e ai që angazhohet për të keqe – edhe ai do të ketë pjesë në ndëshkim. – Se Perëndia është i Gjithëpushtetshëm.” Sureja Nisa, 85.

Pra, ndërmjetësimi për të kryer nevojat e njerëzve për të cilat ata janë të nevojshëm është punë e mirë, bile prej punëve më të mira.

Fjala e mirë është punë e mirë, nëse ti flet me vëllain tënd me fjalë të mira, e përshëndet atë, është punë e mirë.

Njejtë punë e mirë është edhe të jesh fytyrqelur e të buzëqeshësh në fytyrën e vëllait tënd, sepse çdo gjë që e gëzon vëllain tënd musliman është punë e mirë, qoftë edhe nëse është diç shumë e vogël, por pas saj fshihen shumë mirësi.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër, 6021.

[2] E shënon Taberani ne (el Kebir) 10/110. Ibn Adij në (el Kamil) 5/120. Ebu Nuajm në (el Hilje) 3/49. Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Vargu u haditheve të sakta) (5/68) me numër (4020).

GJITHASHTU NË ALBISLAM