Interpretim i gabueshëm i ajetit 33 të sures Nebe “Edhe vasha të një moshe”!

Interpretim i gabueshëm i ajetit 33 të sures Nebe “Edhe vasha të një moshe”!

0 2833

A është e vërtetë se fjalët e Allahut: “dhe vajza të reja, të njëjtës moshë” përshkruajnë gjitë e Hurive (grave të xhenetit)?

Pyetja: Kam një pyetje e cila më bezdis që një kohë, dhe më huton botëkuptimin tim rreth islamit, dhe më le gjurmë tek unë, ka të bëjë me suren Nebe ajeti 31-33. Ku Allahu thotë: “E, me të vërtetë, për ata që i kanë druajtur Allahut, u janë përgatitur vende kënaqësie, kopshte dhe vreshta, dhe vajza të reja, të njëjtës moshë.”

Çfarë kuptimi ka ky ajet saktësisht?

A ka kuptimin se njerëzit në parajsë do të kenë gra me gjokse të mëdha?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, themi se; çdo kritikë ndaj çdo teksti, qoftë nëse është tekst i shenjtë apo një vepër e letërare e njeriut, duhet t’i kushtojmë vëmendje  mjedisit në të cilin fillimisht shfaqet teksti, në aspektin e kohës, vendit , njerëzve dhe rrethanave. Kur kritiku do të zhvillojë një kuptim të caktuar të një shprehje të veçantë, ai gjithashtu duhet të shqyrtojë nga afër rrënjët e asaj fraze në gjuhën në të cilën ajo fillimisht shfaqet, mënyrat e ndryshme në të cilat përdoret, kuptimi dhe konteksti i përgjithshëm që është përdorur kjo frazë.

Studiuesi i drejtë është ai i cili gjithmonë supozon se përkthimi nuk është i aftë të sjell kuptimet e qëllimta ashtu siç janë, dhe se përkthimi nuk mund të jetë në gjendje të përzgjedh fjalën e drejtë që përcjell të gjitha nuancat e kuptimit të kryer në fjalët origjinale, duke pasë parasysh mjedisin në të cilin janë përdorur ato fjalë. Nëse ai nuk do veprojë në këtë mënyrë, ai nuk do të jetë në gjendje të arrijë në kuptimin e duhur dhe përfundimin e saktë.

Bazuar në këtë, ne po ju themi se përkthimi i fjalëpërfjalshëm i fjalës “kava’ib”, është shumësi i fjalës “ka’ib”, e cila i referohet një femre me gjoksin e zhvilluar, siç thuhet në (Maxhmal Lugah, 1/787”)

Ibn Faris, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ka’b” vjen nga një rrënjë e shëndoshë që është tregues i një zhvillimi dhe ngritje të diçkaje. Nga e njëjta rrënjë vjen fjala “Kab”, e cila i referohet kyçit të këmbës, e cila është kocka në dy anët e këmbës në pjesën më të ulët ku ajo plotëson këmbën; dhe fjala Qabe (Kabeh) e cila i referohet Shtëpisë së Allahut të Lartësuar; ajo është quajtur kështu për shkak të madhështisë dhe formës së saj. Një grua është përshkruar si “Keabeh” kur gjinjtë e saj fillojnë të zhvillohen.” (Nga “Mekajis Lugah, 5/186”. Shih gjithashtu “Kamus el Muhit, f. 131”; “Lisan al Arab, 1/719”.)

Ky është kuptimi i fjalës në kuptimin etimologjik.

Është shumë e metë që njeriu të përkufizohet në kuptimin e fjalëpërfjalshëm të një fjalori e të interpretohet në gjuhë tjera si e tillë; por është e domodoshme t’i kushtohet vëmendje kontekstit në të cilën vetë folësit e asaj gjuhe përdorin një fjalë. A nuk e sheh se arabët përdorin fjalën “Haid” (menstruacione) në mënyra tjera nga vetë kuptimi i tij i fjalëpërfjalshëm? Ata e përdorin këtë fjalë për  një grua të rritur e cili ka arritur moshën kur ajo fillon ciklin mujor; ata nuk nënkuptojnë me këtë fillimin e periudhës së saj mujore në atë moment. Për shembull, siç është vërtetuar nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e çdo (Haide) grua të moshëritur pa mbulesë në kokë.”Transmeton Ebu Davudi, 641.

Ajo që është e njohur edhe në mësimet islame për një grua është e pavlefshme të falet në kohën e menstruacioneve; bile një gjë e tillë është e ndaluar për të ta bëjë këtë, sipas konsensusit të dijetarëve, deri në momentin kur periudha e saj të përfundon e të pastrohet.

Ai që e shpjegon këtë fjalë sipas kuptimit të saj letrar apo në fjalor do të has këtë kontradiktë dhe gabim. Por ai që e shpjegon atë siç ajo është përdorur nga arabët, që nënkupton një grua të rritur e cili ka arritur moshën kur ajo fillon ciklin mujor, edhe në qoftë se ajo nuk është në të vërtetë me menstruacione në këtë moment, do të kuptojë hadithin siç duhet dhe do të kuptojë mënyrën në të cilën arabët e përdorin fjalën.

Ne mund të themi diçka të ngjashme në lidhje me përshkrimin e një grua si “ka’ib” në gjuhën arabe; nuk është menduar si një përshkrim erotik, fizik të një pjese prej pjesëve të trupit të gruas, por është menduar të jetë si një përshkrim i një vajze me shfaqjen e shenjave të feminitetit të saj, si një tregues i moshës së saj të re, kështu që njerëzit do të jenë të tërhequr për të. Në këtë moshë shenjat e feminitetit fillojnë të shfaqen tek një vajzë, por me këtë fjalë nuk është për qëllim të përshkruhet madhësia e gjinjve apo të vihet në dukje forma e tyre ose të përshkruhen; por  qëllimi më tepër është që të nxjerrë në pah moshën e gruas.

Ibnul-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Gruaja është një “ka’ib” e rritur kur gjinjtë e saj të fillojnë të shfaqen.” (Ahbaru Nisa, p. 228.)

Në (Sherh Ma’ani Shi’r el-Mutenabi) nga Ibn Iflili 1, 2/270, thuhet: “Një djalë i ri është quajtur “shab” dhe një grua e re është quajtur “ka’ib”.”

Imam Zuxhaxhi  -i cili është një nga dijetarët më të njohur të gjuhës arabe – thotë: “Fraza “kava’ibe etrabe” do të thotë se ata janë të gjithë të së njëjtës moshë, që është kulmi i rinisë dhe bukurisë.” (Nga Ma’ani al-Kur’an ve I’rabihi, 4/338)

Shikoni se si dijetarët, Allahu i mëshiroftë, shpjegojnë këtë përshkrim të “ka’ib”, duke treguar se është për qëllim për një nga etapat në jetën e një vajze; e nuk është menduar si një përshkrim intim i trupit të saj, edhe pse kjo mund të jetë kuptimi në etimologji.

Saktësisht e njëjtë me mënyrën në të cilën arabët përdorin nocionin “Ha’id” për të treguar arritjen e moshës së pjekurisë fizike; e nuk kanë për qëllim atë se gruaja është në të vërtetë me menstruacione.

Ka dëshmi të tjera të qarta në faktin se arabët e përdorin fjalë të tilla në poezitë dhe prozat, në kontekstin që e përshkruajnë dëlirësinë dhe ndershmërinë e gruas, e jo në kontekstin e një përshkrimi intim që synon provokimin epshor e kënaqësi.

Prandaj El-Mavardi, Allahu e mëshiroftë, në komentimin e tij mbi “kava’ib” në këtë ajet ka thënë: Të virgjëra. Kjo është deklaruar edhe nga Dahaku. (Nga Nuket vel ujun”, 6/188).

Thënien e Dahakut e transmeton Ibn Mundhir në (Durr al-Manthur, 8/398).

Nëse meditoni Kuranin e Shenjtë, do gjeni gjithmonë përdorim të fjalëve që arrijnë qëllime të caktuara, të tilla si ajeti në të cilin Allahu e përshkruan marrëdhënien martesore si: “Juve u lejohet që gjatë netëve të agjërimit t’i afroheni bashkëshorteve tuaja. Ato janë petku i juaj, e ju jeni petku i tyne.” Bekare, 187.

Shembuj të tjerë:

dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të vendoseni (qetësoheni) pranë tyre.” Rum, 21.

ose keni prekur gratë (ju keni afruar grave).” Nisa, 43.

Nëse këto fraza do të përkthehen fjalë për fjalë, kuptimi ndryshohet, sepse përkthimi i fjalëpërfjalshëm i fjalëve të “libas” (veshje), “seken” (banim) dhe “Lams” (kontakt) nuk jep kuptimin e saj të duhur. Mirëpo, konteksti i vargjeve tregon se ajo që nënkuptohet këtu është një metonomi, apo alegori mbi realitetin e jetesës bashkëshortore, por nga pikëpamja shpirtërore. Por në qoftë se të gjitha këto fjalë përkthehen në gjuhën tjera në kuptimin e marrëdhënieve seksuale, të cilat mund të çojnë në të menduarit se Kur’ani flet shumë për intimitete trupore dhe se Kurani përdor fjalë në mënyrë direkte, e që realiteti është e kundërta e kësaj.

Pas disa studimeve të një numër të përkthimeve të kuptimeve të Kur’anit të Shenjtë në gjuhën angleze bëhet e qartë se përkthyesit ndryshojnë në mënyrat në të cilat ata kanë interpretuar kuptimin e këtij ajeti, “وَكَوَاعِبَ أتْراباً”; ata ndahen në dy kategori.

Grupi i parë i cili i dha kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, pa i kushtuar vëmendje përdorimit të kësaj fjale në kontekstin e moshës. Pra, ky përkthim ka shkaktuar konfuzion tek pyetësi.

Grupi i dytë i ka kushtuar vëmendje asaj që kemi përmendur më lart dhe kanë përkthyer kuptimin e fjalës “kava’ib” sipas kontekstit në përputhje me kuptimin e synuar, dhe jo kuptimin i fjalëpërfjalshëm e të paqëllimshëm.

(Në këtë rastë vlen të përmendet se përkthimi me komentim në gjuhën shqipe i H. Sherif Ahmetit dhe Prof. Hasan Nahi, është përkthim i përshtatshëm dhe i sakt;

Sureja Nebe, ajeti numër 33, tek Hasan Nahi është përkthyer: “dhe vajza të reja, të njëjtës moshë.”

Dhe tek Sherif Ahmeti: “Edhe vasha të një moshe.”)

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli