ISAU, ALEJHI SELAM, (LINDJA E TIJ)

ISAU, ALEJHI SELAM, (LINDJA E TIJ)

0 3640

Kurani flet shumë qartë për Isaun, alejhi selam, për; lindjen e tij, mrekullitë e tija, thirrjen, dhe për veçoritë me të cilat e kishte nderuar Allahu i Madhëruar, flet për luftën e tij për të ngritur fjalën e vërtetë, për durimin e tij gjatë vuajtjeve, për dilemat të cilat i shkaktonin armiqtë e tij, për përgëzimin për të dërguarin Muhamed, sal-Allahu alejhi ve selem, për nderimin e tij në dynja e në ahiret nga ana e Krijuesit, para se të përmendim detajet e këtij tregimi rreth këtij të dërguari të bekuar, do përmendim disa hadithe profetike mbi vlerën e tij:

Buhariu dhe Muslimi shënojnë se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk ka foshnjë që lind pos që shejtani e prek atë kur lind, e fillon të qajë nga kjo prekje e shejtanit, përpos Merjemes dhe birit të saj.” Ebu Hurejra më pas thotë: Nëse dëshironi lexoni: “Unw kwrkoj mbrojtjen Twnde pwr atw (Merjemen) dhe pasardhwsit e saj nga djalli i mallkuar.” Ali Imran, 36.

Njashtu është trasmetuar fjala e tij, sal-Allahu alejhi ve selem: “Unë jam njeriu më i afërt i birit të Merjemes, e të dërguarit janë fëmij nga i njejti prind, nuk ka mes meje dhe tij asnjë pejgamber.” Thënia e tij: “nga i njejti prind”, ka për qëllim, ata të cilët nënat i kanë të ndryshme, e prindi është i njejti, ndërsa në këtë kuptim është se besimi i tyre është një ndërsa ligjet dallojnë.

Në Sahihun e Muslimit është shënuar, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Isau i biri i Merjemes, pa një njeri duke vjedhur, i tha atij: Ke vjedhur?! Tha: Assesi, betohem në Allahun që nuk ka zot tjetër pos Tij. I tha: I besoj Allahut, dhe e përgënjeshtroj syrin tim.” Që domethënë, të vërtetën e thotë ai që betohet në Allahun, ndërsa shpirti im gënjeu në atë që atij iu shfaq, për arsye se ka mundësi të jetë meritor i asaj pasurie. Kjo aludon në pastërtinë e Isaut, alejhi selam, për besimin e tij, dhe madhërimin ndaj Krijuesit.

Fillimi i bisedës rreth tregimit të këtij të dërguari, është rreth lindjes së tij, alejhi selam, ky tregim që është një mrekulli e çuditshme.

LINDJA E ISAUT, ALEJHI SELAM

Lindja e tij është përmendur në suren Merjem, ajetet prej 16 deri 34, dhe një pjesë e tij është përmendur në suren Ali Imran, dhe atë tek fjala e Allahut: “Rasti i Isait te Perëndia, në të vërtetë, është si rasti i Ademit, që e krijoi prej baltës e pastaj tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.” Ali Imran, 59

Tregimi për lindjen e tij është një tregim i çuditshëm, arsyeja pse është e tillë, ngase atë e lind nëna e tij pa kontakt me ndonjë burrë!

Nëse ne shikojmë mbi krijimin e njeriut në origjinë, lindja e Isaut, birit të Merjemes është një mrekulli më e çuditshme që njerëzimi ka përjetuar në historinë e saj, njerëzimi nuk ka dëshmuar fillimin e krijimtarisë së njerëzimit, që është një ndodhi shumë e çuditshme, nuk ka përjetuar krijimin e njeriut të parë pa babë e pa nënë, e pas këtij krijimi të çuditshëm kaluan shekuj, urtësia hyjnore deshi që të nxjerr në pah çudinë e dytë lindjen e Isaut pa babë, jo në mënyrën që ka ndodhur më herët që kur njeriu u gjet në këtë tokë, për të dëshmuar njerëzimi; të mbetet në jetën e njerëzimit e njohur, e veçantë dhe si një mrekulli të cilën nuk e ka përjetuar njerëzimi!

Si rrjedhojë e ligjit të Allahut për njerëzimin ka qenë edhe lindja, martesa mes mashkullit dhe femrës nëpër gjithë epokat, saqë u perceptua tek njerëzit se kjo është mënyra e vetme për fitimin e pasardhësve, harruan ndodhinë e parë, ndodhinë e krijimit të njeriut, ngase është diç jashtë analogjisë, e Allahu dëshiroi që t’u sjell shembullin e Isaut birit të Merjemes, që ti përkujton ata për fuqinë e Tij absolute, dëshirën e Tij të pashmangshme, dhe se kjo nuk është e mbyllur mes ligjeve, dhe as që përsëritet ndodhia e Isaut, alejhi selam,  sepse në origjinë është që gjërat të ecin sipas ligjeve që i ka caktuar Allahu, për të zbatuar ligjin e zgjedhur që e kishte zgjedhur vetë i Plotfuqishmi. Kjo ndodhi është e mjaftueshme për të qëndruar para syve të njeriut si shenjë dhe shfaqje e aftësisë së Tij të Plotfuqishme dhe të vullnetit të Tij “Dhe, ta bëjmë Na atë argument për njerëzit.” Merjem, 21.

Për shkak që është ngjarje e pazakontë dhe e madhërishme, është e vështirë për grupacionet e njerëzve që të perceptojnë dhe të kuptojnë utësinë e nxjerrjes në pah, kështu që ata i dhuruan Isaut virtyte hyjnore, dhe formuluan në lidhje me lindjen e tij mite dhe legjenda, dhe injoruan urtësinë e krijimit të tij në këtë mënyrë të çuditshme, që demonstronë aftësinë absolute të Allahut.

Kurani Famëlartë në suren Merjem rrëfen për këtë ndodhi, i shfaq faktet reale, dhe i mohon të gjitha mitet e legendat.

Konteksti në të cilin historia është cituar, e nxjerrur në skena dramatike, e mbushur me emocione, që e lëkund dhe e trondit lexuesin, sikur ai të jetë dëshmitar nga afër, dhe e sheh këtë realitet!

Skena e parë përshkruan historinë e një vajze të virgjër, të bekuar, që e kishte dhuruar e ëma, në shërbimin e faltores. Askush nuk dinte për të gjë tjetër, pos se është një e pastër dhe e ndershme, është njohur me familjen e saj si njerëz të së  mirës dhe të drejtësisë. Ja që ajo ishte e vetme, e angazhuar me punët e saja, gjë që rezulton të jetë e fshehur nga familja e saj, dhe që ata të mos e shohin.

Ja që ajo ishte e vetmuar, e qetë me veten e saj, mirëpo u befasua nga një burrë i plotë, që ia ndërpreu vetminë: “Na dërguam tek ajo engjëllin – Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj në formën e mashkullit të zhvilluar mirë.” Merjem, 17.

Tani ajo dridhej, ashtu siç frikohet një vajzë e virgjër, e befasoi një njeri në vetminë e saj, e iu mbështet Allahut duke kërkuar mbrojtje prej Tij, duke kërkuar shpëtim, ngacmoi ndjenjat e devotshmërisë në shpirtin e njeriut, ngjalli frikën ndaj Allahut, që të ketë dert mbikqyrjen e Allahut, në këtë vend të vetmuar: “Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë Mëshiruesi im – prej teje, nëse i njeri i devotshëm.” Merjem, 18.

Ja që tani ky person i devotshëm të cilit i dridhej trupi kur iu përmend Mëshiruesi, e i foli asaj me fjalët: “Ai tha: “Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tënd, që të dhurojë ty një djalë të pastër”.” Merjem, 19.

Që iluzioni të shndërrohet në frikë e turp, e ky burrë i trupshëm, mbi të cilin ende nuk kishte besim se mund të jetë një i dërguari i Zotit, ngase mund që të ishte një hile, e të shfrytëzonte dëlirësinë e saj, i tha hapu, për një gjë që mund të lëndonte dëgjimin e asaj vajze të turpshme, e që ishte se ai dëshironte t’i dhuronte asaj një djalë, ku që të dy ishin në vetmi! Ajo e kishte në dijeni guximin e femrës në rast kur i kërcënohet nderi i saj! E pyeti për t’iu bë e qartë: E si mund të ndodh kjo? Ajo ende nuk e dinte se si mund ai t’i dhuron asaj një djalë? Nuk pakoi trishtimin e situatës atë që tha se: “jam i dërguar i Zotit” por, si mund të ndodh kjo? Ajo ishte e virgjër, nuk e kishte prekur njeri, nuk ishte lavire, e të pranon veprimin nga që mund të vinte me fëmijë!

Kur një gjë e jashtëzakonshme, që nuk mund ta paramendonte Merjemeja se mund të ndodhë, ishte e lehtë për Allahun, ishte para fuqisë që i thotë një sendi “Bëhu! Dhe ajo bëhet.” Bekare, 117.

Çdo gjë është e lehtë, pa marrë parasysh se a është sipas ligjeve të vënduara, apo jashta ligjeve. Xhibrili, alejhi selam, i kishte treguar se kjo çështje është e lehtë për Allahun, dhe se Ai dëshiroi që këtë ngjarje të jashtëzakonshme ta bëjë argument për njerëzit, një shenjë e ekzisitmit të Tij, shenjë për fuqinë dhe dëshirën e tij absolute, e më pas mëshirë mbi beni israilët fillimisht, e pastaj edhe për gjithë njerëzimin, duke shfaqur këtë ndodhi që i shpien ata në njohjen e Allahut, adhurimin e Tij, dhe kërkimin  e kënqësisë së Tij.

Tregimi vazhdon duke përmendur situatën në të cilën gjendej Merjemeja, alejha selam, me popullin, të cilët shpifnin për shkak fëmijës që e kishte lindur, ky është një shpjegim në vete që do e përmendim kur të flasim vetëm për Merjemen, dhe tregimin rreth saj.

Ky tregim vazhdon dhe përmend mrekullinë e Isaut, alejhi selam, kur ishte në djep, kur Allahu i kishte mundësuar të flet që kur ishte foshnje, Allahu thotë: “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Perëndisë. Ai, më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber. Më ka bërë të lavdëruar kudo që të jem, dhe më ka rekomandaur që të bëj namaz dhe të jap zeqatin gjatë tërë jetës. (Më ka bërë) bamirës ndaj nënës sime e nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.” Merjem, 30-33.

Kështu e shfaq Isau, alejhi selam, adhurimin ndaj Allahut, e nuk është i biri i Tij siç pretendojnë një grup i njerëzve, e as nuk është Zot siç pretendojnë grupi tjetër, e as që është i treti nga treshi siç pretendojnë grupacioni i tretë, por, është një i dërguar i bekuar, Allahu e porositi me namaz, me zeqat gjatë gjithë jetës së tij, e porositi të jetë bamirës ndaj nënës së tij, modest me familjarët, edhe ai ka një jetë të caktuar, vdes dhe ringjallet si çdo krijesë tjetër, Allahu i përcaktoi, paqen, sigurinë, qetësinë që kur u lind, kur do vdes dhe kur do rigjallet.

Përfundon me thënien e Isaut, alejhi selam, duke shfaqur njëshmërinë e Allahut para njerëzve, duke i thirrur ata të adhurojnë vetëm Allahun Një, pa rival: “(Isai tha): “Dhe me të vërtetë, Perëndia, është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuronie vetëm Ate! Kjo është udha e vërtetë.” E nuk mbetet pas dëshmisë së Isaut, alejhi selam, dhe tregimit të tij, hapësirë për iluzione, mite, e as për dyshime e gënjeshtra.

Njashtu edhe në suren Ali Imran është përmendur tregimi i lindjes së Isaut, alejhi selam, siç është përmendur në suren Merjem, dhe atë tek fjala e Allahut: “(Kujtoje) atë kohë kur engjëjt i thanë: “O Merjeme! Perëndia të sihariqon ty me një djalë: emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemit, do të bëhet i famshëm në këtë botë dhe në tjetrën dhe do të jetë njëri nga të afërmit e Perëndisë. Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep edhe duke qenë si njeri i rritur, dhe do të jetë nga më të mirët.” Ali Imran, 45-46.

Ishte vullneti i Allahut që theu rregullin e lindjes tek një individ nga njerëzit, e ta krijon më një krijim të ngjashëm me krijimin e parë –krijimin nga dheu-, edhe pse nuk është e njejtë tërësisht, me krijimin nga një femër, ajo morri një fryerje, që jep jetë, e futi në të edhe një jetë! Melaqet e përgëzuan Merjemen me fjalë nga Allahu: “Ai quhet mesihu Isau i biri i Merjemes.” Ky përgëzim përmbante llojin e tij, emrin dhe prejardhjen, nga që u kuptua se prejardhja e tij vije nga nëna e tij, e më pas përgëzimi përmbante cilësitë e tija, dhe pozitën e tij tek Allahu: “do të bëhet i famshëm në këtë botë dhe në tjetrën.” Njejtë përmbante edhe mrekullinë që e kishte që në fëmijëri: “Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep.” Dhe një pasqyrim për të ardhmen e tij: “edhe duke qenë si njeri i rritur.” Dhe në fund e përshkroi atë, dhe shoqërinë e të cilëve i takonte: “dhe do të jetë nga të mirët.”

Kjo ishte ajo që u përmend në Kuran rreth lindjes së Isaut, alejhi selam, tregimi vazhdon.

Burimi: albislam.com / Islamweb.com

Përktheu: Shpend Zeneli