ISLAMI SISTEM I PLOTË PËR PËRMIRËSIMIN E SHOQËRISË NJERËZORE

ISLAMI SISTEM I PLOTË PËR PËRMIRËSIMIN E SHOQËRISË NJERËZORE

0 3784

Hutbeja e xhumasë – Muhamed ibn Salih El-Uthejmin

Falenderimi i takon Allahut që e ka dërguar Muhamedin, salAllahu alejhi ve selem, me udhëzim dhe fenë e vërtetë dhe i ka ligjësuar prej fesë atë që e ka porositur me të Nuhun, Ibrahimin, Musaun dhe Isaun birin e Merjemes dhe kjo është feja më e mirë më e dobishmeja për krijesat.

Dëshmoj se ska zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe  derguar i Allahut para Kijametit përgëzues dhe qortues dhe thirrës për kah Allahu me lejen e Tij dhe pishtar ndriçues, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, familjen e tij dhe sahabët e ti.

O ju njerëz, kini frikë Allahun dhe falenderojeni zotin e juaj për atë që u ka begatuar  nga feja islame që është fe më e mirë qiellore dhe më e drejta duke ia dhënë secilës gjë atë që meriton. Në shembullin me adhurimin, e ka bërë adhurimin për Allahun, të vetmin, të pashoq, sepse ai Ai është krijuesi, i Vetmi andaj edhe adhurimi është për të dhe Ai është i dashuri më i madh, andaj edhe qëllimi dhe vepra duhet të jenë për Të, pra sexhdeja, rukuja, sakrifica, si adhurim, nuk bën të jenë, përpos se vetëm për Të.

Prandaj, kush i bën sexhde, apo ruku, apo therr kurban për dikë tjetër pos Allahut për ta madhëruar dhe për t’iu afruar (atij idhulli), ai është jobesimtar, pagan, e kush i bën shirk Allahut, Allahu ia ndalon atij xhenetin dhe vendbanim e ka xhehenemin, e zullumqarët nuk kanë ndihmës.

Në shembullin me luftën dhe paqën, Allahu e ka quajtur islamin paqë, sepse e siguron paqën, andaj s’ka armiqësi dhe as padrejtësi, por kush ngritet kundër fesë dhe thirrjes (d’ave), luftonie atë, derisa mos të ketë trazirë dhe të mbetet feja e gjitha për Allahun. Jobesimtari, si jobesimtar nëse e jep xhizjen dhe iu nënshtrohet dispozitave të islamit, ai e ka të mbrojtur gjakun, pasurinë dhe jeton në siguri nën hijen e islamit dhe mbrojtjen e muslimanëve. Në shembullin e forcës dhe mbrojtjes së fesë dhe jetës, islami urdhëron parapregatitje dhe kujdes, zgjuarshmëri dhe vepër që i mllefosë armitë dhe i frikëson:

E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e Allahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e Allahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të Allahut, ajo do t’ju konpensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë. “ Enfal: 60

Poashtu ka thënë:

“ … dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t’u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). Allahu nuk ua humb shpërblimin veprimmirëve. “ Teube: 121

Në shembullin e bashkimit dhe qëndrueshmërisë përball armikut, urdhëron për bashkim dhe vëllazërim dhe mos përçarje sepse përçarja është armë që i çrregullon rreshtat, i mënjanon qëllimet dhe caqet:

Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. “ Ali Imran: 103

O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë Allahun, që ta arrini fitoren e dësh. Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit. “ Enfal: 45, 46

Andaj bashkimi imanor fetar është bashkim i dobishëm ku bëhen njësi individët në mbrojtjen e akides (besimit) dhe fesë së tyre. Të shoqëruarit në fe dhe akide është rezistenca më e madhe e bashkimit pasiqë mbrojtja e njeriut fenë e vet dhe akides është më e madhe nga mbrojtja e vatanit dhe kombit të vet, sepse nuk ka lumturi në dynja dhe as Ahiret, përpos me fenë. Sa i përket vatanit dhe kombit jofetar, njeriu mundet të jetojë jetë të lumtur nëse i rregullohet feja edhe nëse nuk jeton në vatanin e vet, apo mes kombit të vet.

Allahu u ka ligjësuar njerëzve gjëra me të cilat rregullohet ky bashkim. Pasë namazet me xhemat në xhami është bashkim i veçantë për vendasët që janë afër. Namazi i xhumasë është bashkim i veçantë për banorët e vendit që është më e përgjishme se ajo, dita e Arafatit, kurban bajrami është bashkim i muslimanëve prej lindjes e deri në perëndim, dhe shumë dobi tjera të mëdha që i përmbledhë kjo. Në shembullin e sjelljes mes krijesave urdhëron t’i jipet secilit atë që meriton. Vetja e njeriut ka të drejta të cilat duhet t’ia plotësojë, familja poashtu ka të drejta që duhet plotësuar, e kështu për çdo meritor duhet plotësuar meritën përkatëse dhe s’duhet privuar nga ajo. Sillu me tjerët me besnikëri dhe qartësi, e mos komuniko me të me gënjeshtra dhe fshehje sepse ai që na mashtron nuk është prej neve.

Në shembullin e marrëveshjeve (kontratave) mes nesh dhe me tjerë me urdhëron në mbajtjen e fjalës dhe na ndalon nga tradhtia, derisa edhe jobesimtarët nëse ka mes neve dhe ata marrëveshje, e kemi për obligim ta përmbushim fjalën e dhënë, e nëse kemi frikë nga tradhtia prej tyre, ne nuk nuk tradhtojmë, por i lajmërojmë se nuk kemi me ta më marrëveshje.

Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).“ Enfal: 58

E them këtë fjalë dhe kërkoj falje per Allahut, kërkoni edhe ju falje, se Ai ua falë juve.

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salavatet she përshëndetjet tona qofshin për Muhamedin, familjen e tij dhe sahabët e tij të gjithë.

Në vijim,

O ju robër të Allahut, feja urdhëron për të gjitha vlerat e moralit, të përgjithshme dhe në veçanti, poashtu ndalon nga morali i keq në përgjithësi dhe në veçanti, prandaj kush mediton rreth islamit me meditim të vërtetë, do ta gjejë islamin se është fe e vërtetë që siguron lumturi në dynja dhe Ahiret për individë dhe popuj dhe qeveri. Është fe që e ka obligim çdonjëri ti përmbahet dhe të thërrasë kah ajo.

Andaj, ju falenderone Zotin e juaj o ju muslimanë për atë që u begatoi me këtë fe. Mbajeni këtë begati me vepra me të cilat ka ardhur pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, si nga ana e jashtme, poashtu edhe nga brenda, ato të dukshme dhe të fshehta, e nëse ia ktheni shpinën, atëherë mund të ndodhë që t’ua merr nga ju e t’ia trashëgojë tjetër kujt, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë:

Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju. “ Muhamed: 38

Begatia nëse falënderohet, mbetet dhe shtohet, e nëse mohohet, zhduket dhe humbet.

“… Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe …“ Maide: 3

Allahu na begatoftë në Kuranin Famëlartë mua dhe juve, më bëftë dobi mua dhe juve  me atë që ka në të nga ajetet dhe përmendjet e urta.

E lus Allahun të na ndihmojë për në hajr dhe të na largojë nga sheri, e të na furnizojë me shëndet në dynja dhe Ahiret.

O Zot, ki mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar

O Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.

Përshtati Hoxhë Ali Shabani

Burimi albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM