JEPJANI PAGËN PUNËTORIT PARA SE T’I THAHET DJERSA

JEPJANI PAGËN PUNËTORIT PARA SE T’I THAHET DJERSA

1 8130

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij dhe babait të tij, përcjell dhe thotë: i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Jepjani pagën punëtorit para se t’i thahet djersa”. Në një trasmetim tjetër: “Jepjani hakun”. Në vend të ‘pagës’. E shënon ibn Maxhe, ndërsa shejh Albani e vlerësoi si autentik.

SHPJEGIM I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alehi ve selem, udhëzoi umetin e tij që të kujdesen për të drejtën e punëtorit, duke ia dhënë pagën, pa mos ia vonuar, apo zvarritur, ‘para se t’i thahet djersa’, kuptimi i asaj që, ‘t’i jipet para se t’i thahet djersa’, është një formë metaforike për detyrueshmërinë e shpejtimit para se të kryhet puna, nëse ai këtë e kërkon, edhe nëse nuk djersitet, apo është djersitur dhe është tharë, që është një formë hiperbolistike në shpejtimin e dhënies dhe moszvarritje në përmbushjen e premtimit.

Ndoshta punëtori, apo shërbetori mund që të kryen një punë apo një shërbim në këmbim të një ushqimi, pije apo veshmbathje, apo të kryen punën e shërbimin për një pagë të caktuar të parave apo për një gjë tjetër, që në dy rastet duhet që punëdhënësi t’ia jep punëtorit apo shërbetorit atë që e meriton, e nuk i lejohet që ta dëmtojë, duke i mangësuar nga paga, apo duke e zvarritur në të, e nëse vepron diç të tillë ai ka bërë zullum, e Allahu i Madhëruar ka nënçmuar zullumin dhe zullumqarët në Librin e tij, ku thotë: “Dhe, adhurojnë përpos Allahut– (atë), të cilën, Ai nuk u ka dërguar atyre asnjë argument, dhe për atë, që ata nuk kanë kurrfarë dijenie. E, zullumqarët, nuk kanë kurrfarë ndihmësi”. Haxh, 71.

Sikur që edhe i Dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka tërhequr vërejtjen në hadithin e Xhabir ibn Abdullahut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ku ka thënë: “Ruaju prej zullumit, sepse zullumi është (shumë) errësira në ditën e Kiametit…”. Shënon Muslimi.

Sikur që është e qartë se, porosia dhe udhëzimi profetik ka të bëjë me vonesën e hakut të punëtorit, ndërsa të mos i jipet punëtorit paga, apo të pengohet tërësisht, padyshim që është prej mëkateve të mëdha, Allahu na e tërheqi vërejtjen prej kësaj vepre dhe e konsideroi ngrënësin e hakut të punëtorit hasëm të Tij në ditën e Kiametit.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Për tre persona Unë do jem hasëm i tyre në ditën e Kiametit: ”Personin që betohet në Mua pastaj mashtron, personin që shet njeriun e lirë dhe merr të holla për të, dhe personin që mer një punëtor, nga i cili morri shërbimin e nuk ia jep pagën”. E shënon Buhariu.

DIFERENCA E ROLEVE NJERËZORE

Nuk do të plotësohet jeta, e nuk ndërtohet toka pa patur diferencë në rolin e njerëzve, pa llojllojshmëri në përgjegjësitë, e shumëfishimin e profesioneve të tyre. Si rezultat i vullnetit dhe urtësisë së Allahut të Madhëruar, bëri që disa prej robërve të Tij të jenë të pasur, e disa të varfër, e secilën kategori e bëri të varur për njëri-tjetrin, njëra kategori rrit zhvilimin e pasurisë e shpenzon mbi kategorinë tjetër, e kategoria tjetër zbaton punën në këmbim të shpenzimeve që u jipen.

Allahu thotë: “Ai bën që ta ndërroni njëri-tjetrin në Tokë dhe Ai ju ngritë nëpër pozita disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar për atë që ju ka dhënë. Me të vërtetë, Zoti yt, është i shpejtë në dënim, por me të vërtetë, është edhe falës e mëshirues”. En Am, 165.

Allahu thotë: “Vallë, a mos e ndajnë ata mëshirën e Perëndisë (profetninë)? Na, furnizimin e kësaj jete e kemi ndarë, në mes tyre dhe i ngritëm disa mbi të tjerët me shkallë (për nga pozita dhe malli), që disa t’u shërbejnë të tjerëve, e mëshira e Perëndisë është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata”. Zuhruf, 32.

Islami udhëzoi të pasurit që të jenë modestë, e të mos jenë kryelartë ndaj shërbetorëve, e vendosi të drejta për ta, të cilat duhet që t’i realizojnë pa i vonuar e pa i mangësuar. Andaj njeriu duhet të jetë modest me shërbëtorin, e të mos e ngrit veten mbi të, ngase mund që të jetë në grada më të larta tek Allahu, e vlera nuk është në pasurinë e majme, e as në trupat e mëdhenjë, e në asgjë tjetër prej zbukurimeve të kësaj bote, por vlera peshohet me devotshmëri: “Më i lavdërueshëm tek Allahu është ai që i druan më së shumti Atij”. Huxhurat, 13

NUK MË THA ASNJËHERË ‘OF’

Veprimi i të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk u mjaftua vetëm me përmbushje të hakut të punëtorit pa e vonuar, bile sjelli shembullin më të mirë në sjelljen me shërbetorin, kështu që Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I kam shërbyer të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, për dhjetë vite, pasha Allahun asnjëherë nuk më tha ‘Of’, e as që më tha për diç; pse veprove kështu? Të kishe vepruar kështu?”. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Njashtu i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ia tërheqi vërejtjen Ebu Dherit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që të mos e dëmtojë shërbetorin, e i tha: “Vëllezër tuaj janë shërbetorët, Allahu bëri që ata të jenë ndër jush, kështu që kush ka vëllain ndër duar të tija, le ta ushqejë prej asaj që ushqehet, le ta vesh prej asaj që e vesh ai, e mos t’i ngarkoni me aq sa nuk mund të bartin, e nëse i ngarkoni, atëherë ndihmoni”. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

HADITHI I TETËMBËDHJETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Burimi: albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM