JI FALËNDERUES DHE MIRËNJOHËS NDAJ ALLAHUT!

JI FALËNDERUES DHE MIRËNJOHËS NDAJ ALLAHUT!

0 3192

Me emrin e Allahut, Mëshirësuesit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Zotit të gjithë botëve, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë deri në ditën e gjykimit, dhe më pas:

Allahu i Madhëruar ka thënë:

إِنَّ اللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ

“Me të vërtetë, Allahu nuk ua ndryshon gjendjen e një populli atë që kanë nga e mira në të keqe, përderisa ata të mos e ndryshojnë vetë gjendjen e tyre.” (Err Rra’d: 11).

Nëse Allahu i Madhëruar i begaton me mirësi të panumërta robërit e Tij, atëherë Allahu nuk ua largon ato nga mesi i tyre ato mirësi, mbesin të vazhdueshme, përderisa robërit e Tij nuk i mohojnë dhe largojnë ato nga mesi i tyre përmes mëkateve apo mosmirënjohjes (jofalënderimit ndaj Allahut).

Nëse robërit e Allahut janë mirënjohës, falënderues karshi mirësive të Allahut, atëherë Allahu ua shton ato mirësi dhe nuk ua largon asnjë çast nga mesi i tyre, përpos se, nëse robërit tregohen kryelartë e mosfalënderues karshi atyre mirësive.

Allahu i Madhëruar, thotë:

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِنْ شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ ۖ وَلَئِنْ كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٌ.

“(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëse bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”. (Ibrahim: 7).

Si ta kuptojmë falënderimin? Çka është falënderimi? Si realizohet falënderimi?

Falënderimi realizohet dhe ndërtohet mbi tre shtylla kryesore, e ato janë;

1. Bindja e paluhatshme se mirësitë janë prej Allahut, Allahu është Ai që të begatoi më shëndet të mirë, Allahu është Ai që të begatoi me pasuri, me rahatllëk, me qetësi, krejt këto t’i dhuroi Allahu, duhet të kesh bindjen e paluhatshme se të gjitha janë vetëm prej Allahut.

2. Shfrytëzimi i këtyre mirësive aty ku kënaqet Allahu. Pra, të gjitha mirësitë që me to të begatoi Allahu, t’i duhesh t’i shfrytëzosh vetëm aty ku kënaqet Dhuruesi (Allahu) i këtyre mirësive. Allahu të furnizoi me shëndet, shfrytëzoje shëndetin në adhurim ndaj Tij. Allahu të furnizoi me pasuri, jepe zekatin dhe dhuroj lëmoshë atyre që kanë nevojë për të.

3. Njihi mirësitë e Allahut dhe tregohu mirënjohës ndaj tyre fshehtas (me zemër) dhe haptas (falëndero me gjuhë, vepra).

Pra, falënderimi ka këto tre baza, pa të cilat nuk ka mundësi të realizohet ai.

Allahu i Madhëruar, na tërhjek vërejtjen me dënim nëse nuk jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj mirësive të Tij:

أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ ۚ فَلَا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ.

“A janë të sigurtë ata nga dënimi i Allahut? Dënimit të Allahut, nuk i frikësohen vetëm ata që janë të humbur.” (El A’raf: 99).

Katade, radijAllahu anhu, thotë: “Sa i keq është një popull të cilin e begatoi Allahu me mirësi të panumërta, e ai popull i keqpërdori ato dhe i shfrytëzoi aty ku hidhërohet Krijuesi i tyre. Pasha Allahun, kurrë Allahu nuk e humbi, dënoi, zhduku asnjë popull përderisa ata nuk e tepruan, përderisa e hidhëruan Allahun dhe i mohuan mirësitë e Tij. Le ta dinë çdo popull se do vjen dënimi i Allahut si shkak i mosfalënderimit dhe mosmirënjohes ndaj mirësive të Allahut.”

Është për t’u habitur me njerëzit, Allahu i furnizon, i krijoi, u dha pasuri, fëmijë, shëndet, prapseprap njerëzit janë mosfalënderues ndaj Allahut, saqë harrojnë Allahun e falënderojnë njerëzit për ato mirësi.

O ti që je furnizuar me pasuri, shfrytëzoje pasurinê aty ku kënaqet Allahu. O ti që ke shëndet, shfrytëzoje shëndetin në adhurim.

Dhe në fund, kush dëshrion jetë të lumtur, të qetë, vdekje të rahatshme, vdekje me iman, le të veprojë punë të mira, sepse përmes tyre, ai tregohet falënderues karshi mirësive të Allahut.

Allahu i Madhëruar, thotë:

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ.

“Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (En Nahl: 97).

Allahu e dinë më së miri, salavatet dhe selamet ia dëegojmë Muhamedit alejhi selam, familjes dhe shokëve të tij.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 284

0 1970