“JU KA ARDHUR NJË I DËRGUAR NGA MESI JUAJ”

“JU KA ARDHUR NJË I DËRGUAR NGA MESI JUAJ”

0 1652

لَقَدْ جَاءَكُمْ رَ‌سُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِ‌يصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَ‌ءُوفٌ رَّ‌حِيمٌ

Ju ka ardhur një Profet nga mesi juaj, i vjen rëndë që do ta vëni në mundime, mezi pret të niseni rrugës së drejtë, sepse është i butë dhe mëshirëplotë ndaj besimtarëve.”

(Teube; 128).

Shejh Abdurrahman Sadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në komentimin e këtij ajeti ka thënë: “I Lartësuari u jep fuqi robërve të Tij besimtarë duke u dërguar Pejgamberin që nuk dinë as shkrim e as lexim, i cili është nga mesi i tyre dhe ata e njohin gjendjen e tij dhe kanë mundësinë që të marrin prej tij, nuk refuzojnë që t’i nënshtrohen atij.”

Dhe ai Muhamedi, -salallahu alejhi ve selem!,-  është këshillues për ta me kulmin e sinqeritetit dhe mundohet gjithmonë në dobi të tyre.

Atij i vjen rëndë për mundimet tuaja” – domethënë atij i vjen rëndë nga ajo që ju rëndon dhe ju mundon juve. “…jua dëshiron të mirën me gjithë zemër…” – pra, ua do të mirën dhe përpiqet që t’ju shpjerë tek e mira, kujdeset për udhëzimin tuaj në Iman, si dhe e urren të keqen për ju dhe mundohet t’ju mbajë larg saj. “…dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” – domethënë ai është në kulmin e dhembshurisë dhe mëshirës për ta, është më i mëshirshëm për ta sesa prindërit e tyre, e për këtë arsye e drejta tij vjen para të gjitha të drejtave të njerëzimit. Dhe detyra e Umetit është që ta besojnë atë, ta nderojnë, ta respektojnë dhe t’i japin përparësi mbi çdo krijesë tjetër.”

Përzgjodhi dhe përshtati  Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM