KALIMI I NATË SË PARË TË MARTESËS

KALIMI I NATË SË PARË TË MARTESËS

0 13510

“Kalimi i natës së parë të martesës në bazë të sunetit autentik: Për beqarë dhe beqare”

Padyshim se turpi në fenë e Allahut është prej virtyteve më të lavdërueshëm e më të larta, dhe muslimani e ka obligim ta stolis veten me këtë virtyt të dashur tek Allahu, -subhanehu ve teala!-. I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) si mostër për çdo besimtar na mësoi realitetin e këtij fenomeni dhe ai (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) ishte më i turpshmi prej të gjithve, saqë transmetohet në hadithin e Ebu Seid el Hudri se ishte më i turpshëm se virgjëresha në shtëpinë e saj.

Pastaj i Dërguari (alejhis-salatu ues-selam) në hadithe të ndryshme na rrëfen për vlerën e kësaj cilësie të lartë të moralit, derisa e cilësoi si degë nga degët e imanit. Në hadithin të cilin e transmeton Imran ibn Husejni thuhet: “Turpi nuk vjen përveçse me të mira.” [ Buhari dhe Muslim]

Turpi bile konsiderohet virtyt dallues dhe karakteristik i fesë sonë siç është transmetuar në hadithin të cilin e transmeton Enesi, radij Allahu anhu, se i Dërguari (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Me të vërtetë çdo fe e ka virtytin moral të saj e virtyti moral i Islamit është turpi.” [Ibn Maxheh]

Mirëpo ekzistojnë disa çështje që tek shum njerëz mbizotrojnë bindje plotësisht të gabuara rreth këtij fenomeni saqë konsiderojnë gjëra të turpshme të cilat në fakt jemi të obliguar t’i mësojmë dhe t’ua mësojmë shoqërisë e të flasim rreth tyre, ngase mosmësimi i tyre sipas fesë së Allahut shkakton që të rinjtë si rrjedhojë të saj i marrin informacionet nga burimet që nuk kan referencë Kur’anin Famëlartë e as sunnetin e pastërt profetik! E të mësuarit e këtyre çështjeve nuk është aspak turp ngase Allahu nuk turpërohet nga e vërteta mirëpo është obligim fetar.

Prej këtyre çështjeve që konsiderohen tek shum njerëz gati se “tabu” është çështja e marrëdhënieve intime dhe mënyra e saj, sipas asaj që na është mësuar nga thesari i madh i Islamit. I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) i frymëzuar nga Allahu i cili nuk fliste nga hamendja, na ka mësuar çdo gjë që i përket muslimanit në çështjet e dynjasë dhe ato të ahiretit! Edhe këto çështje na ka mësuar dhe assesi nuk është turp t’i mëson muslimani këto gjëra por në të kundërtën, ai e ka obligim dhe patjetër duhet të mëson udhëzimin profetik sepse ai është më i ploti, dhe i vetëm i drejti i cili çon në lumturinë e dynjasë dhe ahiretit.

Fatkeqësisht shumë të rinjë të cilët martohen nuk i mësojnë rregullat dhe dispozitat elementare të jetës bashkëshortore në Islam, e aq më pak mënyrën e aktit të marrëdhënieve intime sipas sunetit autentik, çka rezulton në shum problem të ndryshme dhe sigurisht edhe hyrje në harame si shkak i mosnjohjes së rregullave dhe udhëzimeve fetare.

Kjo është një fatëkeqësi të cilën hoxhallarët obligohen t’ia sqarojnë rinisë në vazhdimësi.Prandaj ky shkrim i dedikohet posaqërisht vëllezërve dhe motrave të pamartuara ose të fejuar, që në të ardhmën do të hyjnë në këtë fazë të rëndësishmë të jetës së tyre në mënyre që të jenë sa më afër mësimeve të pastërta profetike në këto çështje.

Këtu dua shkurtimisht të reflektoj mënyrën e kryerjes së marrdhënieve intime sipas udhëzimit profetik në natën e parë të martesës dhe në përgjithësi mënyrën e duhur e kalimit të kësaj nate.

Sigurisht se kjo natë konsiderohet prej netëve më të veçanta në jetën e besimtarit e cila luan një rol të rëndësishëm për relacionin reciprok të porsamartuarve dhe jetën e mëtutjeshme bashkëshortore të tyre. Prandaj duhet besimtari ta bënë këtë natë kënaqësi për bashkshorten e jo ” tragjedi”.

-Fillimisht muslimani në natën e parë të martesës pasiqë e udhëzon nusen e tij në dhomën e fjetjes, ai duhet të sigurohet që t’i mbyllë dyert dhe dritarët që të jenë të sigurtë. Ai dhe ajo duhet që të zbukurohen për njëri-tjetrin në formën më të mirë, duke u stolisur dhe parfymuar për të kënaq njëri-tjetrin dhe të kenë kujdes që mos të kundërmojnë ndonjë erë të keqe. Ibn Abbasi (radij Allahu anhu) ka thënë: “Kam qejf të zbukurohem për gruan time aq sa kam dëshirë që ajo të zbukurohet për mua.”

-Çiftit të ri i përket pastaj t’i falë dy rekate namaz nafile siç është transmetuar prej të parëve tanë të mire, e pas këtij namazit të përbashkët ai e vendos dorën e tij të djathtë në ballin e nuses së tij dhe e thotë këtë lutje:

“اللهم إني أسألك من خيرها وخير ما جبلتها عليه، وأعوذ بك من شرها وشر ما جبلتها عليه”

“O Allahu im, kërkoj prej Teje të më dhurosh të mirën që e ke bërë natyrë të saj, dhe lutem të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e keqja që e ke bërë natyrë të saj.”

Para se të hyjmë në sqarimin e mënyrës së marrëdhënieve intime në dritën profetike në këtë natë, është mirë të këshillojmë besimtarin që ai ta rregullon atmosferën sa më të përshtatshme për nusen e tij, duke e rregulluar dhomën sa më të këndshme me zbukurime, e këtu besoj se secili e kupton qëllimin. Ekspertet këshillojnë që dhoma të përmban sa më shum ngjyrë të kuqe ngase ndikon në disponimin e njeriut për dashuri. Pastaj është prej sunetit që t’i ofrohet për të ngrënë diçka të shijshme nuses sikurse është transmetuar se i Dërguari, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, i ka sjellur Aishes, radij Allahu anha, qumësht. Me rëndësi është ushqimi, e nuk duhet të jetë patjetër qumësht, këtu mund të përdoren edhe ëmbëlsirat, frutet, etj. Një fakt duhet ta ketë çdo besimtar parasysh dhe është e rrugës të rikujtohet këtu, se nuk është e patjetërsueshme mu në natën e parë të kryhet akti seksual, e sa i përket atyre që përshkak traditës së keqe tek shumë vise shqiptare në mënyrë që të tregohet “qarshafi ” në mëngjes, duhen të kuptojnë se kjo gjë nuk ka lidhje diç me fenë e Allahut dhe është gjest jo I hijshëm i cili cenon privatësinë dhe nderin e gruas muslimane.

Ekspertet këshillojnë që në këtë natë të parë të martesës, ku i paraprin stresi dhe lodhja e dasmës, etj, të pushohet në të duke kaluar natën në biseda të lehta dhe të këndshme me shprehje përplotë me dashuri, harmoni dhe mirëkuptim ku inkuadrohen edhe ledhatimet, e kështu me rradhë.

Si këshillë është mirë të ceket se burrit i takon ta merr iniciativën dhe ta disponon nusen duke mos kursyer aspak në komplimente ndaj saj dhe lëvdata për bukurinë e saj dhe për çdo gjë që i pëlqen tek ajo. Pastaj duhet të kenë kujdes që mos të jet prej atyre të cilët pandërprerë flasin për vetveten e tij sepse kjo nuk është prej edukatës dhe e bezdis bashkbiseduesin, por duhet t’i jep hapësirë nuses së tij të shprehet dhe të tregon prej anës së saj, në këtë mënyrë ajo lirohet me burrin e saj dhe ndihet mirë e burri duhet t’a ndëgjon atë me vëmendje.

Zakonisht gratë janë më të turpshme dhe burrit i përket ta merr iniciativen në çdo gjë, posaqërisht në këtë natë. Para se të hyjmë në temen themelore të kësaj tematike e që është “akti seksual në këtë natë” duhet të ripërkujtohet secili me realitetin e mirënjohjës së kësaj begatie dhe dhurate nga ana e Allahut (subhanehu ve teala.)

Martesa me një femër besimtare si mirësi madhështore nga Allahu (subhaneh) ku duhet synuar qëllime të larta e të sinqerta në kryerjen e marrëdhënieve si një akt bindjeje ndaj Allahut, i pasimit të sunetit të të Dërguarit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, shtimit të umetit dhe adhurimi i Allahut nga pasardhësit, mbrojtje nga haramet dhe ruajtje e moralit nga të dy bashkshortët, pastaj edhe plotësimi i nevojave fiziologjike dhe dëfrimi në mënyrë të lejuar ku mund të fitohen bile shpërblime nga Allahu nëse bëhet me nijjet të pastërt siç ka ardhur në hadithin e Ebu Dherrit ku sahabët u çuditën me këtë fakt që ua përmendi i Dërgauri sal-Allahu alejhi ve sel-lem e thanë: “O i Dërguari i Allahut, a do të fitoj shpërblim edhe ai prej nesh që shuan epshin e tij?” Ai (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) iu përgjigj: “Nëse epshin e drejton kah e ndaluara, a do t’i llogaritej kjo si mëkat? Kështu që nëse e drejton kah e lejuara (gruaja e tij), ai për këtë do të shpërblehet.” Muslimi, Ahmedi dhe të tjerë.

Për këtë begati të madhe duhet të falëndërohet Allahu vazhdimisht.

Allahu i lartësuar thotë: “dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (30:21)

Intimiteti seksual në natën e parë të martesës, si ripërkujtim duhet të dijmë se ntimiteti seksual mes bashkëshortëve është i inkurajuar në Islam kur ndodhe në suaza të legjitimuara dhe me të vërtetë një dhuratë e madhe nga Allahu që e ka lejuar këtë dhe që ka premtuar të mos i fajësojë ata që i shuajnë epshet e tyre në mënyrë të ligjshme:Allahu i lartësuar thot: “dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale, përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar. E, kush kërkon (kënaqësi) përpos këtyre, të atillët – me të vërtetë, janë kundërvajtës.” Muminun: 5-7.

Megjithatë, ka disa rregulla dhe udhëzime të cilat duhen respektuar kur ndonjëri i afrohet në mënyrë intime bashkëshortës së vet, posaqërisht në këtë natë për të cilën po flasim.

Fillimisht para se të hynë në këtë akt të dy bashkshortët duhen të jenë të ndërgjegjshëm për afërsinë dhe vëzhgimin e Allahut në mënyrë që mos të hyjnë në diç që është e ndaluar dhe ata duhet ta rregullojnë nijetin për të cilin folëm më herët. Kështu besimtari tregon se as në momentet e tilla nuk e harron ndërgjegjen fetare.

Intimiteti seksual

Ky akt i marrëdhënieve seksuale i përmban tri faza. Faza e parë është “paraloja”, që arrihet me lozje të gruas, ledhatime, puthje dhe në të cilën përgatitet gruaja psikologjisht për aktin seksual dhe është shumë e rëndësishme, gjë të cilën e ka praktikuar i Dërguari Allahut sal-Allahu alejhi ue sel-lem. me gratë e tij dhe që është sunet.

Lidhur me këtë dijetari i njohur Ibn Kudameh el Makdesi, rahimehullah, ka thënë: “Kërkohet që burri ta përkdhelë dhe ta ledhatojë gruan e tij para marrëdhënieve, që ta nxitë atë për të pasur sa më shumë kënaqësi, siç ndien edhe vet…” Patjetër duhet të respektohet kjo fazë e posaqërisht në netët e para të martesës. Pastaj kur e vëren se të dy keni arritur shkallën në të cilën dëshironi hyrjen në fazën e dytë e që është “kryerja e marrëdhënieve intime” muslimani duhet t’a thotë këtë lutje, ngase nëse Allahu e furnizon atë me fëmijë, ai fëmijë do të jetë i ruajtur nga shejtani, siç është transmetuar në hadith të vërtetë. Lutja është kështu:

بسم الله اللهم جنب الشيطان, و جنب الشيطان ما رزقتنا

“Në emër të Allahut, O Allahu im largoje djallin dhe largoje djallin prej asaj çka na furnizon”

I lejohet burrit t’i afrohet gruas nga cila do anë që dëshiron, por në asnjë mënyrë nuk është e lejuar që bashkshorti t’i afrohet nuses së tij nga “Anusi” ngase Allahu subhanehu ue teala, thotë: “Gratë tuaja janë arat e juaja, dhe afrohuni arave tuaja si të doni e paraqitni diçka për shpirtin tuaj (të mirë). Dhe druajuni Allahut dhe dinie se do të takoheni me Të. (Ti o Muhammed)! Sihariqoji besimtarët.” (2:223)

“Ara” këtu do të thotë se vendi i vetëm i lejuar për të pasur marrëdhënie me gruan, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të kultivuar farën dhe që ajo të ngelet me barrë. Ibn Abbasi, radij Allahu anhu, ka thënë: “Kjo do të thotë nga para, nga prapa, apo të shtrirë, perderisa mashkulli kryen marrëdhënie nga ku del foshnja”.

Poashtu rreptësisht e ndaluar është kryerja e aktit seksual duke qenë ajo me menstruacione, mirëpo të kënaqet me trupin e saj duke përjashtuar organin gjenital është e lejuar… Kërcënimi për këto dy veprime në fenë e Allahut është shumë i madh dhe mëkati është shumë i rrezikshëm siç transmetohet nga Ebu Hurejra, radij Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) i ka thënë: “Kushdo që shkon te një fallxhorë dhe i beson atë që i thotë, ose kryen marrëdhënie me gruan që është me menstruacione, ose kryen marrëdhënie me gruan në anus të saj, ai padyshim ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit.” Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë.

Pastaj me një tjetër hadith i cili poashtu transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) thotë: “I mallkuar është ai i cili kryen marrëdhënie me gruan e tij në anus.”

Mirëpo transmetime për ndalesa tjera jashta këtyre dyjave çka cekëm nuk ka në aktin seksual dhe bashkshortët janë të lirë të kënaqen si të dëshirojnë.

Pas kësaj faze, pasiqë të arrihet kulmanicioni i kënaqësisë dhe emocioneve pason pastaj faza e tretë e që konsiderohet faza e relaksimit. Në këtë fazë muslimanit nuk i takon aspak t’ia kthen shpinën bashkshortës së tij, mirëpo duhet t’i kushton vëmëndje dhe të argëtohet me të. Nuk është e domosdoshme qe nusja patjetër të humb virgjiritetin në natën e parë siç mendojnë shum njerëz, por kjo mund të zgjasë deri disa ditë, ngase edhe kjo dallon prej personi në tjetër.

Pas aktit seksual bashkshortët duhen të pastrohen (të marrin gusël) ose abdest nëse dojnë të përsërisin aktin e pastaj të pastrohen.

Këto janë disa udhëzime dhe rregulla nga feja e jonë e pastërt dhe të gjithë neve na përket t’ua mësojmë fëmijëve, shokëve, të gjithë atyre që kanë për të hyrë në këtë fazë të jetës në mënyrë që të kalojnë një jetë sa më të shëndoshë bashkshortore duke u bazuar në sunetin autentik!

O Allah udhëzoje rininë tonë, mësoja udhëzimet e fesë tënde!

Allahut i mbështetemi dhe vetëm prej Tij vjen suksesi!

Shkruan: Hoxhë Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM