Kam frikë nga vdekja, dënimi dhe më vijnë dyshime prej shejtanit!!

Kam frikë nga vdekja, dënimi dhe më vijnë dyshime prej shejtanit!!

2 20859

Kam frikë nga vdekja, dënimi dhe më vijnë dyshime prej shejtanit!!

Jam një vajzë 25 vjeçare, e mbuluar, kujdesem për namazet, lexoj Kuranin, mirëpo ka kohë që unë ankohem, saqë vetëm kur të zgjohem nga gjumi filloj të kujtoj xhehenemin, se në fund unë do të vdes, e rrugëtimi im do jetë për në zjarr, më pas gjërat janë stërmadhuar saqë dyshoj në vërtetësinë e fesë, Kuranit dhe të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, dhe se e gjithë kjo mund të jetë iluzion, se unë do të hyj në zjarr edhe pse nuk veproj asnjë krim, përkundër asaj që unë jam e vetëdijshme se ky mendim është kufër në Allahun, përkundër se unë gjithmonë kërkoj falje tek Allahu dhe mundohem në fenë time më shumë deri sa të përqendrohem, vetëm se unë nuk mundem t’i largoj këto mendime, posaçërisht kur zgjohem nga gjumi, më pas ndihem e lodhur, me stres, dhe e nevrikosur.

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut…

Fillimisht e lusim Allahun e Madhëruar të të bekojë, motër e nderuar, të të shtojë besimin dhe përqendrimin në fe.

Dije se frika nga vdekja dhe dënimi janë dy kërkesa fetare, rezultatet i kanë të mira, nëse kjo frikë është shtyrës për të bërë më tepër vepra të mira dhe për t’u furnizuar për ahiret, por nëse kjo frikë është shtyrës i dëshpërimit, apatisë dhe lënies së veprave atëherë është cytje nga shejtani – Allahu na mbroftë prej tij – që shejtani të mbjell në zemrën e njeriut dyshimin  për ahiretin, e më pas mohimin e injorimin!

Ç’bën që njeriu të urrejë vdekjen? Në të shumtën e rasteve janë dy gjëra, njëra është e urryer e tjetra e pëlqyer, e urryer është lidhja e tij me këtë botë, ndërsa e pëlqyer është dëshira për të vepruar më tepër mirësi dhe ndjenja e mangësisë në çast kur ai ta takon Zotin në këtë gjendje.

Që të shërohet shkaku  i urryer, duhet të dijë se dynjaja është kënaqësi kalimtare dhe se ahireti është vend i përhershëm, lumturi e pafundme, e me këtë nuk do të lidhet zemra e tij me atë që zhduket ne vend të së përhershmes,

Allahu thotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” Ali Imran 185

Pjesa e ajetit “kush shmanget” pra del, “nga zjarri e futet në xhenet, ai ka shpëtuar” pra ka arritur shpëtimin madhështor nga dënimi i dhembshëm, dhe ka arritur xhenetin e përhershëm, në të cilën ka gjëra që syri nuk ka parë, as veshi s’ka dëgjuar e as që është paramenduar nga njeriu. Kuptimi i ajetit është: se kush nuk shmanget nga zjarri dhe nuk hyn në xhenet, ai nuk shpëton, por do të dështojë përgjithmonë e do të ndëshkohet me dënim të përhershëm. (Tefsir Sadi faqe 159.)

Mos e bën frikën tënde nga vdekja shkak për keqësimin e gjendjes tënde shëndetësore, shtimin e brengës dhe mërzisë, ngase kjo është çfarë e dëshiron shejtani të arrin tek ti, dhe ka dëshirë ta sheh tek ti, e që është fitorja ndaj dëshirës dhe besimit tënd në Allahun. Secila krijesë nuk e di se kur do të përfundon jeta e tij me vdekje, për atë është obligim për çdo mysliman që të pajiset me devotshmëri, të përgatitet për rrugëtim, që ndoshta i ka ardhur momenti apo i është afruar koha e ai është i shkujdesur.

Transmeton Buhariu nga Abdullah in Omer radijallahu anhuma të ketë thënë: Vendoi i dërguari salallahu alejhi ue selem dorën e tij mbi supet e mia e më tha: “Jeto në dynja sikur të jesh i huaj apo kalimtar rruge.” Ibn Omeri thoshte: “Nëse vjen nata mos e prit mëngjesin, dhe nëse ke arrit mëngjesin mos e prit natën, shfrytëzo shëndetin para sëmundjes dhe jetën para vdekjes.”

Poeti ka thënë:

Furnizohu me devotshmëri

Ngase ti nuk e di

Nëse bie nata

A do të qel mëngjesi për ty

Dy:

Ndërsa çfarë të vije nga mendimet e këqija në besim, këto janë vesvese, janë cytje nga shejtani, që dëshiron të të lajthit nga besimi i shëndoshë dhe dëshiron të të largon nga adhurimet, fjala jote “nuk mundem t’i largoj këto mendime” është e  papranueshme nga ti, po gjithsesi mundesh, nuk ka çka të bësh pos të kthehesh tek Allahu, të kërkosh ndihmë nga Ai që t’i largojë këto mendime dhe të lirohesh nga këto vesvese, dije se cytjet e shejtanit janë të dobëta, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Nisa 76”. Mirëpo ai fatkeqësisht gjen hapësirë të dobët, lehtë për tu përqendruar e vendoset aty, e të kishe qenë e kujdesur për dhikret e mëngjesit dhe mbrëmjes, leximit të përditshëm të Kuranit, farzet dhe veprat vullnetare, shejtani i mallkuar nuk do gjente vend ku do të vendosej, bile do të gjente poshtërsi dhe mjerim, për atë duhet të fillosh me përmendje të Allahut pas zgjimit nga gjumi, dhe lutjeve që janë përmendur, e më pas me kërkim faljeje dhe mbrojtje, dhe afër teje të dëgjosh nga ndonjë shirit të një lexuesi të Kuranit që do ta kyçësh pas zgjimit dhe lutjeve tua, do të shohësh përmirësime me lejen e Allahut dhe do të largohen prej teje vesveset e shejtanit.

Përgëzim për ty motër e nderuar: ardhja e shejtanit me mendime të tilla tek ti, është një lëvdatë për ty, që është se ti je e mbushur me besim (iman) dhe shejtani nuk ka ardhur tek ti pos që të të largon nga ai (besim).

Kjo është një pyetje dhe përgjigje për  një motër tjetër, përafërsisht në të njëjtën moshë: është pyetur Shejh Salih in Feuzan el Feuzan – Allahu e ruajt: Unë jam një vajzë në të njëzetat, jam besimtare, falënderimi i takon Allahut, ankohem nga problemi i vesveseve, afër çmendurisë nga kjo sëmundje psikike nga e cila ankohem që tre apo katër vite, nuk kam arritur ta largoj nga unë, dua të di, Allahu i jep mundësi shejtanit të mallkuar mbi robërit e Tij për t’i sprovuar apo çfarë? Dhe ai i cili nuk mund ta largon çfarë të bën?

Është përgjigjur: me të vërtetë vesveset janë sëmundje e rrezikshme, është prej cytjeve të shejtanit ndaj bijve të Ademit, që kanë për qëllim tua vështirësojnë, devijojnë dhe mënjanojnë nga adhurimi i Zotit, për atë Allahu ka urdhëruar të Dërguarin e Tij të kërkon mbrojtje nga këto vesvese, për të cilën ka zbritur një sure e tërë, Allahu thotë: “Nas 1-6”.

Ky është shejtani që i bën vesvese bijtë e Ademit, e tek besimtarët është edhe më madhe, mirëpo shërohet me dy çështje:

2-     Të preokupohet me dhikër, ngase besimtari nëse preokupohet me përmendje të Allahut largohet nga ai shejtani.

Ajo me çfarë të këshillojë ty dhe të tjerët është që të veprojnë sipas këtyre dy çështjeve. Nëse është caktim që këto vesvese të mbesin pas mundit tënd në lutje, shërim me Kuran, të bësh adhurime ndaj Allahut dhe nevojat e kësaj bote që të mos mbetet hapësirë për këto vesvese, pasi që ti ke praktikuar këto, e kanë mbetur vesveset apo diç prej tyre atëherë mund t’ia tregosh gjendjen tënde ndonjë mjeku mysliman të besueshëm, që me lejen e Allahut të ta shëron sëmundjen që të ka mbetur.

Burimi; albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM