KAPTINA E PASTËRTISË 1/2

KAPTINA E PASTËRTISË 1/2

0 6100

Ujërat:

Çdo ujë që zbret nga qielli, apo del nga toka është i pastër, duke u bazuar në fjalën e Allahut, subhanehu ve teala: “Ne kemi zbritur nga qielli ujë të pastër.” (El-Furkan: 48).

Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, thotë: “(Uji i detit) është i pastër, kurse e lejuar është ngordhësira në të.”

1 Papastërtitë (ndyrësirat): Papastërti konsiderohet çdo gjë që natyra e shëndoshë e konsideron të fëlliqur dhe ruhet nga ajo, e nëse ajo bie në rroba e pastron atë (p.sh. urina, nevoja e madhe etj). Duhet pasur parasysh një fakt, se në origjinë gjërat janë të pastra. Andaj ai që e konsideron diç të papastër duhet ta argumentojë atë. Nëse s’ka mundësi të sjellë argument, atëherë ai obligohet ta konsiderojë atë të pastër. Gjërat që janë të papastra dhe ka argument për to janë:

  1. – Urina e njeriut dhe jashtëqitja e tij.
  2. – Lëngu që del para spermës (medhij) dhe lëngu që del pas urinës (vedijj).
  3. – Bajga e kafshëve që nuk u hahet mishi.
  4. – Gjaku i menstruacionit.
  5. – Jargët e qenit.
  6. – Ngordhësira, me përjashtim të peshkut, karkalecit, cofëtinës që s’ka gjak rrjedhës (si miza, bleta, milingona etj), ashtit të ngordhësirës, bririt, thoit, qimes dhe pendlës.

Si pastrohen ndyrësirat:

Dije se Ligjdhënësi kur na njoftoi se disa gjëra janë të ndyta apo të papastra, në të njëjtën kohë na njoftoi edhe me mënyrën e pastrimit të tyre dhe, për këtë obligohemi të pasojmë fjalën e Tij dhe të veprojmë sipas saj. Nëse Ligjdhënësi na tregon se për pastrimin e një sendi duhet larje derisa nuk

mbetet ngjyrë, erë e shije, atëherë ky është pastrimi i atij sendi. E kur na mëson se pastrimi i ndonjë sendi bëhet me derdhje uji, ose me stërpikje ose fërkim, atëherë ky është pastrimi i atij sendi. Dhe dije se uji është baza me të cilën pastrohen sendet, ngase edhe Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, ka përshkruar ujin duke thënë: “E Allahu ka krijuar ujin e pastër” dhe për këtë nuk lejohet të zëvendësohet

uji me diç tjetër, përderisa nuk kemi argument në Kur’an dhe Sunnet, ngase me këtë atëherë do të zëvendësonim elementin që dimë se është i pastër me një send që nuk e dimë a është i pastër apo jo dhe si rrjedhojë do të dilnim nga principet e sheriatit. E pasi e kuptojmë këtë, do të përmendim mënyrën e

pastrimit të disa ndyrësirave:

  1. – Pastrimi i lëkurës së cofëtinës bëhet me regjje.
  2. – Pastrimi i enës në të cilën ha apo pi qeni bëhet duke e larë shtatë herë, të parën herë me dhe.
  3. – Pastrimi i rrobave në të cilat gjendet gjak menstruacioni bëhet duke e fërkuar të thatë pastaj duke e larë me ujë dhe s’prish punë nëse mbetet ndonjë gjurmë.
  4. – Pastrimi i pjesës së poshtme (pjesa e cila e prek tokën) të rrobave të grave bëhet me dheun nëpër të cilën kalon rroba.
  5. – Pastrimi i rrobave nga urina e fëmijës qumësht pirës, lahet nga urina e vajzës, kurse stërpiket nga urina e djalit.
  6. – Pastrimi i rrobave nga medhijju (lëngu që del para spermës), duke hedhur një grusht ujë mbi to.
  7. – Pastrimi i anës së poshtme të këpucëve duke i fërkuar për toke.
  8. – Pastrimi i tokës duke derdhur mbi të ujë.

Dhjetë gjërat e natyrës së pastër (fitretit):

  1. Shkurtimi i mustaqeve,
  2. Lëshimi i mjekrës,
  3. Përdorimi i misvakut
  4. Larja e hundës me ujë,
  5. Pastrimi i mes gishtave,
  6. Prerja e thonjve,
  7. Mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat,
  8. Mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
  9. Pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe.”
  10. Shpëlarja e gojës

Sunetimi:

Sunetimi është një simbol prej simboleve të Islamit. Muhammedi, salAllahu alejhi ue selem, njeriut që

sapo e kishte pranuar Islamin i ka thënë: “Pastroi nga trupi yt qimet e kufrit dhe bëhu sunet.”[1]

Sunetimi, gjithashtu është prej fesë së Ibrahimit alejhis-selam, i cili në moshën tetëdhjetë vjeçare u bë sunet. Preferohet që sunetimi të bëhet në ditën e shtatë pas lindjes së foshnjës.

Shkulja e qimeve të thinjura:

 Në Islam është e urryer shkulja e qimeve të thinjura. Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mos i shkulni qimet e thinjura sepse çdo myslimani që i zbardhet një qime në Islam, ajo do t’i bëhet dritë në ditën e Kijametit.” Për këtë duhet të ngjyroset koka e thinjur me këna me ngjyrë të kuqërremtë dhe ndalohet ngjyrosja e kokës me ngjyrë të zezë.

Rregullat e nevojtores:

1- Është mustehab për atë që dëshiron të hyjë në nevojtore që të thotë: “BISMIL-LAH, ALL-LLAHUMME INNI E’UDHU BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITH” “O Allah, kërkoj mbrojtjen tënde nga fëlliqësirat (xhinët dhe shejtanët).

2- Mustehab është që kur të dalësh nga nevojtorja të thuash: “GUFRANEKE” – (kërkoj falje te Ti o Zot)

3- Mustehab është që kur të hyjmë në nevojtore, të hyhet me këmbë të majtë e të dilet me të djathtën,ngase e djathta është për vepra të ndershme dhe fisnike, kurse ana e majtë për vepra jo të ndershme.

4- Nëse kryhet nevoja në ndonjë hapësirë, është mirë që të largohet prej njerëzve që të mos u parw.

5- Nuk është e pëlqyer të zhvishen rrobat para se të ulet.

6- Nuk është e lejuar të kryhet nevoja në drejtim të Kiblës, e as duke ia kthyer shpinën asaj.

7- Ndalohet kryerja e nevojës në rrugë dhe në vendpushim.

8- Është e urryer urinimi në banjë.

9- Ndalohet urinimi në ujë të palëvizshëm.

10- Lejohet derdhja e urinës në këmbë, mirëpo të ulurit është më mirë.

11- Është detyrë që të pastrohet organi pas urinimit.

12- Ndalohet të prekurit e organit me dorë të djathtë gjatë urinimit, e gjithashtu ndalohet përdorimi i dorës së djathtë gjatë pastrimit prej nevojës së madhe.

13- Pastrimi prej nevojës së madhe mund të bëhet me ujë, me gurë ose me diç të ngjashme, mirëpo përdorimi i ujit është më mirë.

14- Nuk lejohet të pastruarit prej nevojës së madhe me më pak se 3 gurë.

15- Nuk lejohet pastrimi nga nevoja e madhe me asht dhe kakërdhi.

Kaptina mbi enët:Lejohet përdorimi i të gjitha enëve, përveç atyre të arit dhe të argjendit, ngase është e ndaluar ngrënia dhe pija në to, ndërsa lejohet përdorimi për qëllime tjera.

Hudhejfeja, radijAllahu anhu, thotë: Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mos pini në enë të arit dhe të argjendit dhe mos vishni mëndafsh dhe dibaxh (mëndafsh i qëndisur me ari dhe argjend),

ngase këto janë për ata (kafirat) në dynja, e për juve në Ahiret.”

Marrë nga: Elvexhiz – Abduladhim ibën Bedevij elHalefij.

Revista Albsilam, nr:53

GJITHASHTU NË ALBISLAM