KENI KUJDES NGA SHKATËRRUESI I MIRËQENIES NË DYNJA E AHIRET!

KENI KUJDES NGA SHKATËRRUESI I MIRËQENIES NË DYNJA E AHIRET!

0 1651

Në emër të Allahut Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit

Falënderimi i takon Allahut, i Cili ndaloi padrejtësinë për Veten e Tij dhe e bëri të ndaluar mes robërve të Tij, lëvdatat dhe bekimet qofshin mbi atë i cili shpalosi barkun e tij që ta godet ai i cili kishte kërkuar të drejtën e tij.

Ajetet e hadithet në sqarimit e krimit të padrejtësisë dhe dënimit të saj janë të shumta e të njohura.

Unë dëshirova që t’u kujtoj disa nga rreziqet e padrejtësisë dhe lidhjen e saj me shkatërrimin e mirëqenies të një robi në dynja dhe ahiret .

Padrejtësia heq ëmbëlsinë e adhurimit e që më pas e largon edhe vetë adhurimit, e sprovohet robi me mëkate.

Padrejtësia i shkakton robit humbje të rehatisë shpirtërore dhe lumturisë familjare.

Padrejtësia shkakton humbje të pasurisë dhe të pasardhësve.

Padrejtësia ndërhyn mes robit dhe suksesit e shpëtimit.

Padrejtësia është e shëmtuar dhe e rrezikshme, qoftë a i bëhet padrejtë një njeriu apo një kafshe.

Medito për padrejtësinë ndaj një mace e shtyrri gruan në zjarr (E mbylli atë, as që i ka dhënë përtë ngrënë e as që e ka lërë të lirë të ushqehet nga mbeturinat e tokës).

Vallë, si është halli i atij që i bën padrejtësi një muslimani?

Si, nëse ky musliman është i afërt i tij?

Kush kupton pasojat e padrejtësisë dhe ndikimin e san në botën dhe ahiretin e njeriut, do të ikë prej saj më shumë se sa ikja nga luani, do të dëshironte po të ishte nga të shtypurit e të mos ishte i padrejtë.

Kush kupton pasojat e padrejtësisë ndjen dhembshuri për të padrejtin më tepër se sa ndaj të shtypurit, ngase i shtypuri në të vërtetë është i ndihmuar dhe shpërblehet, por i padrejti i nënçmuar e i mbushur me mëkate.

Burri i bën padrejtë bashkëshortes së tij, drejtori i bën padrejtë punëtorit, mësuesi i bën padrejtë nxënësit, tregtari i bën padrejtë myshterisë, këto janë disa forma të padrejtësisë në jetën tonë të përditshme, kush shpëton prej saj, lum për të.

Padrejtësia është në grada, megjithatë grada më e vogël është e rrezikshme dhe kërcënon të padrejtin me dënim.

Si ka mundësi që i padrejti  të marr vendim, të jetë i qetë, të gëzojë jetë  e ai di përgjigjen e Zotit të botëve ndaj thirrjes së të shtypurve : (Pasha krenarinë dhe besnikërin Time do të të ndihmojë kurdo qoftë).

Si mund që zemra e tij të i qëndrojë në vend e ai e lexon këtë përgjigje.

Sa keqardhje, për një situatë kur robi del prej saj si i padrejtë.

Sa keqardhje, për padrejtësinë që e di e nuk kërkon hallallëk prej shokut të tij.

Sa keqardhje, për padrejtësinë që e vepron robi dhe nuk e ndjen.

Sa jemi të nevojshëm të kontrollhemi dhe korigjohemi për të ardhmen e ditëve tona duke u larguar nga padrejtësia më e vogël.

Sa kemi nevojë që të kërkojmë të na e bëjnë hallall ata që u kemi bërë padrejtë e që e dimë!

Sa jemi të nevojshëm për istigfar të shoqëruar me pika loti për padrejtësinë që kemi vepruar e nuk e kemi ndjerë.

Për në fund: o Allahu jonë, Ti e di e ne nuk dimë, na fal neve atë që Ti e di e ne nuk e dimë, na largo o Zot njerëzit nga padrejtësia mes tyre, kërkojmë mbrojtje prej Teje të mos i bëjë padrejtësi ndokujt apo të na bëhet ndonjë e padrejtë.

Muslih el Utejbi

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM