KËSHTU ISHIN TË PARËT E UMETIT 3

KËSHTU ISHIN TË PARËT E UMETIT 3

0 1000

Njëri nga të parët tanë të ndershëm,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”Nëse në brendësinë tënde dëgjon dhe has zëra duke të thënë: ”Mos vepro se kjo vepër është haram e tjetra hallall, atëherë falëndero Allahun,- xhele veala!,- për gjallërinë e zemrës tënde”.

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: ”Allahu,- xhele veala!,- me drejtësinë e Tij absolute i jep furnizim dhe kënaqësi atyre që kanë besim të fortë dhe kënaqen me atë që e kanë dhe që u është caktuar.”

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: ”Ata qe jetojnë jetën e tyre me dyshime ne Fe dhe zemërime të paarsyeshme, këtyre u takon mjerimi dhe pakënaqësia.”

Imam Ibën Kajim el Xheuziu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”Ai i cili kujdeset dhe e rregullon brendësinë e tij, Allahu,- xhele veala!,- do t’ia rregullojë të jashtmen e tij. Ai i cili kujdeset dhe i rregullon raportet me Allahun,- xhele veala!,- Allahu do t’ia rregullojë atij raportet me krijesat dhe ai i cili kujdeset e punon për ahiretin e tij (botën tjetër) Allahu do të kujdeset për dynjanë e tij”.

Imam Shafiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”Mos e duaj atë i cili nuk e do ,- Allahun xhele veala!,- sepse nëse ai ia ka kthyer shpinën dhe e ka braktisë rrugën e Allahut, ai po ashtu nesër të njëjtën gjë do e bëjë me ty (do ta kthej shpinën dhe do të braktisë).”

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: ”Furnizimi nga Allahu nuk i shtohet njeriut sipas lakmisë ose ambicies që ai e tregon, e as nuk i ndalet nga urrejtja ose zilia qe ai e posedon në veten e tij.”

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: ”Muslimani i vërtetë është ai që nuk i lavdëron të tjerët për furnizimin që Allahu ia ka dhënë si dhe nuk i fajëson të tjerët për furnizimin që Allahu nuk ia ka dhënë.”

Abdurrezaku rrëfen se një robëreshë e Ali ibën Husejnit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- po i ndihmonte në marrjen e abdesit. Ajo shërbimin e bënte me një enë e cila ishte e mbushur me ujë dhe duke i derdhur ujë asaj i rrëshqiti ena nga dora dhe i ra në fytyrë e si pasojë e këtij veprimi iu lëndua fytyra Ali ibën Husejnit.

Ai e ngriti kokën dhe e shikoi robëreshën në fytyrë, kurse ajo nga frika ia lexoi pjesën e ajetit, ku Allahu,- xhele veala!,- thotë:

”… dhe ata të cilët e frenojnë mllefin…”. (Kur’an: Ali Imran, 134).

Ali ibën Husejni i tha robëreshës: ”Me të vërtetë do jem nga ata që i përmbahen mllefit (zemërimit)”.

Robëresha pastaj e lexoi ajetin e radhës:

”… dhe që ua falin të keqen (gabimin) njerëzve..”. ( Kur’an: Ali Imran, 134).

Ali ibën Husejni i tha robëreshës: ”Allahu të faltë, nga unë e falur je”.

Më pas robëresha vazhdoi duke thënë:

”… e Allahu i do bamirësit.”( Kur’an: Ali Imran, 134).

Atëherë Ali ibën Husejni i tha robëreshës: ”Nuk ka dyshim se ti je e  lirë për hir të kënaqësisë dhe Fytyrës së Allahut,- xhele veala!”.

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: “Prej shenjave të besimit është të mos bëjmë vepra që i kënaqin të tjerët përderisa e hidhërojnë ato vepra Allahun,- xhele veala!”.

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Emallkuar  dhe e pavlerë është ajo ditë e cila kalon duke mos punuar asgjë për Allahun,- xhele veala!.”

Njëherë një beduin kishte thënë: ”Shoqëria do të jetë në një humbje të qartë përderisa pushteti i jepet njerëzve të papranuar nga populli dhe armët nëse bien në duart e atyre që nuk i përdorin si dhe pasuria nëse bie në duart e atyre që nuk shpenzojnë.”

-Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”O njeri ty të janë dhuruar dy vesh dhe një gojë, kjo nënkupton që ti duhet dëgjosh më shumë sesa të flasësh”.

Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM