KËTA PERSONA NUK DO HYJNË NË XHENET

KËTA PERSONA NUK DO HYJNË NË XHENET

0 3464

1- Mendjemadhi
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që ka në zemër qoftë edhe një grimcë mendjemadhësi…” (Transmeton Muslimi)

2- Ai qe nderpret lidhjet farefisnore
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

3- Bartësi i fjalëve
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalët.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

4- Ai që i bënë keq fqiut
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai, që fqiu nuk është rehat prej tij.” (Transmeton Muslimi)

5- Koka e të këqive
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet koka e keqbërësve”. (Transmeton Ahmedi)

Sqarim: Fjala e Muhamedit (alejhi selam): “Nuk do të hyjë në Xhenet…” d.m.th. nuk do të hyjë fillimisht për shkak të cilësive të lartpërmendura, derisa të pastrohet prej tyre qoftë me pendim në këtë botë, me marrjen e ndeshkimit të caktuar apo me falje nga ana e Allahut azze Ëe xhel-le.

Përshtati: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM