KJO BOTË E PËRKOHSHME

KJO BOTË E PËRKOHSHME

0 1998

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Alkameh përcjell se Abdullahu ka thënë: Fjeti i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në një hasër, më pas u ngrit e në anën e tij kishte lënë shenja hasreja, e ne i thamë: O i dërguar i Allahut, a të të marrim ty një shtrat? Tha: “Shembulli im dhe i dynjasë, është si shembulli i një kalimtari i cili u strehua ndër hijen e një peme, e më pas vazhdoi rrugën dhe e la atë.”[1]

KUPTIMI I HADITHIT

Një prej dijetarëve ka thënë: “Pjesëza në fillim të hadithi (ما) ka domëthënien; Nuk kam ngrohtësi e as dashuri për dynjanë, e as që dynjaja ka ngorhtësi e dashuri për mua, që unë ta dëshiroj, e të zgjerohem në të e të tuboj nga kënaqësit e saja. Si dhe ka kuptimin;  çfarë ngrohtësie e dashuia kam unë me dynjanë, apo çfarë kam unë që të anoj kah dynjaja, apo ajo të anoj kah unë, unë jam kërkues i ahiretit.”

Aspekti i ngjasimit; udhëtimi i shpejtë i njeriut për në botën tjetër, e qëndrimi i shkurtër në të, e që këtu është ngjasuar me kalimtarit.

DOBI NGA HADITHI

  1. Modestia e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, asketizmi i tij në këtë botë dhe ndaj kënaqësive të saja të përkohshme.
  2. Nënvelrsimi i dynjasë, dhe se njeriu shumë shpejtë do e braktisë atë, pa marrë parasysh se çfarë ndërton në të.
  3. Muslimani duhet ta ndjek të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, që të pakon nga kjo botë, e të kujdeset për atë që do i mbetet në ahiret, për arsye se ai është vendqëndrimi i përhershëm dhe atje do përfundojë.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Tirmidhiu 2377, ibn Maxheh 4109, Albani e ka vlerësuar sahih në “Xhamiu Sagir” 1/1061 me numër 10605.

GJITHASHTU NË ALBISLAM