KOHËRAT, SHKAQET DHE FRYTET E PRANIMIT TË LUTJES

KOHËRAT, SHKAQET DHE FRYTET E PRANIMIT TË LUTJES

0 1875

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 3 )

Kohërat në të cilat shpresohet më së shumti pranimi i duasë:
1. Pjesën e tretë të fundit të natës.
2. Në orën e pranimit të duasë (prej namazit të xhumasë deri në perëndimin e diellit) në ditën e xhumasë.

Prej fryteve dhe dobive të duasë:
1. Përgjigjeja ndaj duasë së bërë.
2. Vonimi i saj (për t’u pranuar) për në ahiret.
3. Largimi dhe ruajtja nga goditja e të keqes, si shkak i duasë së bërë.

Prej shkaqeve të cilat shpiejnë drejtë pranimit të duasë, janë:
1. Ushqimi yt duhet të jetë hallall.
2. Pija yte duhet të jetë hallall.
3. Veshmbathja yte duhet të jetë hallall.
4. Që duaja të mos jetë dua për bêrje mëkati apo shkëputje e lidhjeve farefsinore.
5. Të jetë i nënshtruar dhe i përkulur para Allahut gjatë duasë.
6. Të ketë mendim të mirë për Allahun.
7. Ai që bënë dua duhet të jetë nga ata që i respektojnë prindërit.
8. Duaja e tij duhet të jetë në vetmi(kur vetmohet me Allahun).
9. Ta Madhëroj, Lavdêrojë dhe Lartësoj Allahun para fillimit të bërjes së duasë.
10. Që të ndjejë përulësi dhe frikërespekt ndaj Allahut gjatë bërjes së duasë.
11. Ta lusë Allahun me sinqeritetin më të lartë të mundshëm.
12. Që mos të dëshprohet dhe t’i humb shpresat prej mëshirës dhe rahmetit të Allahut.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM