KONFERENCA E PARË E LIDHJES SË DIJETARËVE MUSLIMANË… SHPRESË DHE OPTIMIZËM

KONFERENCA E PARË E LIDHJES SË DIJETARËVE MUSLIMANË… SHPRESË DHE OPTIMIZËM

0 1956

Deklaratë e fundit me të cilën u mbyll konferenca e parë e Dijetarëve të Islamit, paraqet një transferim shembullor të metodologjisë praktike që ndjekin dijetarët si dhe përshkrimin e rolit të tyre nën hijen e aktualitetit që po ndryshon.

Lidhja – e cila duke përdorë një terminologji të re dhe efektive përpara shumë popujve muslimanë (e që nuk kanë qenë prezente gjithaq nëpër qarqe intelektuale) sikur: ruajtja e të drejtave të njeriut, koncepti i lirisë, lufta kundër degjenerimit e të tjera – tentoi që kongresi i saj i parë dhe konkluzat e saj, të jetë në përputhshmëri me gjendjen aktuale të umetit dhe sfidave me të cilat ballafaqohet.

Thirrja për t’u bashkuar dijetarët e Islamit, thirrësit dhe imamët  që u proklamua nga konferenca si dhe u zhvillua aktiviteti nën këtë slogan, paraqet një sfidë nga më të rëndësishmet përpara dijetarëve të sunetit në tërë botën. Fuqia që mund të krijohet nga ky bashkim nuk është për t’u nënçmuar sidomos përpara tentimeve të vesternizimit, dominimit ideologjik e ekzekutiv të armiqve të Islamit.

Konferenca theksoi se përmirësimi i umetit lidhet ngushtë me përmirësimin e dy kategorive themelore të bijve të tij, e ata janë:dijetarët dhe pushtetarët. Me këtë u sinjalizua qartë për hapat e vendosur që duhet marrë në drejtim të përmirësimit të këtyre kategorive përkitazi me metodat e përshtatshme në të ardhmen.

Theksi u vendua edhe mbi konceptet imanore sikur koncepti i metodologjisë hyjnore. Nuk është i fshehtë ndikimi i besimit në ndërtimin e individëve dhe shoqërive, madje anashkalimi i këtij themeli shpin në tragjedi morale fundi i së cilës nuk është i lavdëruar. Si dhe “ndryshimi i vërtetë fillon që nga zemra duke u penduar tek Allahu, duke u kapur për udhëzimet e Tij.”

Prej gjërave që ranë në sy më tepër ishte retorika e përdorur nga dijetarët në sferën e ndryshimeve shoqërore, politike që ngjajnë në botën islame. Potencuan rëndësinë e respektimit të të drejtave të individit, lirive që janë konform principeve të sheriatit si dhe metodat që duhet përdorur për të mobilizuar umetin dhe për t’ia kthyer pozitën e liderit.

Një rol tjetër që doli në shesh në këtë konferencë – e që ka munguar një kohë goxha të gjatë në shumë vende islame – ajo që deklarata e quajti “shpresa për t’u shpërblyer shkaku i padrejtësisë së zullumqarëve, ndihma atyre që ju bëhet padrejtësi dhe këshillat drejtuar pushtetarëve” që paraqet një hap të rëndësishëm për kthimin e pozitës së dijetarit aktiv në mënjanimin e padrejtësisë dhe mbrojtjen e të vërtetës.

E tërë bota islame pret rolin e dijetarëve, atyre ju jep përgjegjësinë më të madhe sepse edhe mund ta mbajnë, të sakrifikojnë për ato synime, për jetën e umetit. Ata janë kandilat udhëzues në momentet e mjegulluara dhe të prapambeturisë. Ata janë udhëheqësit në rreshtin e parë në momentin e revolucionit dhe përmirësimit.

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com