KOPSHTI I RAMAZANIT

KOPSHTI I RAMAZANIT

0 1894

…Me gishtin në kokë meditoja shumë, por mendja askund s’ndalej që të fillojë meditimin veç për të. Një grumbull ndjenjash më kishin përfshirë prej ku lumturinë që përjetoja vetëm me heshtje e reflektoja tek tjetri. Me fjalë të pakta thuhen mendimet e mëdha, e me heshtje thuhen fjalët që s’mund të shqiptohen. Kjo botë është e shkurtër, çasti i cili i vjen njeriut më nuk i përsëritet në jetë, ndaj më mirë se të mundohesh për mirë s’ka. Kur s’ke forcë të ndryshosh atë që nuk e do, së paku lute Atë të të japë forcën e durimit në rrugën e Tij. Jepja dorën atij që të kërkon fjalën tënde si këshillë, dhe përule veten para atij i cili dëshiron të ndjek shembullin tënd. Loti i jep zemrës freski kur e dinë arsyen e daljes prej syri dhe se në ditën e kthjellët mos i kërko retë në qiell. Disa ndjenja mbesin pjesë e jetës e nuk harrohen derisa përjetuesin ta mbulojë dheu. Le gjurmë në shpirtin tënd dhe kujtimet i ngjallin veç brengat të cilat të shoqërojnë në jetë. Ajo që lidhet me atë që njeriut ia jep jetën e vërtetë në këtë botë lidhet me përjetimet që burojnë nga e vërteta në rrugën e drejtë. Edhe një fjalë e thënë dikur, sot lenë pasoja në ty, një ndjenjë e tretur diku me ndikim në jetën tënde tani. Ramazani, ky Muaji i asaj që fjala është e varfër ta tregojë pasurinë që ndien zemra për të. Është e paaftë ta shpreh aftësinë që ka ndikimi i Tij në qenien e frymorit. Kjo Fjalë e cila zbriti në Të, më vonë u transmetua te shokët e tij përmes një Agjëruesi. Ky Muaj si mysafir yni i vjetër ngjall kujtime të reja dhe emocione që shoqërohen me njomjen e syve. Ky Muaj që i bashkon dy zemra rreth një ushqimi dhe i freskon dy shpirta përmes një thirrjeje… Më mbeti në kujtesë, e ndoshta pasi të më mbulojë dheu më s’do kem hapësirë ta kujtojë këtë, ndaj vendosa t’jua tregojë juve diçka që kujtesa të bëhet realitet. Të mësosh dikë për mirë, bëhesh bashkëpjesëmarrës në të mirat të cilat kryhen prej tij. Asgjë s’të kushton të thuash një fjalë të mirë, por fiton një zemër që kushton shumë për ty. Ai udhëtimi i dikurshëm më dha një jetë mësim, sepse njeriu me të kaluarën e dikujt, e ndërton ardhmërinë e tij. Nga leximi s’pasurohet veç truri me dituri të reja, por lumturohet edhe zemra me ndjenja të përjetuara. Me laps u shpëtuan shumë dije nga vdekja, kurse me vdekje s’përfunduan ata të cilët u morën me laps sa ishin gjallë. Dheu e mbulon trupin, por veprat mbesin mbi dhè dhe ua ndriçojnë jetën atyre që mbesin pas tyre. Ky udhëtimi im, yrnek për ty që vjen pas meje dhe, me lejen e Zotit, shpërblim për mua që kalova para teje. Merri këto fjalë nga udhëtari yt, nëse s’më njeh, nga gjurmët e lëna në tokë mund të më kuptosh se kush jam…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM