KREMTET E JOBESIMTARËVE

KREMTET E JOBESIMTARËVE

0 1162

– Nuk i lejohet muslimanit dhe muslimanes të prezantojnë në festat e krishterëve dhe çifutëve ose jobesimtarëve të tjerë.

Obligohen muslimanët të largohen nga festat e tyre dhe mos tu përngjasojnë jobesimtarëve, sepse kush i ngjason atyre, atëherë ai është prej tyre,  Allahu na ruajt.
Gjithashtu pejgamberi,- alejhi selam!,- na ka urdhëruar të mos përngjasohemi me jobesimtarët (qoftë në festa, moral etj).

Ajo që obligohen muslimanët është që të largohen nga këto festa si dhe mos t’u ndihmojnë asgjë jobesimtarëve në lidhje me festat e tyre, sepse këto festa i kundërshton sheriati islam.
Nuk lejohet as ndihma, as festimi, as pirja e një çaji apo kafeje me ta në festat e tyre, asgjë çka ka të bëjë me festat e tyre apo me diçka që kundërshton sheriati islam, sepse Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kuran: “Ndihmojeni njëri tjetrin në punê të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El Maide: 2).

Marrja pjesë në festat e jobesimtarëve është lloj i marrjes pjesë në mëkate dhe armiqësi.

Autor: Dr. AbdulAziz ibn Bazi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

– Ndalohet (është haram) muslimani t’ia uroj festën jobesimtarëve.
Kjo është edhe ajo që thotë Ibn Kajimi, rahimehullah, sepse të uruarit e festave të tyre, aludon se ti je në pajtim me ato festa që janë prej shenjave kryesore të jobesimtarëve.

Ka mundësi dikush të mohon se pajtohet me festat e jobesimtarëve (vetëm ua uron festën), por prapë se prapë haram e ka muslimani të pajtohet dhe t’ia uroj festat jobesimtarëve, sepse Allahu hidhërohet dhe nuk pajtohet me ketë veprim.
Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kuran: “Nëse ju e mohoni Atë, dijeni se Allahu është vërtetë i pavarur prej jush. Megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por kënaqet me ju, nëse e falënderoni.” ( Sure Zumer: 7).

Autor: Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

– Nuk i lejohet muslimanëve, qofshin burra apo gra t’u përngjasojnë jobesimtarëve në adhurim, festa dhe veshje speciale që kanë të bëjnë apo janë të jobesimtarëve.

Dhe, kjo rregull është madhështore në sheriatin islam.
Për fat të keq shohim se në ditët e sodit shumë prej muslimanëve me iman të dobët, por edhe disa nga ata që pretendojnë që dinë rregulla të islamit dhe thërrasin në to (praktikimin e islamit) kanë rënë në këtë sprovë (urimin e festave të jobesimtarëve).

Gjithashtu, shumë prej muslimanëve janë ndikuar dhe mashtruar në adetet dhe zakonet e perëndimorëve jobesimtarë si dhe i pasojnë ata qorrazi në festat, veshjet dhe adetet e tyre.
Saqë, shihet qartë se këto gabime janë shkaqe kryesore të dobësimit të muslimanëve kudo qofshin ata.

Nuk do ketë përmirësim gjendja e muslimanëve përderisa nuk marrim hapa konkret drejt vetëdijesimit të motrave dhe vëllezërve tanë muslimanë.

Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kur’an: “Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” ( Err Rra’d: 11).

Ah, sikur ta dinin dhe praktikonin këtë fjalë (ajet) të Allahut, gjendja e muslimanëve do ishte më ndryshe siç është në kohën tonë.

Autor: Shejh Muhamed Nasirudin el Albani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM