Kryerja e nevojave fiziologjike në drejtim të kibles!

Kryerja e nevojave fiziologjike në drejtim të kibles!

0 1377

Dijetarët kanë rënë në mos-pajtime në lidhje me ndalesën e kryerjes së nevojave fiziologjike në drejtim të kibles!

  • Mendimi i parë thotë: Ndalohet kryerja e nevojave fiziologjike në shkretëtirë në drejtim të kibles. Mirëpo nuk ndalohet një gjë e tillë në ndërtesa. Ky mendim është transmetuar nga: Imam Maliku dhe Imam Shafiu, njashtu këtë mendim e kishte Ibn Abbasi, Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhum), Sha’biu, Is’hak ibn Rahuja dhe Ahmed ibn Hanbeli në njërin nga transmetimet e tij.
  • Mendimi i dytë thotë: Nuk lejohet kryerja e nevojave fiziologjike as në shkretëtirë, por as në banjot e ndërtesave (në drejtim të kibles). Ky mendim është transmetuar nga: Ebu Ejub el-Ensarit (RadijAllahu anhu), Muxhahidit, Nekhaiut, Sufjan eth-Theurit, Ebu Theurit, dhe një transmetim nga Imam Ahmedi.
  • Mendimi i tretë thotë: Lejohet kryerja e nevojave fiziologjike në shkretëtirë, por edhe në ndërtesa (në drejtim të kibles). Ky mendim është transmetuar nga: Urve ibn Zubejri (radijAllahu anhu), Rebia (shejhu i imam Malikut), dhe Ebu Davud edh-Dhahiri (imami i Dhahirive)
  • Mendimi i katërt thotë: Nuk lejohet kthyerja kah kibla në shkretëtirë dhe as në ndërtesa. Mirëpo lejohet t’ia kthesh shpindën kibles gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike. Ky mendim thuhet që të jetë i Ebu Hanifes, dhe një transmetim nga Imam Ahmedi.Shumica e dijetarëve apo të gjithë dijetarët i kanë mendimet e tyre duke u bazuar në shumicën e argumenteve të sakta. Mirëpo disa dijetarë kanë thënë që mendimi më i saktë është që NUK LEJOHET assesi që t’i kryejë muslimani nevojat fiziologjike as në shkretëtirë dhe as në banjot e ndërtesave. Pra, këtë mendim e përkrah edhe Shejh Muhamed Mukhtar esh-Shenkiti (Allahu e ruajtë), dhe dijetari i cili e ka komentuar “Tirmidhiun” Shejh Mubarekfuri (Allahu e mëshiroftë)

    Zoti e di më së miri

    Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com