KU ËSHTË ALLAHU?

KU ËSHTË ALLAHU?

0 2027

Muavije ibn el Hakem es Sulemij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, rrëfen se një ditë erdhi tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, për ta pyetur për një robëreshë të tijën, të cilën ai e kishte goditur, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tregoi se kishte bërë një gabim shumë të madh, e ai i tha: O i dërguar i Allahut, a ta liroj? I tha: Ma sjell këtu? Pasi që erdhi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e pyeti: “Ku është Allahu?” Ajo tha: Mbi qiell! E pyeti: Po kush jam unë? Ajo u përgjigj: Ti je i dërguari i Allahut! I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: “Liroe, se është besimtare!” Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Ky hadith na shpalos kuptime të mëdha të mëshirës, që është mëshira e muslimanit për atë që ka ndër te, si robërit, në çrast islami ka obliguar që të trajtohen me sjellje te mirë dhe me nderë, duke ndaluar që të sulmohen, e të angazhohen me lloj pune që ata s’mund ta bartin. Sqaroi se nëse sulmohen ata me goditje, apo poshtërim, atëherë shpagim më i mirë për këtë veprim është të lirohen nga robëria. Për këtë i dërguari, sal-Allahu aeljhi ve selem, urdhëroi Muavije ibn el Hakem, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që ta liron robëreshën pasi që e kishte goditur, por, njëkohësisht dëshiroi të teston besimin e saj në Zotin e Madhërishëm, se sa ajo e njeh Atë, kështu që e pyeti se: Ku është Allahu? E Ajo u përgjigj se Allahu është mbi qiell, pra qëndron mbi qiej, e pyeti më pas për veten, e iu përgjigj se ai është i dërguari i Allahut. E i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, urdhëroi Muavijen që ta liron, dhe dëshmoi për imanin e saj pas përgjigjes së dy pyetjeve.

Dobi nga hadithi

  1. Lejohet që përgjegjësi i muslimanëve t’i teston njerëzit në çështje të besimit kur është nevoja.
  2. Lejohet të dëshmohet për imanin e ndokujt sipas perceptmit të jashtëm.
  3. Pohimi i qëndrimit lart për Allahun e Madhëruar.
  4. Pohimi i profetësisë për Muhamedin, sal-Allahu alejhi ve selem.

HADITHI I NJËZET E GJASHTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM