Ku mbështetet thënia se “averti i burrit është mes kërthizës dhe gjunjëve”?

Ku mbështetet thënia se “averti i burrit është mes kërthizës dhe gjunjëve”?

0 1421


Pyetje: A ekziston argument nga suneti se averti i burrit është mes kërthizës dhe gjunjëve? Unë nuk kam mundur të gjejë një argument.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Janë transmetuar hadithe të shumta që aludojnë se avreti i burrit është mes kërthizës dhe gjunjëve (kërthiza dhe gjunjët nuk bëjnë pjesë në avret). Shiko librin “Mexhmu’u” 3/173 dhe librin “elMugni” 2/286.

Prej haditheve të tilla, janë:

  1. Transmeton Ebu Davudi (3140( dhe ibn Maxhe (1460) nga Aliu, radijallahu anhu i cili ka thënë: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos shpalo kofshën tënde, e as mos shiko në kofshën e ndonjë të gjalli apo të vdekuri”.
  2. Transmeton Ahmedi (21989) nga Muhamed ibn Xhahsh, radijallahu anhu, i cili ka thënë: Kaluam unë dhe i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, pranë Ma’merit, e kofshët e tija ishin të shpalosura, i tha: “O Ma’mer, mbulo kofshën tënde, ngase kofshët janë avret”.
  3. Transmeton Ahmedi (15502), Ebu Davudi (4014) dhe Tirmidhiu (2798) nga Xherhed Eslemij se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kaloi pranë tij, e ky kishte kofshën të zbuluar, e i tha: A nuk e di se kofsha është avret?”
  4. Transmeton Tirmidhiu (2798) nga ibn Abasi, radijallahu anhuma, nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, të ketë thënë: “Kofsha është avret”.

Në fetvatë e Komisionit të Përhershëm 6/165 thuhet: “Këto hadithe edhe pse nuk shpëtojnë nga kritikat në lidhje me zinxhirin e transmetuesve, gjegjësisht në ndërprerjen e tyre, apo në dobësinë e disa transmetuesve, mirëpo ata e forcojnë njëri- tjetrën, të gjitha ngrihen në gradën e argumentimit me to për nevojë”.

Shumica e fukahave janë të mendimit se duhet vepruar me këto hadithe dhe kanë vërtetuar se avret i burrit është mes kërthizës dhe gjunjëve. Shiko “elMugni” 2/284.

Allahu e di më së miri.

Islam-qa.com

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM