KUJDESI NGA SHOQËRIMI ME TË KËQIJTË

KUJDESI NGA SHOQËRIMI ME TË KËQIJTË

0 2300

Falënderimi i takon Allahut, i Cili urdhëroi të shoqërojmë të mirët dhe ndaloi nga shoqërimi i të këqijve, Allahu thotë: “Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote”. Kehf 28. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) pos Allahut Një, i Cili nuk ka të barabartë, që u sqaroi robërve të Tij rrugët e mirësisë që të ecin në to dhe u sqaroi rrugët e këqija që të largohen prej tyre. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, i cili porositi në zgjedhjen e shoqëruesit të mirë dhe tërhoqi vërejtjen nga shoqëruesi i keq, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe ata që ecën rrugës së tij, u kapën për sunetin e tij deri në Ditën e Kiametit.

O ju robër të Allahut

Keni frikë Allahun dhe dijeni se njeriu në këtë botë nuk mund të jetojë vetmas, i izoluar  prej njerëzve, ngase është i nevojshëm që të përzihet me ta e të shoqërohet. Kjo përzierje patjetër se ka gjurmët e saja qofshin të mira apo të këqija, varësisht prej llojit të atyre me të cilët ulet e shoqërohet. Prej këtu janë bashkuar tekstet e Kuranit dhe sunetit të cilat porosisin në zgjedhjen e shoqëruesit të mirë dhe largimit nga shoqëruesi i keq. Allahu thotë: “Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor”. En’am 68.

I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq, si shitësi i parfumit dhe farkëtarit, Sa i përket shitësit të miskut, ai ose do të, të japë diç nga misku ose së paku do të dalësh nga ai me aromë të mirë. Ndërsa farkëtari ose do t’i djegë rrobat tuaja, ose së paku do të dalësh nga ai duke ndier një erë te neveritshme”. Mutefekun alejhi.

Vendose këtë hadith çdo herë në mendjen tënde kur ti shoqërohesh me njerëzit në tregje e në tubime, në shtëpitë apo në shkolla, në zyre dhe në çdo vend ku njerëzit përzihen, zgjedh të mirët prej njerëzve që të jenë shokë, dashamirës, partnerë, të sjellshëm e këshilltarë, ky hadith madhështor tregon se shoku i mirë në të gjitha rastet për të është i mirë, i bereqetshëm, i dobishëm dhe përfitues, sikur shitësi i parfumit nga i cili përfiton ose duke dhuruar, shitë, apo së paku në kohë të ndejës me të do të jesh i kënaqur, me gjoks të hapur nga era e parfumit, shoku i mirë të urdhëron për bamirësi, të ndalon nga e keqja, të flet me dituri të dobishme, me fjalë të sinqerta dhe urtësi të madhe, ti tregon të metat e tua dhe të tërheq nga gjëra që nuk kanë të bëjnë me ty, që mundon veten duke të mësuar, që të shpjegon ty, të përmirëson e korrigjon, kur je shkujdesur të përkujton, kur je mospërfillës apo lodhesh mas të këqijave, të tërheq vërejtjen, të mbron nderin tënd në prezencë dhe mos prezencën tënde. Ata janë njerëz me të cilët nuk është fatkeq shoqëruesi, mbi ta zbret mëshira e merr pjesë në të, së paku çka mund të kesh dobi prej shokut të mirë është dobia që nuk është e panjohur, e ajo është se të ndal nga të këqijat e mëkatet, e garon në punë të mira, dobitë e shokut janë shumë që nuk numërohen, mjafton që njeriu të ketë parasysh shokun e tij, se ai është në fenë e shokut të vet.

Nga shoqërimi me të mirët përfitojnë edhe kafshët, siç ka ndodhur me qenin i cili ka qenë me banorët e shpellës, e kaploi edhe atë bereqeti, edhe atë e goditi gjumi ashtu siç i goditi ata në atë gjendje të çuditshme, e u bë të përmendet.

Ndërsa shoqërimi me të këqijtë është helm vdekjeprurës, vuajtje e fundosur. Ata i japin guxim dhe nxisin në veprimin e mëkateve dhe gjërave të shëmtuara dhe ua hapin dyert e të këqijave atyre që ulen dhe shoqërohen me ta, ia lirojnë atij rrugët e mëkateve, pra nga shoku i keq, nëse nuk merr pjesë me të në të vepruar ke marrë një pjesë të tij për pajtimin me atë që ka vepruar, apo heshtje për dëmin e bërë. Sikur farkëtari mbi qymyrin e nxehur e ti je ulu afër tij, të djeg trupin, teshën dhe të mbush me erë të keqe. Në ndejat me të tillët bie  në përgojim, bartje fjalësh, gënjeshtër, fyerje, fjalë shfrenimi, në dëfrim e lojë, në dëshirë të mëkatarëve për tu fundosur në gjëra të kota, shoqërimi me ta është e dëmshme nga të gjitha aspektet. Sa popuj janë shkatërruar për shkak të tyre, sa i kanë drejtuar shokët kah shkatërrimi duke qenë të ditur apo duke mos ditur?

Ja tani dy raste me përfundim të keq që kanë ndodhur për shkak të shoqërimit të këqijve.

Rasti i parë: Është përmendur se Ukbeh ibn Ebi Muait ulej me të Dërguarin salallahu alejhi ue selem në Meke dhe nuk e dëmtonte e fyente, ndërsa Kurejshitët kur uleshin me të e dëmtonin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. E Ibn Ebi Muiti kishte një shok të tij jobesimtar në Sham, e Kurejshitët menduan se ky ka pranuar Islamin, kur shkoi në Sham ai cili kishte kuptuar për sjelljen e tij me të Dërguarin, iu hidhërua shumë dhe refuzoi ti flet deri sa ta fyen të Dërguarin salallahu alejhi ue selem, e ky e realizoi atë që kërkoi shoku i tij jobesimtar, e fundi i tij ishte se u vra si jobesimtarë në betejën e Bedrit, Allahu zbriti fjalën e tij për këtë rast: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar”. Furkan 27-29. Ky ajet është gjithëpërfshirës për ata që shoqërojnë zullumqarët, që e devijojnë nga rruga e Allahut, ai do të pendohet Ditën e Kiametit për shoqërimin me ta dhe refuzimin e rrugës së udhëzimit me të cilën ka ardhur i dërguari salallahu alejhi ue selem.

Rasti i dytë: E transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Seid ibn Musejjib e ky nga babai i tijtë ketë thënë: “Kur i erdh vdekja Ebu Talibit, erdhi i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, e aty ishte Abdullah ibn Ebi Umeje dhe Ebu Xhehli. E i tha atij: O mixha im, thuaj La ilahe il Allah, fjalë me të cilën do të argumentojë për ty tek Allahu. Ata dy thanë: A po e braktisë fenë e AdbulMutalibit, i dërguari salallahu alejhi ue selem ia përsëriti, e fjalën e fundit e tha: Jam në fenë e AbdulMutalibit dhe refuzoi të thotë: La ilahe il Allah, e i dërguari salallahu alejhi ue selem tha: Do të kërkoj falje për ty deri sa të ndalohem, e Allahu i zbriti: “Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit”. Teube 113.

Dhe zbriti ajetin për Ebu Talibin “ Eshtë e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit”. Kasas 56.

Pra ky rast është kërcënim i madh nga shoqërimi me të këqijtë, në Ditën e Kiametit shoku shokut të këtij lloji do ti thotë: “Ah, të kishim qenë larg mes vete sa Lindja me Perëndimin; sa shok i keq je ti”. Zuhruf 38.

Pra keni kujdes o ju robër të Allahut veten tuaj dhe shoqërohuni me bamirësit, të devotshmit, përzihuni me njerëzit e mirë dhe të përqendruar, largohuni dhe largoni fëmijët tuaj nga shoqërimi  me të këqijtë, të shfrenuarit, posaçërisht në këtë kohë ku janë të pakët bamirësit dhe përplasen valët e fitneve. Rreziku është i madh, i përkushtuari për fenë është i huaj në mesin e njerëzve, dhe ka ndodhur ajo që i dërguari salallahu alejhi ue selem ka lajmëruar me fjalën e tij: “Islami ka filluar si i huaj, do të kthehet i huaj ashtu siç ka filluar, xheneti qoftë për të huajt, i thanë e kush janë të huajt o i dërguari i Allahu. Tha: “Ata të cilët bëjnë mirë kur njerëzit prishin” në një transmetim tjetër, “përmirësojë atë që njerëzit tjerë prishin”.

Kërkoj mbrojtje nga djalli i mallkuar: “Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t’u vijë befas duke mos e hetuar fare. Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.(Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!” (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë. Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar! Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë. E  ky është xhenneti që u është dhënë për atë që keni punuar. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani”. Zuhruf 66-73.

Shejh Salih ibn Feuzan Ali Feuzan

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM