Kuptimi i ajetit “Dhe, Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botërat-krijesat”

Kuptimi i ajetit “Dhe, Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botërat-krijesat”

0 4981

Pyetja: Disa njerëz e lidhin faktin që i dërguari salAllahu alejhi ue selem nuk ka vrarë pos një njeriu gjatë jetës së tij me ajetin Kuranor “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”, a mund të ndërlidhet me këtë ajet?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Së pari: Allahu thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”, dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të fjalës (për të gjitha botërat), për të cilët është i dërguar Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem mëshirë për ta.

Ibn Xheriri Allahu e mëshiroftë ka thënë: Allahu i thotë të dërguarit Muhamed salAllahu alejhi ue selem: Dhe, ne të kemi dërguar tek krijesat tona vetëm si mëshirë për ata që të kemi dërguar”.

Më pas, komentatorët e Kuranit kanë divergjenca rreth kuptimit të këtij ajeti, a është për qëllim i gjithë njerëzimi, besimtarët prej tyre dhe jobesimtarët? Apo ka për qëllim vetëm besimtarët e jo edhe jobesimtarët?

Disa prej tyre kanë thënë: ka për qëllim të gjithë njerëzit, besimtarë dhe jobesimtarë.

Ibn Abasi radijAllahu anhu ka thënë: “Kush ka besuar Allahun dhe Ditën e Kiametit atij i takon mëshira në këtë botë dhe botën tjetër, e kush nuk ka besuar Allahun  dhe të dërguarin e Tij amnistohet nga poshtërimi dhe shkatërrimi që ka goditur umetet e mëhershme”.

Disa të tjerë kanë thënë: Ka për qëllim vetëm besimtarët dhe jo të tjerët.

Mendimi më i saktë është thënia që është transmetuar nga ibn Abasi se Allahu e dërgoi Muhamedin salAllahu alejhi ue selem mëshirë për gjithë njerëzit, besimtarë dhe jobesimtarë. Allahu me të i udhëzoi besimtarët, dhe me besim në të dhe të vepruarit sipas asaj me të cilën erdhi nga Allahu e fut në xhenet. Ndërsa për jobesimtarin Allahu e largon prej tij dënimin e afërt që iu vinte popujve që përgënjeshtruan të dërguarit e tyre më parë.” Shkurtimisht nga Tefsiri i Taberiut 18/551-552.

Ibn Haxher Hejthemi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Dërgimi i tij, salAllahu alejhi ue selem, është mëshirë po edhe për armiqtë e tij, nga aspekti i mos shpejtimit të dënimit për ta”.

Ajo që e qartëson këtë mëshirë gjithëpërfshirëse me dërgimin e pejgamberit tonë Muhamed salAllahu alejhi ue selem, është fjala e Allahut: “(Kujtoje) kur, ata thanë: “Zoti ynë, nëse ky (Kur’ani) është e Vërtetë e zbritur prej Teje, lësho mbi ne gurë si shiu nga qielli, ose dërgona ndëshkimin e dhembshëm! Perëndia nuk i ndëshkon ata, derisa ti je në mesin e tyre; dhe Perëndia nuk i ndëshkon, nëse ata kërkojnë falje” Enfal 32-33.

Shejh Muhamed Rashid Rida Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk është dëshirë e as vepër e Allahut të Madhëruar, as nga mëshira dhe urtësia e Tij, që ti dënojë ata kur ti je në mesin e tyre o i dërguar, por Ai të dërgoi mëshirë për gjithë njerëzimin, bekim e jo dënim e zemërim, bile nuk është nga zakoni gjithashtu ti dënon të tillët prej përgënjeshtruesit të pejgambereve, kur ata ishin ende pranë tyre, por i nxirrte ata së pari, sikur që ka thënë ibn Abasi”. Përfundoi nga tefsiri ElMenar 9/545.

Medito rreth qëndrimit të jashtëzakonshëm i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, të cilin e kishin përgënjeshtruar banorët e Taifit, e plagosën shumë, e ai po i thirrte që ta besojnë Allahun Një, e nuk kërkonte prej tyre gjë tjetër.

Transmeton Buhariu (3231) dhe Muslimi (1795) se Aisheja radijallahu anha, gruaja e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem kishte pyetur të dërguarin salAllahu alejhi ue selem: A ke pasur ndonjë ditë më të vështirë se sa dita e Uhudit? Tha: “Kam përjetuar prej popullit tënd atë që përjetova! Por më së rëndi që përjetova prej tyre ishte ditën e Akabes, kur dola para Ibn Abdi Jalila ibn Abdi Kulal, e nuk mu përgjigj në atë që unë desha, u largova i brengosur në fytyrë, duke vazhduar të eci dhe nuk pushova derisa e pashë veten në Karn Thealib. Aty ngrita kokën nga qielli dhe, papritur pashë një re që më bënte hije dhe sipër së cilës ndodhej Xhibrili alejhi selam! Ai më thirri dhe më tha: ‘Allahu e ka dëgjuar fjalën që të ka thënë ty populli yt dhe si të janë përgjigjur ty. Tashmë Allahu të ka dërguar melekun e maleve, kështu që mund ta urdhërosh atë t’u bëjë atyre njerëzve çfarë të duash ti! Meleku i maleve më thirri, më përshëndeti dhe më tha: ‘o Muhamed! Më urdhëro ç’të duash! Nëse do, unë i bashkoj të dy malet (e luginës) dhe ua hedh atyre përsipër/ Ndërsa Pejgamberi alejhi selam. tha: “Jo, por shpresoj se Allahu do të nxjerrë nga pasardhësit e tyre fëmijë, të cilët do të adhurojnë Allahun Një e të Vetëm duke mos i vënë Atij shokë në adhurim, duke mos adhuruar tjetër përveç Atij”.

Së dyti: Shumë prej dijetarëve kanë përmendur se i dërguari salAllahu alejhi ue selem nuk ka mbytur me dorën e tij pos Ubej ibn Halefin, e vrau ditën e Uhudit.

Shejh Islam ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë: “I dërguari salAllahu alejhi ue selem ishte njeriu më i përsosur në trimëri, e cila gjë është e synuar tek prijësit e luftërave, dhe nuk ka vrarë me dorën e tij pos Ubej ibn Halefin, e vrau ditën e Uhudit, dhe nuk ka vrarë askënd para ose pas vrasjes së atij”. Përfundoi nga libri “Minhaxh Nubuve” 8/57.

Ndoshta Allahu ka dëshiruar që ky njeri i keq të ketë dënimin më të dhembshëm, e i ka caktuar atij të vritet nga dora e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, ngase ishte prej armiqve më të mëdhenj i tij dhe fesë islame. Imam Buhariu transmeton se ibn Abasi radijAllahu anhu ka thënë: “Hidhërimi i Allahut shtohet mbi atë që e ka vrarë një pejgamber, hidhërimi i Allahut shtohet mbi atë që ka gjakosur fytyrën e të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem”. (4076)

Imam Ahmedi transmeton nga ibn Mesudi radijallahu anhu se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Njerëzit që më së shumti do të dënohen ditën e Kiametit janë: njeriu që është  vrarë nga një pejgamber, apo ka vrarë pejgamber, prijësi në devijim dhe skulptorët (piktorët)”. Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka vlerësuar të mirë (hasen) në librin e tij.

Së treti: Padyshim se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem edhe pse nuk ka vrarë me dorën e tij fisnike pos këtë njeri të keq, ai është i cili urdhëroi për luftë dhe nxiti besimtarët në të. Nuk ka kundërshtim mes lejimit dhe nxitjes për luftë dhe të ketë vrarë këtë person apo dikë tjetër, nuk ka kundërshtim mes gjithë asaj dhe fjalës së Allahut “E, Ne të dërguam (ty o Muhamed) vetëm si mëshirë për gjitha botërat-njerëzimit” Sepse Allahu me të vërtetë e dërgoi atë që ti nxjerr njerëzit nga errësirat në dritë, ti drejton në rrugën e drejtë, të fillon luftën në rrugën e Allahun, dhe vrasjen e armiqve të Tij të cilët dëshirojnë të shuajnë dritën e Allahut e të bëjnë ngatërresa në tokë dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë.

Allahu i Madhëruar thotë: “O Pejgamber! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve, dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është skëterra, e ky është vendbanim i shëmtuar”. Teube 73.

O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë”Enfal 65.

Lufta në rrugë të Allahut dhe luftimi i armiqve të Allahut ishte një prej shkaqeve më të mëdha për përhapjen e fesë dhe nxjerrjen e njerëzve nga errësirat e kufrit në dritën e imanit, e kjo është mëshira më e madhe që u ka arritur njerëzve: ti shpëtojë Allahu nga mosbesimi në besim, nga errësirat në dritë.

Për shkak madhështisë së kësaj mëshire, prej nga nuk e ndjejnë njerëzit e as që e paramendojnë, është habitur Zoti i botëve, Ebu Hurejra radijAllahu anhu ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem duke thënë: “Është çuditur Zoti ynë aze ve xhel nga njerëzit që udhëhiqen për në xhenet të prangosur”. E transmeton Buhariu 3010.

Në komentin e fjalës së Allahut: “Ju jeni njerëzit më të mirë nga i gjithë populli që janë paraqitur ndonjëherë” Ebu Hurejra radijAllahu anhu ka thënë: “Njerëzit më të mirë për njerëzit, i sjellin ata me pranga në fyt derisa të hynë në xhenet”. E transmeton Buhariu 4557.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli