KUPTIMI I DREJTË I DEVOTSHMËRISË NË FENË E ALLAHUT

KUPTIMI I DREJTË I DEVOTSHMËRISË NË FENË E ALLAHUT

0 1705

Kuptimi i drejtë i devotshmërisë në Fenë e Allahut xhele shanuhu:

1 – Zbatim i urdhërave të Allahut dhe largim nga ndalesat e Tij.

2 – Të veprosh me bindje ndaj Allahut, me dritë nga Allahu, duke

shpresuar shpërblimin e Allahut; si dhe të heqësh dorë nga mosbindja ndaj Allahut, me dritë nga Allahu dhe duke iu frikësuar dënimit të Allahu.

3 – Ose po deshe thuaj: të veprosh duke e ndjerë mbikqyrjen e Allahut në çdo gjë të vogël apo të madhe dhe duke u druajtur nga ajo gjë që Ai e urren, duke e nderuar dhe madhëruar të Përsosurin nga çdo e metë.

4 – Janë fjalët dhe veprat e mira, të fshehta apo të shfaqura.

Është transmetuar se Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e pyeti Ubej Ibën Kabini,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- për devotshmërinë, dhe ai u përgjigj: “A ke ecur ndonjëherë në një rrugë me gjemba?” Ai tha: “Posi jo!” I tha: “E çfarë bëre?” Tha: “Përvesha izarin dhe kalova duke u ruajtur nga gjembat.” Ai tha: “Ajo është tekuaja.” Dhe për shkak të pozitës dhe rëndësisë madhështore që ka devotshmëria në secilin prej sheriateve të Allahut, të cilat u vulosën me Sheriatin e Muhamedit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- Allahu ka porositur për devotshmërinë në Librin e Tij Madhështor të gjithë popujt, që nga Ithtarët e Librit, popujt e tjerë dhe Umetin tonë. Dhe ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

E me të vërtetë Ne i këshilluam ata të cilëve iu dha Libri para jush dhe ju këshillojmë juve që të keni tekua ndaj Allahut.” Nisa; 131.

Përzjodhi dhe përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 286