KUPTIMI I MORALIT TË MIRË DHE MORALIT TË KEQ

KUPTIMI I MORALIT TË MIRË DHE MORALIT TË KEQ

0 1337

Imam Gazaliu,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Morali i mirë është:

1: Cilësi e të zgjedhurve të Allahut (të dërguarve)..

2: Vepër specifike e të drejtëve (çiltërve)..

3: Realizim i shenjave bazike të  kësaj Feje..

4: Fryt i të devotshmëve..

5: Dhe fryt i  adhuruesve të dalluar (të përkushtuar në ibadet).

Ndërsa, sa i përket moralit të keq,ai është:

1: Është sëmundje vdekjeprurëse..

2: Dënim i pakontestueshëm..

3: Paturpësi e shëmtuar…

4: Humbje e qartë..

5: Ves i keq..

6: Të largon nga mëshira e Zotit të Gjithësisë..

7: Është kabllo lidhëse mes pronarit të moralit të keq dhe shejtanëve..

8: Dhe është derë e hapur drejt zjarrit të Allahut të ndezur fortë:

Është zjarri i Allahut i ndezur fort. Që depërton deri në loçkë të zemrës. Ai i mbyll ata dhe ua zë frymën. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.”

I mjafton poseduesit të moralit të mirë se ai është nderuar me këtë begati nga Allahu xhele shanuhu, e cila është cilësi e të zgjedhurve të Allahut dhe të sinqertëve, ndërsa  poseduesi i moralit të keq e udhëheq veten e tij në dynja dhe ahiret, drejt dënimit të dhembshëm të zjarrit të xhehenemit, Allahu na ruajt!

Morali i mirë e dërgon robin e Allahut drejtë shijimit të begative në dynja dhe ahiret, drejt xhenetit të Allahut, takimin me pejgamberët, sinqertit, shehidët dhe të mirët. Ndërsa, morali i keq është sëmundje e zemrës, largim nga shoqërimi me evlijat e Allahut, largim nga xheneti dhe afrim kah zjarri i xhehenemit, dëshpërim në dynja dhe në ahiret.

Janë të shumta argumentet fetare, të cilat na urdhërojnë në edukimin dhe pajisjen tonë  me moral të lartë dhe të pastër fetar.

Allahu xhele veala për të zgjedhurin e Tij, Muhamedin alejhi selam, ka thënë:

Vërtetë, ti (Muhamed) je në një shkallë të lartë të moralit!”.

Pastaj, Allahu xhele veala na bëri të qartë se shkallët e xhenetit janë të ndryshme, e kush dëshiron të ngritet në shkallët e larta të xhenetit, atëherë duhet ta pastrojë veten (nefsin) e tij nga morali i keq e të pajiset me moral të lartë.

Në lidhje me këtë, thotë Allahu në Kur’an:

“(Do ta presin) Xhenete të Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, Ky është shpërblim i atij që e ka pastruar dhe ruajt veten e tij.” 3

Dhe, kjo është ajo që kanë thirrur të gjithë të dërguarit e Allahut popullin e tyre.

Kujto, kur Musai alejhi selam i bëri thirrje dhe i tha Faraonit, mallkimi i Allahut qoftë mbi të:

E ke ndërmend të pastrohesh. Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti tija kesh frikën Atij!.4

Përktheu dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM