KUPTIMI I TEUHIDIT

KUPTIMI I TEUHIDIT

1 4109

Kuptimi i teuhidit

 

Teuhidi është:Ta veçosh vetëm Allahun me adhurim”:  të largohesh nga shirku dhe distancimi nga ithtarët e saj.

Disa tjerë e kanë definuar si vijon: Teuhidi është dituria dhe pranimi bashkë me besimin e paluhatshëm se Allahu është Ai i vetmi i cili është i veçuar me emrat e Tij të bukura dhe njësimi i Tij me cilësitë më të plota me Madhërinë e Tij, lavdinë e Tij si dhe përkushtimi i adhurimit vetëm ndaj tij[1].

Ehli Sunneti dhe xhemati si argument për vërtetimin e teuhidit bazohet në:

 

Një: Nga Kurani:

 

  1. Allahu në Kuran thotë: ” Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti[2].

Imam Kurtubiu ka thënë: Kuptimi i fjalës “Të më adhurojnë vetëm mua” do të thotë të më njëhsojnë me adhurim vetëm mua[3].

  1. Fjala e Allahut:” Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: Adhuroni vetëm Allahun e largohuni tagutit (gjithçka çfarë adhurohet pos Allahut) por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fund i gënjeshtarëve.[4].

Dijetari i njohur Abdurahman ibn Sadi ka thënë:” Allahu tregon në këtë ajet se ka dërguar tek çdo popull prej popujve pejgamber dhe se argumenti është ngritë mbi të dhe se nuk ka popull prej të hershmëve qoftë apo prej të vonshmëve, vetëm se Allahu atyre u ka dërguar pejgamber dhe të gjithë ata kanë thirrur në një thirrje të përbashkët, në të njejtën fe dhe ajo është: Të adhurohet vetëm Allahu dhe Ai nuk ka shok”[5].

  1. Gjithashtu Allahu në Kuran thotë:” Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka të adhuruar pos Meje, pra Mua më adhuroni[6]. Nga ky ajet Kuranorë bëhet e qartë se çdo i dërguar-paqa e Allahut qoftë mbi ta, ka thirur në njëshmërinë e Allahut dhe në adhurimin e tij duke mos i përshkruar atij shok.

 

Dy: Nga Sunneti:

 

  1. Transmeton Buhariu dhe Muslimi-Allahu i mëshroftë, në sahihat e tyre nga Muadh ibn Xhebeli-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i ka thënë atij:” O Muadh a e din çfarë është obligimi i robërve ndaj Allahut?” – Tha: Allahu dhe i Dërguari i Tij e din më së miri. – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Obligimi i robërve ndaj Allahut është ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i përshkruajnë shok Atij askënd.” – Pastaj pushoi pak dhe tha:” O Muadh a e din se çfarë është obligimi i Allahut ndaj robërve të Tij në qoftë se veprojnë siç thashë më parë?” – Tha: Allahu dhe i Dërguari i tij e din më së miri. – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Obligimi i Allahut ndaj robërve të Tij është të mos e dënon atë i cili nuk i përshkruan shok Atij askënd[7].

Ky hadith përmban në vete obligueshmërinë e adhurimit vetëm të Allahut, pa mos i përshkruar shok Atij, me këtë arrihet teuhidi – njësimi i tij, i Lartësuar qoftë Ai.

  1. Ibën Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, rëfen dhe thotë: Kur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e dërgoi Muadhin në Jemen i tha:” Ti po shkon tek një popull të cilët janë ithtarë të librit, prandaj le të jetë çështja e parë në të cilën i thërret ata: Ta adhurojnë vetëm Allahun, në qoftë se këtë e pranojnë atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë farz pesë kohët e namazit brenda një ditë dhe nate. E në qoftë se e falin namazin atëherë tregoju se Allahu ua ka obliguar zekatin e pasurisë së tyre, e cila meret nga të pasurit e tyre dhe ju jepet të varfërve të tyre, e në qoftë e pranojnë edhe këtë, atëherë largoju dhe mos shiko tua marish pasurinë më të vlefshme të tyre.[8]

Në hadith shihet qartë rëndësia e teuhidit dhe parësorja e kësaj thirrjeje është obligueshmëria e thirrjes pikërisht në teuhid si fillim.

  1. Utban ibn Maliki-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Me të vërtet Allahu ia ka bërë të ndaluar zjarin atij njeriut i cili thotë La ilahe ilallahu duke pasur për qëllim me të fytyrën e Allahut.[9].

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

 

[1] “Kaulu sedid fi mekasidi teuhid” Ibn Sad fq. 18.

[2] Dharijat: 56-58.

[3] “Xhamiul ahkamul Kuran” imam Kurtubiu fq. 17/57.

[4] Nahl:36.

[5] Shiko “Tejsirul-kerim” Ibn Sadi fq. 393.

[6] Enbija:25.

[7] Transmeton Buhariu nr. 567, Muslimi nr. 30.

[8] Transmeton Buhariu nr. 7372, Muslimi nr. 19.

[9] Transmeton Buhariu nr. 425, Muslimi nr. 33 .

GJITHASHTU NË ALBISLAM