KUR DËLIRËSIA SHIHET SI KRIM

KUR DËLIRËSIA SHIHET SI KRIM

0 1547

“Dhe populli i tij nuk kishte përgjigje tjetër, veçse: Dëbojini ata nga qyteti juaj, ata janë njerëz që pastrohen.” (A’raf, 82)

Njeriu normal e ka të vështirë të kuptojë logjikën e mbrapsht dhe mentalitetin agresiv të linçimit, të cilin në mënyrë të orkestruar e promovonin të qoroditurit e popullit të Lutit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Faji i vetëm i të Dërguarit Lut dhe pasuesëve dhe familjarëve të tij besimtarë ishte se ata pastrohen.
Merre me mend, pastërtia faj dhe krim?! Nuk është larg mendsh që i miri të keqtrajtohet për shkak të mirësisë dhe vlerave që kanë përvetësuar. Kjo ndodh kur e keqja merr përmasa dominuese dhe bëhet agresive.
Jemi mësuar të dëgjojmë se drita i pengon atij që i përshtatet errësira, aroma i pengon atij që preferon kutërbimin dhe dëlirësia atij që ka zgjedhë poshtërsinë dhe e kemi të lehtë ta pranojmē se kjo edhe mund të ndodhë. Por, shqetësuese do të ishte po u shndërrua kjo në sistem (jo)vlerash dhe njerëzit të trajtohen si të papërshtatshëm për shkak të pastërtisë, dëlirësisë, ndershmërisë dhe moralit.
Edhe më e keqe bëhet situata kur të ndershmit (intelektualë, hoxhallarë, besimtarë, patriotë) përndiqen nga qarqe të caktuara pse patën mendim dhe qëndrim jokonformist ndaj aktivitetit të turpit.
Njerëz, pastrohuni, rrini të pastër edhe pse dikujt kjo i pengon!

Ekrem AVDIU

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 286