Kur duhet të prish muezini agjërimin e tij – para ezanit ose pas ?

Kur duhet të prish muezini agjërimin e tij – para ezanit ose pas ?

0 2425

Falënderimi i takon Allahut.

Parimi bazë është që personi i cili është agjërueshëm duhet të prish agjërimin e tij, pasi dielli ka perënduar dhe nata ka filluar, sepse Allahu thotë:

“Dhe hani e pini derisa peri i bardhë (drita e agimit), duket për ju dallueshme nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në mbrëmje.” [El-Bekare 2: 187]

Sunet është që të nguten për të ngrënë iftar.

Është transmetuar nga Sehl ibn Sad (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë të bëjnë mirë për aq kohë sa ata nxitojnë për të bërë iftar. ” Transmetuar nga Buhariu, 1856. Muslimi, 1098.

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Kjo tregon se ne jemi të inkurajuar që të ngutemi për të bërë iftar pasi të ketë konstatuar se dielli ka perënduar. Çfarë kjo do të thotë është se Umeti do të vazhdojë të jetë në formë të mirë dhe ata do të jetë mirë për aq kohë sa ata të përmbahen në këtë Sunetit. (Sherh Muslim, 7/208.)

Në lidhje me muezinin, nëse ka njerëz të cilët janë duke pritur për ezanin e tij në mënyrë që ata të prishin agjërimin e tyre, atëherë ai duhet të ngutet për të thirrur ezanin në mënyrë që ai nuk do të jetë një shkak që ata të vonojnë fillimin e iftarit, për shkak se është në kundërshtim me Sunetin.

Por në rast se ai prish agjërimin e tij me diçka të thjeshtë (si ujë), që nuk do të bëj që të vonojë ezanin, atëherë nuk ka asgjë të keqe me këtë.

Në qoftë se askush nuk është duke pritur për të dëgjuar ezanin e muezinit, si në qoftë se ai është duke thirrur ezanin për veten e tij (si një njeri i cili është i vetëm në shkretëtirë), ose ai është duke thirrur ezanin për një grup të njerëzve të cilët janë afër tij (si një grup të udhëtarëve), atëherë nuk ka asgjë të keqe që ta prishin së bashku agjërimin para se të thërret ezanin.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli