Kur është koha e leximit të sures Kehf ditën e Xhuma?

Kur është koha e leximit të sures Kehf ditën e Xhuma?

0 14246

Pyetje: Kur është koha e leximit të sures Kehf ditën e Xhuma?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Sureja Kehf lexohet natën e xhuma apo ditën e saj, fillon prej natës së xhuma, që është pas perëndimit të diellit të ditës së enjte dhe përfundon ditën e xhuma me perëndim të diellit, pra koha e leximit të kësaj sure është prej perëndimit të diellit ditën e enjte deri në perëndim të diellit ditën e xhuma.

Hafidh ibn Haxheri Allahu e mëshiroftë ka thënë: Kështu gjendet në transmetime “ditën e xhuma” dhe në disa transmetime “natën e xhuma”, qëllimi është dita së bashku me natën dhe nata së bashku me ditën. Nga libri “Fejd Kadir” 6/199.

Menavi ka thënë: “Është sunet të lexohet ditën e xhuma, njësoj edhe në natën e kësaj dite, siç e përmend edhe Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë”. Nga libri “Fejd Kadir” 6/198.

Muhamed ibn Salih Munexhid

Islamqa.com / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM