KUR FYHEN DIJETARËT KËSHILLA NGA IBËN UTHEJMINI-ALLAHU E MËSHIROFTË

KUR FYHEN DIJETARËT KËSHILLA NGA IBËN UTHEJMINI-ALLAHU E MËSHIROFTË

0 1388

Fjalinë e njohur “Mishi i dijetarëve është i helmuar” e ka përmendur Ibën Asakiri në librin e tij “Tebjinu Kedhibil Mufteri” fq. 29. Këtë fjali dukush e ka kuptuar gabimisht dhe për shkak të gabimit në kuptim e ka përqeshur atë si dhe e ka refuzuar.

Gabimi i parë në kuptim të kësaj fjalie është të besosh se dijetarët janë të mbrojtur nga gabimi dhe se nuk lejohet tu tregohet ose korrigjohet gabimi i bërë. Kështu nuk mendon ai që dallohet me arsye, ai që e di se dijetarët janë njerëz si të tjerët dhe vlera e tyre është se ata mbi supet e tyre bartin trashëgiminë e të Dërguarve të Allahut, alejhimu selam. Sidoqoftë duhet të dihet se këshillimi dhe korrigjimi i tyre duhet të bëhet me dituri dhe edukatë.

Gabimi i dytë në kuptimin e kësaj fjalie është se dikush e merr si arsyetim për të përgojuar dikë që nuk është në shkallën e dijetarëve. Edhe kjo është një gabim, prandaj thënësi i kësaj fjalie duhet që ti merr parasysh këto gabime të mundshme në kuptim dhe t’ua qartësojë atyre të cilëve ua tregon.

Në vijim desha të përmendi disa citate të Shejhut Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, që janë përmendur në komentimin e librit “Rijadu Salihin”.

Në komentin e hadithit “o robërit e Mi, Unë vetes ia kam ndaluar padrejtësinë” ai thotë: Përgojimi i dijetarëve e zvogëlon peshën e diturisë që e mbajnë në kraharorët e tyre, dhe të cilën ua mësojnë njerëzve. Si pasojë të kësaj njerëzit nuk do ta pranojnë prej tyre diturinë e tyre dhe kjo është në dëm të fesë.

Ai gjithashtu thotë: të flasësh për kërkuesit e dijës është kritikë për dijetarët dhe për sheriatin që ata e bartin. Njerëzit nuk do tu besojnë e as do të pranojnë prej tyre nëse shtohet biseda rreth tyre. Prandaj detyra e njeriut është që kur të shtohet ky lloj i bisedave ta ruaj gjuhën e tij dhe të mos flasë përveç atëherë kur dobia është e dukshme. Edhe atëherë kur pyetet le të thotë Allahun e lus për udhëzim, Allahu na udhëzoftë të gjithë. (7/118-119)

Në komentin e tij të kaptinës Respekti i dijetarëve, të moshuarve dhe njerëzve me merita ai shkruan:

Me termin dijetarët autori ka për qëllim dijetarët e sheriatit që janë trashëgimtarë të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve selem. Pasi të Dërguarit e meritojnë respektin dhe nderimin edhe për trashëguesit e tyre duhet të ketë një hise. Nderimi i dijetarëve është nderim i sheriatit që ata e bartin. Me nënçmimin e dijetarëve nënçmohet sheriati. Atëherë ku përbuzet dijetari përbuzet edhe dija e fesë që e mbajnë dhe humbet vlera e

tyre në sytë e njerëzve. Çdokush i nënvlerëson dhe nënçmon. Pas kësaj çdokush e merr guximin të thotë unë jam dijetari unë jam njohësi i hollësive, unë kuptoj unë jam mrekullia e kësaj kohe, unë jam deti i gjerë pa brigje. Kur nuk ka dijetarë çdokush flet si ja merr mendja dhe copëtohet sheriati për shkak të veprave që i bëjnë disa mendjelehtë. (3/230-232)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: Allahu e mëshiroftë Musain, është sprovuar më shumë se kaq dhe ka duruar. Mësimi që nxjerrim nga këto fjalë është se dijetarët sprovohen, ngacmohen dhe durojnë. Këtë fjalë i Dërguari i Allahut e ka thënë tetë vite pas hixhretit e jo në fillim të shpalljes por pasi që filluan të vërtetohen shenjat e vërtetësisë së tij. E tha kur u akuzua se nuk është i drejtë në ndarje. Nëse kjo fjalë i është thënë të Dërguarit atëherë nuk është larg mendjes se do ti thuhet edhe ndonjë dijetarit. Shejtani i nxit këta që të flasin për dijetarët. Nëse nëpërkëmbet dijetari nga këta atëherë nuk mbet kush ti udhëzojë njerëzit drejtë Librit të Allahut dhe udhëheqësi i tyre bëhet shejtani dha paria e tij. Për këtë shkak përgojimi i dijetarëve është mëkat më i rëndë se sa përgojimi i tjerre. Përgojimi i dijetarëve nuk e dëmton vetëm përgojuesit dhe të përgojuarin ai e dëmton Islamin sepse dijetarët janë bartësit e flamurit të Islamit. Nëse njerëzit e humbin besimin në fjalët e tyre, bie flamuri i Islamit dhe kështu dëmtohet Umeti i muslimanëve.

Tham mos u habit nëse dëgjon dikë duke i fyer dijetarët, fjalë të tilla janë thënë për të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem dhe ka duruar. Shpreso në shpërblim tek Allahu dhe dije se përfundimi i mirë është për të devotshmit. (1/255-256)

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM