KUR GJAKATARI FLET PËR TERRORIZËM

KUR GJAKATARI FLET PËR TERRORIZËM

0 1581

Nëse nuk turpërohesh vepro si të duash është hadith autentik profetik i cili i përshkruan ata të cilët, edhe pse kryejnë mëkate të mëdha dhe krime të papara, nuk turpërohen, ngase virtyti i turpit tek ta nuk ekziston.

Si duket numri i njerëzve të këtillë në këtë kohë është i madh. Ja ku e kemi Netejahun gjakatarin duart e të cilit ende nuk janë tharë nga gjaku i fëmijëve të Gazës, duke mos i përmendur krimet e tij të kaluara, merr pjesë në marshin e Parisit kundër asaj që e quajnë “terrorizëm”.

Si duket ky nocion i paqartë përdoret vetëm në raste kur derdhet gjak perëndimor dhe evropian, ose thënë shkurtimisht gjaku jomysliman. Nëse derdhet gjaku i myslimanëve sunit, madje edhe me qindra, atëherë kemi përmbajtje nga përdorimi i termit “terrorizëm”.

Nuk kemi mospajtim me perëndimin se sulmi ndaj të pafajshmëve është i papranueshëm. Ajo me të cilën assesi nuk pajtohemi është qasja selektive ndaj viktimave. Për rastin e Parisit kur numri i viktimave ishte më pak se njëzet “krisi kiameti” ndërsa kur kryesit e terrorit janë Netanjahu, tirani i Shamit, shiitët e Irakut dhe Jemenit, organizatat krishtere në Afrikën qendrore, budistët dhe hindusët në Burma etj, kur viktimat janë me qindra mijëra, kemi heshtje inkriminuese.

Netenjahu nuk u mjaftua me pjesëmarrje në marshin kundër “terrorizmit”, që shkaktoi reagime dhe mospajtime sepse vet shteti të cilin ai e udhëheq ka kryer vrasje të gazetarëve, dhe bëri thirrje që perëndimi ti bashkoje forcat me Izraelin dhe qeveritë arabe të “moderuara” për ta luftuar Islamin “ekstrem”.

Ky guxim flet për shkallën selektive dhe të ultë në të cilën ka ra perëndimi në bashkëveprim me të ashtuquajturin “terrorizëm”

Gjakatarët dhe ata që kanë një histori përplot krime gjenocide dhe krime lufte flasin për luftë kundër terrorizmit. Ata me guxim të paparë e

stigmatizojnë Islamin, për mëshirën dhe tolerancën e të cilit dëshmon historia, si “ekstrem”

Ajo që e shton dhimbjen është ngritja e parullave të islamofobisë gjatë marshit në fjalë edhe pse pjesëmarrës ishin edhe disa përfaqësues të vendeve myslimane. Ata aspak nuk reaguan ndaj terrorit sistematik që ushtrohet ndaj vëllezërve të tyre. Ky është një manifestim i dështimit shpirtëror para perëndimit kolonialist.

Fjalët e Netenjahut nuk ishin për tu habit. Ai e shfrytëzoi rastin për ta sulmuar Islamin dhe myslimanët ashtu siç e shfrytëzuan edhe partitë e së djathtës radikale. Shumë revista britanike dhe amerikane theksuan se përfituesi më i madh nga ndodhia e Parisit janë partitë e së djathtës ekstreme në Evropë.

Më i keq ishte fjalimi të cilin Netenjahu e mbajti në sinagogën e Parisit në të cilin i kujtoi evropianët se rreziku më i madh me të cilin ballafaqohet njerëzimi në këtë kohë është islami “radikal/ekstrem”. Krimet e çifutëve në Palestinë dhe gjenocidet e tyre përgjatë historisë nuk konsiderohet “rrezik” për njerëzimin. Ndoshta vetëm për shkakun se gjaku i palestinezëve nuk është aq i “çmueshëm” sa gjaku i çifutëve dhe evropianëve!? Gjithnjë sipas kuptimit të Netenjahut.

Më e tmerrshme është kur Netenjahu flet për modele të vlerave morale. Kanali i dytë në Izrael e transmetoi deklaratën e tij: Ne në Izrael, qeveritë e moderuara arabe dhe bota e lirë në përgjithësi duhet të bashkohemi për të “ngadhënjyer” kundër Islamit “radikal” i cili rrezikon jo vetëm ekzistencën tonë por edhe vlerat tona morale.

Ai ligjet që u lejojnë gazetarëve të fyejnë Islamin dhe të tallen me shenjtëritë e tij, natë e ditë, i quan “liri dhe vlera morale”. Kur kjo liri e prek “historinë e sionizmit lidhur me holokaustin” ajo shndërrohet në krim dhe në antisemitizëm.

Kur duke dashtë të tërheq vëmendjen Netenjahu thotë: Nuk kemi mundësi tjetër përveç fitores ndaj atyre që dëshirojnë t’na kthejnë mijëra vite mbrapa, i harron krimet barbare ndaj palestinezëve që realisht e kthejnë botën mijëra vite mbrapa.

Reaguan edhe rrjetet sociale, edhe me të drejtë, duke e satirizuar dhe ironizuar pjesëmarrjen e Netenjahut në Paris. Prej komenteve domethënëse ishte edhe Shejtani këshillon, por nuk mendoj se do të ndryshon gjendjen faktike të përkrahjes nga perëndimi për uzurpuesin sionist.

Editorial i portalit almoslim.net

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 295