KUR JE NË DILEMË TË VENDOSËSH PËR NJË GJË FALI DY REQATE NAMAZ!

KUR JE NË DILEMË TË VENDOSËSH PËR NJË GJË FALI DY REQATE NAMAZ!

0 1595

Nga Xhabir ibën Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, se   i dërguari, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!, ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse ua mësonte suret e Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t`i fal dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë: “O Zot, me diturinë  Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!

E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” e shënon Buhariu dhe Muslimi

Përmbledhje e shpjegimit të ibn Haxherit rreth hadithit

Fjala e ibn Xhabirit: “i dërguari, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!, ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje”. Ibn Ebi Xhemrate ka thënë: është një thënie me kuptim gjithëpërfshirës por me qëllim të përkufizuar, ngase për obligimet (vaxhibet) dhe gjërat e preferuara (mustehab) nuk kërkohet zgjedhje nga Allahu për veprimin apo mosveprimin e tyre, njashtu për haramet, e gjërat e papëlqyera nuk kërkohet istihare për braktisjen e tyre, kështu që përkufizohet çështja në gjërat që janë të lejuara (mubah), por edhe në gjërat të e preferuara nëse bie ndesh mes dy gjërave, me cilën të fillon e cilën ta le. Ibn Haxheri thotë: “Është gjithëpërfshirës për çdo punë të madhe apo të vogël e të nënvlerësuar, mund që mbi një vepër të vogël e të nënvlerësuar të ndërtohen punë të mëdha.

Fjala e tij: “le t`i fal dy rekate (nafile) namaz jo prej namazit farz”.

Është një tërheqje kujdesi, si për namazin e sabahut përshembull. Ibn ebi Xhemrate ka thënë: “Urtuësia e dhënies përparësi namazit para duasë, qëndron aty se; qëllimi i istihares është të arrihet bashkimi i dy mirësive, asaj të kësaj bote dhe të ahiretit, andaj ka nevojë që të trokitet dera e Mbretit absolut, e nuk ka gjë më efektive e më të suksesshme se namazi, pasi që në vete përmban madhërim të Allahut, lavdërim, shprehje e nevojës për Të, për një moment të tanishëm dhe për të ardhmen.

Fjala e tij: “le të thotë”. Siç shihet qartë, se duaja e përmendur bëhet pas përfudimit të namazit, por njëkohësisht mund të konsiderohet edhe renditja e dhikreve dhe lutjeve sikur në namaz, e thuhet para selamit.

Fjala e tij: “O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën!”. Pra, sepse Ti je më i dijshmi, njejtë edhe në fjalën e tij: “Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate“. Kërkoj prej Teje, të më dhurosh fuqi për atë që unë kërkoj, apo të jetë me kuptim; kërkoj prej Teje të ma mundësosh atë që unë kërkoj, e kuptimi i kërkimit të fuqisë është kërkim lehtësimi për të arritur atë.

Fjala e tij: “kërkoj prej të mirave të Tua të shumta”. Është një shenjë deklarimi se të mirat e Allahut janë nga bujaria dhe dëshira e Tij, e askush nuk është meritor për to, siç edhe është qëndrimi i medh’hebit të ehlu sunetit.

Fjala e tij: “sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët”. Flet për atë se dije dhe fuqia absolute i takon vetëm Allahut, e robi nuk ka hise në to përveç atë që Allahu i mundëson.

Fjala e tij: “O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën)”. Siç kuptohen edhe nga koncepti i fjalisë është se duhet përmendur arsyeja, por, që mund të ketë kuptimin e prezentimit të arsyes me zemër.

Fjala e tij: “bëj të mundshme që të realizohet”. Pra, bëje të mundshme që të realizohet apo ma lehtëso mua këtë që dëshiroj.

Fjala e tij: “largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo”. Pra, që zemra e tij të mos jetë e varur me atë.

Fjala e tij: “pastaj më bëj të kënaqur me të”. Pra, më bëj të kënaqur me të, e të mos ndiej keqardhje për kërkesën e as për ndodhinë, sepse unë nuk  di fundin e saj, edhe nëse në momentin që e kam kërkuar kam qenë i pajtuar me të. Urtësia e kësaj është që të mos jetë zemra e tij e varur me atë gjë, e të mos jetë i qetë. Të jetë i kënaqur nënkupton të jetë i qetë me caktimin e Allahut.

PREJ POROSIVE PROFETIKE

  • Pajtueshmëria dhe nënshtrimi: duaja e istihares është dorëzim i çështjes Allahut të Madhëruar, duke vepruar shkaqet e lutjes, e që është kuptimi real i tevekulit ‘mbështetjes në Allahun’.

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Ndodh që njeiru të kërkon istihare prej Allahut, dhe Allahu t’i bën zgjedhje atij, e ky më pas hidhërohet me Zotin, e nuk pret të shikon fundin e saj, ngaqë ka qenë vetm se hajr për të.”

Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Nuk e kam dert a zgjohem në atë që unë e dua apo e urrej, sepse unë e di nuk e di se hajri a është në atë që e dua apo në atë që e urrej.”

Imam ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të mundshmen e rrethojnë dy gjëra: istihareja para saj, dhe pajtueshmërinë (të qenit i kënqur me të) pastaj.”

  • Istiharja dhe konsulltimi: Allahu i Madhëruar na nxit gjithashtu që të konsultohemi, e të marrim mendimin e të mençurve e të urtëve, të bashkojmë mes dy mirësive, me istihare dhe konsultim. Shejhul islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk i bie pishman ai i cili kërkon istihare prej Krijuesit e konsultohet me krijesat besimtarë, e vendos për çështjen e tij, Allahu thotë: “Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Falju gabimin atyre dhe kërko falje te Allahu për ta, e bisedo me ta për punë të jetesës. Kur të vendosish për diçka, mbështetu te Allahu. Se Allahu me të vërtetë, i don ata që mbështeten tek Ai.” Sureja, Ali Imran, 159.

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

HADITHI I NJËZET E NJË

Përktheu nga gj. arabe Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM