Kur urdhëroj në të mirë dhe ndaloj nga e keqja sprovohem nga njerëzit, çfarë të bëj?

Kur urdhëroj në të mirë dhe ndaloj nga e keqja sprovohem nga njerëzit, çfarë të bëj?

Nuk ka dyshim se ai i cili urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja do të has në vështirësi, prandaj mos u habit nga kjo rrugë, sepse ky është një adhurim që vjen nga frytet e besimit në zemër, prandaj besimtari pasi që e kupton rëndësinë e kësaj dispozite le të përgatitet me një bagazh të madh të durimit gjatë kryerjes së këtij adhurimi, të jetë i bindur në shpërblimin e Allahut dhe kjo për shkak të vështirësive dhe sprovave që pritet ti vuaj në këtë rrugë.

Ibn Kethiri thotë: “Urdhëruesi në të mirë dhe ndaluesi nga e keqja patjetër të sprovohet nga të tjerët, prandaj urdhërohet të bëjë durim.”[1]

Prej këshillës së Llukmanit ndaj birit të tij është edhe kjo: “O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.”[2] Prandaj e urdhëroi djalin e tij me durim, pasi të urdhërojë në të mirë dhe të ndalojë nga e keqja e kjo sinjalizon se pas këtij veprimi vijnë sprovat.

Ndërsa ki kujdes mos u dobëso as mos u shqetëso, qëndro ndaj belave me besim dhe bindje, shpreso, bën durim sa të kesh mundësi, folu njerëzve nën dritën e fjalës së Allahut: Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.”[3]

 

Përgatiti: Nexhat Ceka

[1] “Tefsir ibn Kethir“ 3/450.

[2] Llukman: 17.

[3] Jusuf: 108.