KURANI FAMËLARTË

KURANI FAMËLARTË

0 680

Kurani është fjalë e Allahut xhele shanuhu, e zbritur tek i dërguari i Tij, vula e të gjithë Pejgamberëve Muhamedi alejhi selam, i cili fillon me suren Fatiha dhe përfundon (përmbyllet) me suren Nas.

Allahu xhele shanuhu thotë :”Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe)“.(Sure Insan ajeti: 23).
Na e zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju“.(Jusuf: 2).
Dhe e ka ruajtur Allahu azze vexhele këtë Kur’an të madhërishëm nga ndryshimi, shtimi, manëgsimi dhe këmbimi,dhe e ka marrë nën kujdesin e Tij ruajtjen e këtij Libri dhe në lidhje me këtë ka thënë: ”Na, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij)“. (Sure Hixhr :9), dhe si rrjedhojë e kësaj përkujdesje ka kaluar kohë e shumtë dhe nuk ka arritur askush prej armiqve të Tij që të ndryshoj diçka nga Kurani, të shtojë, pakësojë, ose këmbejë, e që Allahu mos ta mbrojë këtë Libër nga çdo ndryshim.

Dhe Allahu e ka cilësuar këtë libër me  veçori të shumta, që aludon në bereqetin e këtij libri, efektet dhe specifikat. Ky libër është edhe përmbledhës dhe plotësues i librave që kanë zbritur më herët (para tij).

Allahu xhele shanuhu ka thënë:”Na të kemi shpallë ty shtatë ajete, që përsëriten dhe Kuranin e madhërueshëm“. (Hixher: 87), “Kâf. Pasha Kuranin e madhërueshëm“. (Kaf: 1).

(Ky) është një libër (Kurani), që ta kemi zbritur ty, libër i bekuar, për t’i studiuar dokumentet e tij dhe për t’u këshilluar mendimtarët me të“. (Sad: 29).
Ky Libër (Kurani) që ua kemi shpallur, është i uruar, ndiqni atë dhe ruajuni kundërshtimit, për të qenë të mëshiruar“. (Enam: 155).
ky (shpjeguesi i këtyre), është, me të vërtetë, Kurani i nderuar“. (Vakia: 77).
Me të vërtetë, ky Kuran udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe është sihariq për besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh“. (Isra: 9).

Sikur këtë Kuran t’ia shpallim ndonjë mali, ti do ta shihje atë të përulur dhe të copëtuar nga frika e Perëndisë. Këso shembujsh u përkujtojmë njerëzve që të mendojnë“.(Hashr: 21).

E, kur të shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt prej jush kjo do t’ia shtojë besimin?” Sa i përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin, dhe ata do të gëzohen,e sa u përket atyre, zemrat e të cilëve janë të sëmura (me hipokrizi), atyre ua shton mohimin në mohimin që kanë dhe ata vdesin si mohues.” (Teube: 124,125).
Më është shpallur ky Kuran, që t’ju tërheqë vërejtjen me të, juve dhe atyre te kush arrin ky“. (Enam: 19).

E, mos i dëgjo mohuesit dhe luftoi ata me Kuran, në një luftë të madhe“.(Furkan:25).

E, Na ta kemi dërguar ty Librin, – shpjegim për çdo çështje dhe si udhërrëfyes, mëshirë dhe sihariq për muslimanët“. (Nahl: 89).

Na ty (o Muhamed!) ta kemi dërguar Librin (Kuranin), me të vërtetë, vërtetues të librit që e kanë përpara dhe dëshmues i tij. Gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur Perëndia“. (Maide: 48).

Kurani i Madhërishëm është burim i sheriatit islam me të cilin u dërgua Muhamedi alejhi selam tek të gjithë njerëzit (mbarë njerëzimit).

Allahu xhele shanuhu thotë :”I lartësuar është Ai, që i ka shpallur Kuranin (i cili ndanë të vërtetën prej të pavërtetës) robit të Vet (Muhamedit), që të jetë paralajmërues për botët (njerëzit)“.(Furkan:1).

Elif Lâm Râ. Ky është Libri, që ta kemi shpallë ty, që njerëzit t’i nxjerrësh nga errësira në dritë, me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Plotfuqishmit dhe të Falënderuarit, Perëndi, të cilit i përkasin çka ka në qiej dhe në Tokë. E, mjerë për mohuesit nga dënimi i tmerrshëm (që do t’i godasë)“. (Ibrahim: 1-2).

Gjithashtu edhe suneti i Muamedit alejhi selam është burim i sheriatit ashtu siç përmendet edhe në Kuran.

Allahu xhele shanuhu thote:”Kush i bindet Pejgamberit, ai iu ka bind Perëndisë. E, kush zmbrapset (mos u brengos), se Na nuk të kemi dërguar ty që të jesh rojtar i tyre“. (Nisa-80).
Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Perëndia dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë“. (Ahzab: 36).

…atë që ua jep Profeti (si shpërblim), atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie; dhe ruajuni (mos i kundërshtoni) Perëndisë, sepse, Perëndia, me të vërtetë, dënon ashpër“. (Hashr: 7).

Thuaju (o Muhamed!): “Nëse ju e doni Perëndinë, ejani pas meje, atëherë Perëndia ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Perëndia falë dhe është mëshirues“.(Imran:31).

Autor:MUHAMED BIN SALIH EL UTHEJMIN (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu : SUAD SHABANI
Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM