KUSH AGJËRON NJË DITË PËR HIR TË ALLAHUT!

KUSH AGJËRON NJË DITË PËR HIR TË ALLAHUT!

0 234

Agjërimi është prej adhurimeve më të dalluara, prej adhurimeve më të mëdha me të cilat robi i afrohet Allahut, është një zakon i besimtarëve, një virtyt i të devotshmëve, që pastron shpirtin dhe ngre moralin, është një shkollë e devotshmërisë dhe një shtëpi e udhëzimit, kush hyn në të me nijet të pastër dhe veprim të saktë, del me dëshminë e qëndrueshmërisë (istikames), e bëhet një prej të shpëtuarve në dynja e në ahiret.

Andaj, nuk është për çudi të janë cekur për vlerën e këtij adhurimi aq shumë hadithe që tregojnë për efektet dhe shpërblimin e madh, atë që Allahu ka përgatitur për agjëruesit, që nxisin muslimanin që të shpeshtojë këtë adhurim, e të gjejë një lehtësim ndaj vështirësisë që mund ta hasë agjëruesi gjatë zbatimit të këtij adhurimi.

Prej haditheve të tilla është edhe hadithi që na e përcjell sahabiu i nderuar Ebu Said el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,  i cili ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu largon fytyrën e tij prej zjarrit për shtatëdhjetë vjeshta (vite)”. Shënojnë Buhariu dhe Muslimi

POROSIT E HADITHIT

  • Ky hadith është një inkurajim për të shpeshtuar agjërimin, sepse “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut”, një adhurim kushtuar vetëm Atij, që synon Fytyrën e Tij, dhe shpreson shpërblimin që Ai ka përgatitur, e Allahu do e shpërblej për këtë agjërim duke e larguar atë prej zjarrit për shtatëdhjetë vite, Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nënkupton largim prej zjarri, e të shpëtuarit prej tij, vjeshta nënkupton vite, pra shtatëdhjetë vite”.
  • Këtë shpërblim kaq madhështor e meriton ai që agjëron një ditë me sinqeritet, vetëm për hir të Allahut, qoftë ajo ditë një prej ditëve të cilat i dërguari i Allahut ka porositur t’i agjërojmë, në veçanti, siç është; dita e Hënë, e Enjte, dita Ashura, apo është ditë e rëndomtë prej ditëve të vitit, pos që ditët për të cilat i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka porositur, agjërimi në ato ditë është më me vlerë, ato ditë kanë një përparësi mbi ditët tjera.
  • Thëniet e dijetarëve që kanë shpjeguar këtë hadith rreth fjalës së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, “për hir të Allahut”. Prej tyre, Sindi në shpjegimin e tij të Sunen Nesaiut ka thënë: “Fjala “për hir të Allahut”, nënkupton vetëm përmirësimin e nijetit, dhe nënkupton të jetë agjërueshëm në kohë kur është në rrugë të Allahut, pra në luftë”.

Sujuti në librin e tij ka thënë: “Për hir të Allahut, është në kuptimin e përgjithshëm, që i përshtatet çdo secilit që është i sinqertë për Allahun, ndjek një rrugë për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar duke kryer farzet, nafilet dhe llojet e tjera të adhurimeve, nëse përcaktohet si zakonisht ka kuptimin e luftës, që për shkak të përdorimit të shpeshtë vetëm se është përkufizuar ky kuptim për luftë”.

  • Dijetarët kanë përmendur disa arsye përse i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka përmendur vjeshtën në këmbim të vitit, prej tyre është se viti ka vetëm se një vjeshtë, që nëse ka kaluar stina e vjeshtës pra ka kaluar edhe viti, njejtë po të kishte përmendur edhe stinët tjera, do kishte të njejtin kuptim, por vjeshta është më afër përshtatjes sepse është fundi i asaj që stinët tjera ka filluar, ngase lulet dalin në pranverë, frytet rriten e formohen gjatë verës dhe atëkohë ato pjeken, e koha e vjeljes është në stinën e vjeshtës, dhe ky është qëllimi i këtij hadithi.

HADITHI I GJASHTË

UDHËZIME DHE POROSI PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM