Kush e ka farz namazin?

Kush e ka farz namazin?

0 1690

Si është hukmi i namazit dhe kush e ka detyrim atë?

Përgjigje: Namazi është prej shtyllave më të forta të Islamit, bi­le ai ësh­të shtylla e dytë pas dëshmive, është prej punëve më të de­tyruara të gjym­ty­rëve, është shtyllë e Islamit, siç ka thënë Re­su­lull-llahu, sal-lAll-llahu alej­hi ue sel-lem: “Shtylla e tij është na­mazi”[1], d.m.th. e Islamit.

All-llahu, subhanehu ue teala, ia caktoi si detyrim namazin të Dër­gu­arit të Tij në vendin më të lartë ku ka arritur njeriu, në na­tën më të nder­shme për Resulull-llahun, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, dhe pa as­një ndërmjetësues.

Ia ka bërë detyrim faljen e namazit pesëdhjetë herë në ditë, por All-lla­hu, subhanehu ue teala, ia lehtësoi robërve të vet de­risa i bëri pesë na­ma­ze për t’u falur, por sa pesëdhjetë të shpër­bly­era. Kjo aludon në rëndësinë e na­mazit dhe në dashurinë e All-llahut për të. Është ibadet, i cili meriton që nje­riu t’i kushtojë një kohë të gjatë nga koha e tij. Për atë se është de­ty­rim fa­l­ja e tij ka dësh­muar Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmai (njëzëshmëria) i mus­li­manëve:

Në Kur’an, All-llahu, azze ue xhel-le, thotë: “E kur qe­të­so­he­ni, atëherë fa­­leni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi ësh­të detyrim në kohë të cak­tu­ar për besimtarët”. (en-Nisa 103).

E Resulull-llahu, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, kur e dërgoi Mu­adh ibën Xhebelin në Jemen e porositi: “Mësoji ata se All-lla­hu ua ka bë­rë të detyruar pesë namaze gjatë natës dhe ditës”.[2]

Dhe muslimanët kanë qëndrim të njëzëshëm për detyrimin e tij.

Pikërisht për këtë dijetarët kanë thënë: “Nëse njeriu e mohon të de­ty­ruarit e pesë namazeve apo njërën prej tyre, ai është kafir, re­fuzues i Is­lamit, është hallall gjaku dhe pasuria e tij, përveç në­se pendohet tek All-llahu, subhanehu ue teala.

Kjo është kështu nëse nuk është i ri në Islam dhe nuk di gjë rreth li­gje­ve të Islamit, në këtë rast arsyetohet për shkak të paditurisë dhe i sqa­ro­het se nuk lejohet kjo gjë, nëse këmbëngul në qëndrimet e tij atëherë ai është kafir.

Namazi është detyrim për çdo musliman, të rritur dhe të men­çur, ma­shkull qoftë apo femër.

Musliman, e kundërta: kafir, e kafiri nuk e ka detyrim na­ma­zin, d.m.th. nuk e ka detyrim të falet përderisa është kafir e as t’i kom­pensojë na­mazet, nëse e pranon Islamin, ai për këtë (lënie të na­mazeve) do të dë­no­het në Ditën e Kijametit.

Ja, si e ka përshkruar All-llahu, azze ue xhel-le: “Përveç atyre të dja­th­të­ve. Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, për­kitazi me kriminelët (e u thonë): “Çka u solli juve në Sekar?”. Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që f­a­leshin (që bënin na­maz); Nuk kemi qenë që ushqenim të varfërit; Dhe kemi qe­në që përziheshim me të tjerët në punë të kota. Dhe kemi qenë që nuk e be­so­nim ditën e gjykimit”. (el-Muddeththir 39-46).

Pra, fjala e tyre: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin”, alu­don në atë se do të dënohen për lënien e namazit edhe pse janë ka­fira dhe nuk besojnë Di­tën e Kijametit.

I rritur është ai që ka arritur një nga shenjat e pubertetit, e ato janë tri për meshkujt ndërsa katër për femrat:

Një: Mbushja e pesëmbëdhjetë viteve.

Dy: Dalja e spermës te meshkujt me kënaqësi dhe diçka të ngja­shme te femrat, qoftë zgjuar apo në gjumë.

Tre: Rritja e qimeve rreth organit gjenital, këto tri shenja janë për mesh­kujt dhe femrat.

Te femrat ka edhe një shenjë me tepër sesa këto tri, ajo është haj­zi. Pra, hajzi është prej shenjave të pubertetit.

I mençur, e kundërta: i çmendur, ai që nuk ka mend.

Këtu mund të bëjnë pjesë ai plak ose plakë, të cilët i ka kap­lu­ar ple­që­ria deri në atë masë saqë kanë humbur aftësinë për të da­lluar, në këtë rast këta nuk e kanë detyrim namazin, sepse nuk ka­në mend faktikisht. Ndër­sa hajzi dhe nifasi janë prej gjërave që pen­gojnë detyrimin e na­ma­zit.

Kur të ketë hajz ose nifas, atëherë ajo grua nuk e ka detyrim na­mazin, sep­se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thë­në: “…dihet se kur t’i vijë hajzi, ajo nuk falet e as nuk agjëron…”[3].

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Transmeton Imam Ahmedi (5/231); Tirmidhiu (2616); Nesaiu (11394) dhe Ibën Maxhe (3973) dhe Tirmidhiu ka thënë: Hadithi është hasen sahih.

[2] Buhariu (1395) dhe Muslimi në kapitullin e Imanit, kreu: Thirrja në dy dëshmitë dhe li­gjet e Islamit.

[3] Buhariu (304)

GJITHASHTU NË ALBISLAM