KUSH ËSHTË ALLAHU?

KUSH ËSHTË ALLAHU?

0 4673

Emri Allah, në gjuhën arabe ka kuptimin “I Adhuruar” i vetmi që meriton të adhurohet , Ai nuk është Zot vetëm i muslimanëve. Ai është Zot i gjithë krijesave, sepse Ai është Krijuesi.

Çdo lavdërim i përket Allahut (Perëndisë), Zotit të Gjithësisë (alemin).”Fatiha, 2

Çdo gjë përveç Allahut, është prej Alemin.

Nuk mund të arrijmë të njohim Allahun, në mënyrë tjetër përveç se përmes Allahut, dhe atë në dy mënyra;

-Meditimit në argumentet sheriatike, të cilat lexohen në Librin e Tij, apo në gjuhën e të dërguarit të tij, sal-Allahu alejhi ve selem.

-Meditim në krijesat e Allahut, dhe argumentet e Tija në gjithësi.

Fillimisht disa nga argumentet Kuranore, janë:

i cili e ka bërë të mirë çdo gjë që ka krijuar dhe ka filluar krijimin e njeriut prej balte.”Sexhde, 7

Allahu është – s’ka tjetër zot përveç Tij, (i cili) jeton përgjithmonë dhe zotëron (mbi të gjitha krijesat)! Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokend pa lejën e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç asaj që Ai ka dashur t’ua tregojë. Froni  e Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i ruajë ato. Ai është shumë i Lartë, i Madhëruar!.” Bekare, 255

Argumente të Tij janë edhe nata dhe dita, edhe Dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde (mos bini me fytyrë për tokë) as për Diellin as për Hënën, por bëni sexhde për Allahun, i cili i ka krijuar ato, nëse jeni adhurues të Atij.” Fusilet, 37

Me të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që i ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë (periudha të caktuara kohe), e pastaj e mbisundoi gjithësinë. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; e Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhërit të Tij. Vetëm ai krijon dhe sundon. I Lartësuar është Allahu, Zoti i gjithësisë.” Araf, 54

Argumente nga fjalët e të dërguarit;

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në raste vështirësie thoshte: “S’ka tjetër zot, pos Allahut, Madhështori, i Butë, S’ka tjetër zot pos Allahut Zot i Arshit të madh, s’ka tjetër zot pos Allahut Zot i qiejve dhe i tokës dhe Zot i Arshit Fisnik”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Ebu Hurejra, Allaho qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në mëngjes e në mbrëmje, e kur binte të flente thoshte: “O Allahu im! Krijues i qiejve dhe i tokës, i Gjithdijshmi mbi të fshehtën dhe të dukshmen, Zot i çdo gjëje, Sundues i çdo gjëje, dëshmoj se ska tjetër zot pos Teje, Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri i vetës sime dhe sherri i shejtanit dhe shoqëruesve të tij”.

Meditimi në argumentet e Allahut në univers dhe në krijesat e Tija

Allahu thotë: “Ai (Allahu) ua krijoi natën për të pushuar në të, kurse ditën për të parë. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë.” Junus, 67.

Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e di.” Gafir, 57.

Allahu thotë: “Një prej argumenteve të Tij, janë anijet e mëdha si malet, që lundrojnë nëpër det. Nëse Ai don, e qetëson (ndalon) erën – frymën dhe ata mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e tij (detit). Për këtë ka argument për çdokënd që është i durueshëm dhe falenderues.” Shura, 32-33.

Dhe Ai është, që u ka dhënë rrjedhje të lirë dy sipërfaqeve ujore (det e lum i madh). Njëri është i pijshëm, i ëmbël; e tjetri është i njelmët, i idhët. Dhe, ka ngritur pengesa ndërmjet tyre (rryp toke)..” Furkan, 53

E shumë argumenteve tjera, që i zbriti Allahu në fjalët e Tija në Kuran.

Shejh ibn Uthejmin, Allahu  e mëshiroftë ka thënë: “Njohja e Allahut është në dy mënyra:

  • Njohja e ekzistencës, dhe kuptimit, kjo njëherti është e kërkuar nga ne.
  • Njohja e esencës, dhe fizionimisë së Tij, nuk është e kërkuar sepse është e pamundur.

Ajo që kërkohet  është njohja e ekzistencës së Qenies së Tij, njohja e atributeve të Tij, sipas kuptimit, ndërsa njohja e realt e atyre atributeve është gjë që e di vetëm Allahu i Madhëruar.

Pra, obligimi i parë për njerëzimin është njohja e Allahut, në rast kur njeriu është i nevojshëm të shton besimin e tij, edhe meditimi është i detyruar, siç e përmend Allahu në fjalën e Tij: “A nuk e shohin ata perëndorinë e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithë ato që i ka krijuar Allahu dhe se ju ka afruar fundi i tyre (mohuesve). Në çfarë fjale, pos Tij (Kur’anit), do të besojnë?” Araf, 185

Dhe thotë: “Vallë, a nuk kanë menduar ata për Fjalën (Kur’anin), apo tyre u ka ardhur ajo çka nuk u kishte ardhur të parëve të tyre?.” Muminun, 68.

Kushdo që dëshiron të njeh Allahun, duhet të sheh në dobinë që e sjellin këto krijesa,  sipas dy mënyrave:

E para se çdo gjë që ekziston është e krijaur, dhe kjo është e njohur nga vetë bota shtazore apo bimore, siç thotë Allahu: “O njerëz, ja një shembull, e dëgjojeni atë: “Ata, të cilët, përpos Allahut, i adhuroni ju, nuk mund të krijojnë – kurrsesi asnjë mizë, madje – edhe nëse tubohen për këtë (krijimin e mizës).” Haxh, 73.

Ne shohim trupa  të ngurtë, që më pas ngjallen, e dimë pa dilemë se është Një që i jep jetë, një Begatues, është Allahu i Madhëruar, ndërsa qiejt, e dijmë nga ana e lëvizjeve të tyre të pandalshme, se ato janë të urdhëruara që të jenë të kujdesshme, e të na nënshtrohen neve, e çdo gjë që është i nënshtruar, i urdhëruar është i krijaur nga tjetër kush.

Çdo krijesë ka një Krijues, nga këto dy parime na bëhet e qartë, se për një krijesë ekziston një Veprues, Krijues i tij.

Njashtu duhet të njeh thelbin e gjërave që të mediton rreth krijimit të vërtetë për gjitha krijesat, ngase kush nuk e njeh thelbin e gjërave nuk arrin të njeh realitetin e krijimit, në këtë aludon fjala e Allahut: “A nuk e shohin ata perëndorinë e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithë ato që i ka krijuar Allahu dhe se ju ka afruar fundi i tyre (mohuesve). Në çfarë fjale, pos Tij (Kur’anit), do të besojnë.” Araf, 185

Andaj, kush ndalet dhe ndjek urtësinë e krijimit, pra njohjen e shkaqeve për të cilat është krijuar, qëllimit parimor, meditimi mbi  këto argumnte do jetë më i plotë.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 174