Kush është dispozita e namazit me rroba që kanë imazhe të gjallesave?

Kush është dispozita e namazit me rroba që kanë imazhe të gjallesave?

0 1182

Pyetje: Kush është dispozita e namazit me rroba që kanë imazhe të gjallesave, të cilat njëherësh janë edhe logo të kompanive prodhuese, siç është tigri apo krokodili?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon Allahut…

Së pari: Nuk lejohet veshja e rrobave që kanë imazhe të kafshëve apo të njerëzve, për shkak të hadithit që e shënojnë Buhariu (3226) dhe Muslimi (2106) nga Ebu Talha, radijallahu anhu, se Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Melaqet nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka imazh”.

Dijetarin Muhamed ibën Uthejmin e kanë pyetur: A lejohet t’i veshim fëmijëve rroba ku gjenden imazhe të frymorëve?

Ai dha këtë përgjigje: Ulematë thonë: “Ndalohet t’i vishet fëmijës ajo që ndalohet ta veshë i rrituri, ato rroba me imazhe i rrituri e ka haram t’i veshë kështu që veshja e të njëjtave fëmijëve është haram gjithashtu. Muslimanët duhet t’i bojkotojnë ato lloj rroba dhe këpucë me qëllim të këqijtë mos të futen te ne nga këto anë” (Mexhmuul Fetava Shejh Ibën Uthejmin 12/333).

Së dyti: I saktë është namazi i njeriu që falet me rroba me imazhe, por ka gjynah. Dijetarëve të Komisionit të Përhershëm për Fetva në Arabinë Saudite u është bërë kjo pyetje: A lejohet namazi me rroba me imazhe të njeriut apo kafshës. Po ashtu, a lejohet hyrja në toalet me rroba ku është shkruar emri ALLAH.

Ata dhanë këtë përgjigje: Nuk lejohet falja e namazit me rroba me imazhe të frymorëve, qofshin pamje të njerëzve, zogjve, kafshëve etj. prej çfarëdo frymori. Ato muslimani nuk guxon t’i veshë edhe jashtë namazit, porse namazi me rroba të atilla për atë person që e di këtë ndalesë është i saktë. Shkrimi i emrit të Allahut në rroba është haram dhe është e urryer hyrja me atë rrobë në toalet sepse kështu përçmohet emri i Tij i Lartësuar. (Fetava Lexhne Daime 6/179).

Lidhur me këtë pyetje u përgjigj edhe Ibën Uthejmini: “Nëse nuk e ka ditur ndalesën atëherë s’ka gjë problem, e nëse e ka ditur ndalesën namazin e ka në rregull por ka gjynah sipas mendimit më të vërtetë të dijetarëve – Allahu i mëshiroftë – ndërsa ka nga dijetarët që thonë se namazi me ato rroba është i pasaktë, sepse është falur me rroba që janë haram për të”. (Mexhmuul Fetava Shejh Ibën Uthejmin 12/360).

Duke u nisur nga këto mësime të porosisim të heqësh imazhin e tigrit apo krokodilit nga rrobat e tua apo të prishësh imazhet e tyre duke ua hequr kokën apo duke i nxirë me ngjyrë, qepje apo me diçka që e mbulon. Por nëse falesh me ato rroba namazin e ke të saktë, duke pasur gjynah.

Përshtati: Omer B.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM