KUSH ËSHTË MË I MIRI PREJ NJERËZVE?

KUSH ËSHTË MË I MIRI PREJ NJERËZVE?

0 2105

I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë:

“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” Sahih el buhari 5027.

“Më të zgjedhurit prej jush jan ata me mirësjellje më të mirë”. Sahih el buhari 6035.

“Më i miri prej jush është ai që më mirë bën kthimin e borxhit (me mirësjellje dhe në kohë).” Sahih el buhari 2305.

“Më i miri prej jush është ai prej të cilit gjithmonë pritet e mira dhe sigurohet e keqja”. Sahih et tirmidhi 2263.

“Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen e tij”. Sahih ibën hiban 4177.

“Më i miri prej jush është ai që ushqen të tjerët dhe ua kthen selamin”. Sahih el xhamië 3318.

“Më të zgjedhurit prej jush jan ata më të kujdesurit për plotësimin e radhëve (safave) në namaz”. Etergib ve terhib 234/1.

“Më i miri prej njerëzve është ai që jeton gjatë duke vepruar mirë”. Sahih el xhamië 3297.

“Më i miri prej njerëzve është ai që është më i dobishëm për njerëzit”. Sahih el xhamië 3289.

“Shokët më të mirë te Allahu jan ata më të mirët për shokun e tyre, kurse fqinjë më të mirë te Allahu janë ata më të mirët për fqinjin e tij”. Sahih al edeb el mufred 84.

“Më i miri prej njerëzve është ai me zemër të pastër dhe gjuhë që flet të vërtetën”. Thanë: Atë me gjuhë që flet të vërtetën e njohim. Kush është ai me zemër të pastër? Tha: “Ai i pastërti, i dëliri, i devotshëm pa mëkate, pa armiqësi e padrejtësi, pa hakmarrje e zili”. Sahih el xhamië 3291.

Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM