KUSH ËSHTË PRINDI?

KUSH ËSHTË PRINDI?

0 1988

Disa fjali që më bënë të qajë! Një pyetje që iu parashtrua disa studentëve, ku kishte disa përgjigje të bukura e disa të rëndomta. Mirëpo,  më e mira që u përmend nga ligjëruesi është kjo përgjigje:

Babai është ai që kur…

Ti i vesh këpucët e tija, rrëzohesh se këpucët janë të mëdha e këmba jote e vogël.

I vendon syzet e tija dhe ndien madhështinë e tij.

E vesh pallton e tij dhe ti ndien mburrje.

Kërkon prej tij çelësat e veturës dhe ëndërron kinse je në vendin e tij dhe ti je ai që komandon veturën.

Të bie diçka ndërmend dhe e thirr atë në telefon kur ai është në orar pune, dhe ai të përgjigjet, e pranon çdo kërkesë me zemërgjerësi, e ti nuk e di se ndoshta drejtori i tij e qorton, apo shoku i tij e rëndon, apo të ardhurat e juaja janë të pakta. E ti kërkon prej tij me fjalë të qeta: “Babi, më sjell një lëng prej dredhëzave.”

Ai të përgjigjet: “Syri im, bëhu burrë e mos u sjell ke me nënë tënde.”

Vije në shtëpi, i lodhur nga orari i punës, nga nxehtësia e turma e madhe ka harruar kërkesën tënde. E ti i thua atij: “Babë, ku është lëngu.” Ai i lodhur del i gëzuar që të sjell ty atë që ke kërkuar duke harruar lodhjen e tij.”

Ndërsa sot

Nuk  i vesh këpucët e tija për shkak modelit të tij të vjetër.

E nënçmon veshjen, sendet, veturën e tij me të cilën ti krenoheshe para shokëve se ajo nuk të pëlqen dhe fjalët e tija nuk pajtohen me ty.

Lëvizjet e tija të bëjnë të ndiesh neveri e të godet siklet nëse ai takon shokët e tu!

Ti vonohesh, e ai mërzitet për ty, të thërret në telefon e ti ndien se ai është i bezdisshëm, e ti nuk i përgjigjesh edhe pse përsëriten telefonatat e mërzitë e tija.

Kthehesh në shtëpi i vonuar, e ai të qorton që të ndiesh përgjegjësinë, e ai vazhdon në edukimin se ai është përgjegjës, është bari, e secili bari është përgjegjës për kopenë e tij, e ti e ngrit zërin ndaj tij, bëhesh i vrazhdë ia kthen me përgjigje ofenduese, e ai hesht, jo që ka frikë prej teje, por i shokuar prej sjelljes tënde!

Dje kur ishe më i ri të mbante në krahët e tij ndërsa sot ti je shumë më i madh se ai.

Dje ti sa fillove të flasësh, e gaboje në shkronja, ndërsa sot nuk mund të të hesht askush. A ke harruar?!

Sado që të bezdis, ai është PRINDI jot?

Ashtu si ai ishte durimtar me ty kur ishe i vogël, mendjelehtë, e injorant, edhe ti duro kur ai është i sëmurë dhe në pleqëri.

Më pyetën: Cilin njeri e do?

Iu përgjigja: Atë i cili më priti nëntë muaj, më pranoi me gëzim dhe më edukoi në llogari të shëndetit të vet.

Ai do të jetë për mua më i dashur për mua, më falni për të tjerët, se askush nuk i përngjan prindit.

O Allah! Atij të cilit prindi i ka vdekur, fale atë, mëshiroje, bëja vendbanimin e tij në xhenetin e gjerë, ndërsa atij që prindin e ka ende gjallë, zgjatja jetën në adhurim ndaj Teje, largoja brengat, furnizoje nga nuk e pret, lësho mbi të mëshirën Tënde, fale atë dhe fute në xhenetin Tënd.

O Allah! Na furnizo respektin ndaj baballarëve dhe nënave, të gjallë apo të vdekur.

Dr. Abdullah Belkasim

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM