Kush janë mixhallarët e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem?

Kush janë mixhallarët e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem?

0 1550

Kush janë mixhallarët e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem? Kush janë vëllezërit dhe motrat e nënës së tij Emine bijës së Vehb-it?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka përmendur emrat e mixhallarëve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe ka cekur emrat e atyre për të cilët ka mospajtim. Ka thënë: “Prej tyre; Luani i Allahut, zotëriu i dëshmorëve Hamza ibn AbdulMutalib, al Abasi, Ebu Talib emri i të cilit ishte Abdu Menaf, Ebu Leheb emri i të cilit ishte Abduluze. Zubejri, AbdulKabeh, Mukavim, Dirar, Kathem, Mugirah që njihej me nofkën Hixhlun, Gajdak emrin e kishte Musab, apo Nufel. Dikush ka shtuar edhe: El Avam. Prej gjithë këtyre ata që kanë pranuar islamin janë: Hamza dhe el Abas. Ndërsa hallet e tij janë: Safije nëna e Zubejr ibn Avam. Atike, Berrah, Erva, Emimeh, Umu Hakim el Bejda. Prej tyre pranuan islamin: Safije. Ndërsa për Atiken dhe Erveja kanë mospajtime, disa e saktësojnë pranimin e islamit nga Erveja. Më i moshuari nga mixhallarët e tij ishte el Harith, ndërsa më i riu el Abas.

Disa i konsiderojnë el Harith dhe Mukavem si një person, e disa tjerë konsiderojnë të jetë Gajdak dhe Haxhlan një person.” Marrur nga libri ‘Zadul Mead’ (1/101).

Hafidh ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është për tu habitur nga konsesusi mbi ata të cilë arritën islamin prej mixhallarëve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, janë katër, prej tyre dy pranuan islamin dhe dy nuk e pranuan islamin. Emrat këtyre që nuk pranuan islamin bien ndesh me emrat e muslimanëve, ata janë: Ebu Talib që e kishte emrin Abdu Menaf. Dhe Ebu Leheb që e kishte emrin Abduluza. Për dallim prej atyre që pranun fenë islame, që janë: Hamza dhe el Abas. Marrur nga libri ‘Fet’hul Bari’ (7/196).

Dy: Dajallarët e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, vëllezërit e nënës së tij: Hafidh ibn Hibani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëna e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, Emine e bija e Vehb ibn AbdulMenaf ibn Zuhrate ibn Kilab ibn Murrah ibn Kab ibn Luej ibn Galib. Ndërsa ajo nuk kishte vëllezër përveç Abdu Jeguth ibn Vehb. Por familja Zuhra thonë se ata ishin dajallarët e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, sepse Emineja, nëna e tij, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte prej tyre. Marrur nga libri ‘Siretu Nebevije’ (1/44)

Tre: Tezet e tij, sal-Allahu alejhi ve selem. Dijetarë kanë përmendur dy teze prej tyre: Fahitah ez Zuhrijeh e bija e Amrit. Dhe el Feriah e bija e Vehb ez Zuhrijeh.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli