KUSHTET E DEBATEVE

KUSHTET E DEBATEVE

0 1470

Nga shkaqet e rrezikshme që sollën deri te mospajtimi dhe përçarja është edhe përhapja e debateve grindëse që nuk kishin për qëllim sqarimin e së vërtetës dhe komentimin/kuptimin e saktë të fjalëve të Allahut. Qëllimi i tyre ishte përkrahja  e medhhebit që kishin zgjedhur dhe refuzimi i mendimeve të ndryshme.

Gazaliu duke i shpalosur dëmet e këtyre debateve dhe vesin shkatërrues të cilin e shkaktojnë thotë: “Dije se debatet që mbahen për të triumfuar, apo për t’ia mbyllur gojën hasmit duke promovuar superioritetin e vetes në vlerë, oratori dhe ndershmëri apo për të përfituar pasues, është burimi i të gjitha cilësive të urrejtura nga Allahu. Cilësitë e tilla i do armiku i Allahut, Iblisi. Këto debate shkaktojnë edhe vese tjera të paturpësisë  së brendshme siç janë: vetëpëlqimi, zilia, rivaliteti, vetëlavdërimi e që janë në shkallën e imoralitetit, akuzimit pa bazë, vrasjes, vjedhjes… nga veprat e jashtme.”

Debatet e lejuara fetarisht:

El Gazaliu vendos tetë kushte që duhet të plotësohen për të qenë debati i lejuar fetarisht. Ato janë:

– Dijetari që do të merr pjesë në debat duhet t’i plotëson gjitha obligimet individuale që i ka (farzet ajn) (فروض الأعيان).

– Të jetë i bindur se nuk ka ndonjë obligim kolektiv (farz kifaje) (فرض الكفاية) më i rëndësishëm se debati në fjalë.

– Debatuesi duhet të jetë muxhtehid i cili pason të vërtetën e cila i qartësohet. Mukal-lidët që pasojnë një medhheb, që nuk dalin nga suazat e medhhebit dhe përgjigjen me përgjigjet e medhhebit, për të tillët pjesëmarrja e tyre në debate është e padobishme.

– Të debatohet për çështjet reale që kanë ndodhur apo që pritet të ndodhin së shpejti.

– Debati pa publik është më i pëlqyeshëm se debati na prani të publikut.

– Debatuesi duhet të synon të vërtetën dhe të mos e refuzon të vërtetën të cilën e thotë debatuesi kundërshtar.

– Debati nuk duhet të pengon sqarimin e qëndrimit të tij dhe shpjegimin e gabimit eventual.

– Të debaton me njeriun prej të cilit pritet dobi jo me njeriu që është më poshtë se ai në hierarkinë e dijës

Shkurtimisht prej librit “Ihjau Ulumid Din”, El Gazali, vëll.1, fq.45 

Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM